Nocionet e rreme/Imuniteti i tufës nuk ka bazë shkencore
Imuniteti i tufës, apo imuniteti kolektiv nuk ka bazë shkencore. U deshën më shumë se dy vjet situatë pandemike që e ashtuquajtura shkencë të pranojë dhe me gjasë të prapësojë një nocion të qarkulluar po prej saj, e mbi të cilin u ndërtuan politikat sanitare të karantinimit dhe vaksinimit. Profesori izraelit Salman Zarka, i Ziv Medical Center dhe një ndër drejtuesit kryesorë të menaxhimit të pandemisë në këtë vend, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se Izraleli nuk ka një politikë kundër CoVid-19 bazuar mbi këtë koncept.
Nuk e di nëse dikush që është i infektuar me Omicron është i mbrojtur. Ne nuk dimë mjaftueshëm mbi Omicron dhe se cilat do të jenë efektet e tij në të ardhmen
është shprehur ai.
Zarka ka bërë thirrje që njerëzit të mos bazohen mbi idenë e imunitetit të tufës por të marrin masa konkrete kundër SARS-CoV-2 në variantin e tij të ri, Omicron. Në kushtet e tanishme, shpresat janë ato që konfirmohen nga klinika e shpejtë e Omicron çka do të sjellë ulje të të infektuarve po aq shpejt sa rritja.
Nga ana tjetër deklarata në fjalë përgënjeshtron një politikë të tërë publike me CoVid-19 dhe tradhëton të gjithë kredencialin profesional të atyre mjekëve që deri më sot kanë qëndruar në vijën e parë të mbrojtjes së disa politikave që nuk bëjnë më sens. Nocioni i imunitetit të tufës u qarkullua në fillimet e pandemisë si një lloj kriteri përllogaritës për situatën epidemiologjike në kushtet kur duhet të kujtojmëse po në ato muaj u deklarua se 80% e popullsisë e kalojnë sëmundjen pa simptoma, ndërkohë që sëmundshmëria zhvillohet në 20% të popullatës. Një tjetër shifër kjo e përgënjeshtruar ndërkohë që janë po këta mjekë që sot këmbëngulin për politika të reja, vaksinim të detyruar e kështu me radhë pa kërkuar qoftë edhe njëherë të vetme falje.
Duhet të vihet në dukje se në mënyrë informale qarkullon informacioni se për shkak të mjekimit të gabuar kanë ndërruar jetë 35-55% e pacientëve të prekur dhe hospitalizuar, një tjetër aspekt i errët ky jo i pandemisë, por i mjekësisë dhe sistemit shëndetësor publik kudo.
Comments
Mbi-interpretim i skajshem
Nuk dihet se mbi cfare autoriteti nje mjek (sado potencialisht i shquar) nga Israeli apo cdo vend tjeter mund te "pergenjeshtroje" apo "diskreditoje" teori te kolegeve te tij pa asnje te dhene konkrete. Per aq sa pershkruhet ne artikull, ky eshte opinioni i vetem nje njeriu.
Shifrat 20 dhe 80% jane spekulime te hereshme qe rane poshte shume shpejt - por kundershtimi i spekullimeve te pabaza eshte nje gje, avancimi i nje teorie eshte muhabet krejt tjeter.
Imuniteti i grupit ka baze shume te forte shkencore dhe eshte i vjeter sa bota. Pyetja eshte a mund te zhvillohet ndaj Sars-Cov-2 nje imunitet i qendrueshem dhe afatgjate, i ngjashem me ate ndaj fruthit, shytave, rubeoles dhe shume semundjeve te femijerise qe pas nje infeksioni fillestar (apo vaksine) nuk perseriten me kurre - apo do te kete nje imuitet afatshkurter qe nuk krijon imuniet te qendrueshm si ne rastin e gripit.
Miqesisht i sugjeroj ResPublica-s dhe medias ne Shqiperi qe te kujdesen te mos raportojne lajme te cilat nuk i kuptojne mire, qofte edhe ne rastet kur keto lajme merren te gatshme nga gazeta te tjera ne perendim, sepse shume nga ato gazeta nuk kuptojne mire disa gjera. Dhe ne nje komb te vogel dhe me edukim te paket si ky i yni, ka shume rrezik tu japim mendjen ne dore njerezve qe te mos dine me se ne cilen ane te rrotullohen e cilin te besojne.
Mjeku nuk shte i shquar,
Mjeku nuk eshte i shquar, eshte ne drejtim mesa lexuam te menaxhimit te pandemise ne Izrael. Dhe ai na thote se imuniteti kolektiv nuk ka baze shkencore. Por edhe nese kjo qe thote ai nuk eshte e bazuar, zoteria po na thote se Izraeli, vendi qe qendron ne krye te procesit te vaksinimit, nuk e bazon politiken sanitare dhe as ndjek politike te tille mbi premisat e imunitetit te tufes.
Ju thoni se: Shifrat 20 dhe 80% jane spekulime te hershme qe rane poshte shume shpejt - por kundershtimi i spekullimeve te pabaza eshte nje gje, avancimi i nje teorie eshte muhabet krejt tjeter
Ne fakt shifrat ne fjale nuk jane spekullime te hershme, por kartele epidemiologjike zyrtare e autoriteteve mjekesore ne bote. Ne mjekesi pranohet perafrimi dhe propabiliteti, por jo deri ne kufijte e spekullimit. Jane po keto autoritete qe miratuan kuren azitromicine plus klorokine qe eshte po sipas tyre kunderindikative.
Nocionin e asimptomatikeve e qarkulloi mjekesia, ajo po edhe e shmang perdorimin e tij se fundmi.
Ne materialin origjinal nuk ka kurrfare "lajmi qe nuk kuptohet mire", por reference e nje qendrimi publik te nje autoriteti zyrtar. Te cilin nuk e marrim si Psalm, por si informacion qe duhet konsideruar. Ne fund te fundit, pakkush iu qas pandemise me refuzim kategorik. Besimin e vrau vete menyra e menaxhimit te saj dhe komercializimi qe eshte i dukshem.
Saktesim
Shifrat 20-80 per a/spimptomatiket kane qene shifrat e para qe dolen ne muajin e pare te pandemise. Keto shifra ishin spekulim i paster autoresia e te cilit nuk eshte e qarte. Qe prej Prill/Majit te 2020, dy muaj pas fillimit te epidemise ne bote, u tha se bartesit dhe percuesit asimptomatike te vitusit ishin diku tek 50%. Keto shifra jane te sakta deri per variantin Delta, por mund te ndryshojne me daljen e varianteve te reja dhe mbase mund te perditesohen, por per kete duhet minimalisht nje muaj kohe nga masivizimi i nje varianti.
Shprehja "autoritete mjekesore ne bote" mund te kete shume kuptime. Ne nocionin tim, autoritetet ne fushen mjekesore jane ato akademike, kresisht te bazuara ne Harvard, Johns Hopkins etj. Keto autoritete nuk menaxhojne kriza apo pandemi - menaxhimi u takon qeverive. Mjeket autoritare ne bote, perfshi edhe qendrat e siperpermendura, japin rekomandime; rekomandimet e tyre kane qene ekzemplare, aq sa une ftoj redaksine te jape nje shembull gabimi flagrant te tyre te botuar zyrtarisht ne revista mjeksore serioze. Ato pak gabime qe behen ne ato nivele, kapen dhe u korrigjohen brenda nje kohe te shkurter.
Paaftesia e kokave te mjekesise ne bote te cileve nuk mund tu zike bese, eshte thjesht legjenda urbane. Administratat e keqmenaxhuan procesin - une ftoj publikun tu vere veshin autoriteteve mjekesore dhe akademike, jo atyre administrative.
Se fundi, kurat me azythromycin dhe hydroxychloroquine ABSOLUTISHT NUK kane qene te rekomanduara ne asnje moment dhe NUK jane perfshire ne protokollin e trajtimit ne vendet me mjekesi te perparuar (ShBA, Angli, Kanada etj.) Keto medikamente specifikisht ato jane kundershtuar qe ne diten e pare si nga US FDA ashtu edhe nga EU EMA. Didier Raoult, DJ Trump dhe personazhe te tille mediatike u bene reklame kurave te tilla, por komuniteti shkencor masivisht i ka denuar keto praktika si te papergjegjeshme ne shtypin mjekesor (mass media duhet ti referohet ketyre burimeve jo fjaleve te rruges). Publiku, sidomos ai shqiptar, eshte dendur me antibiotike dhe ilace te tjera te panevojshme gjate pandemise - une ketu ndaj preokupimin e redaksise, por ne kete rast sugjeroj qe zemerimi te drejtohet ndaj pergjegjesve te vertete, jo ndaj mjekeve me me emer ne bote.
Dallimi mes te mires e te keqes ne mjekesi eshte relativisht i lehte; mjafton qe njeriu te gjeje pak kohe e te peshoje informacionin dhe cilesine e burimeve paresore te atij informacioni. Per kete arsye une mendoj se mass media mund te luaj nje rol te madh dhe te luftoje kakofonine e opinioneve te marra te cilat po mbytin boten - sidomos publikun shqiptar.
Add new comment