Ngjarja e Vlorës e parë me sytë e gazetave

Postuar në 10 Shtator, 2011 04:55

Të përditshmet e sotme ishin fokusuar më së shumti, gjë që pritej, tek ngjarja e Vlorës. Kjo ngjarje ka thëthitur vëmendjen e medias për më shumë se një arsye. Së pari, ishte një krim i stilit të egër e mafioz; autorët kishin vendosur tritol në makinën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi të projektuar për të qenë viktimë. Së dyti, ngjarja ndodh në mes të Vlorës, një prej qyteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë. Së treti, dhe kjo është më e rëndësishmja, është ekzekutuar një gjyqtar; ende nuk dihen motivet e atentatit, dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të mos jetë vrarë për shkak të togës së zezë që mban veshur, por prapëseprapë ai ka qenë njeri që këtë togë e mbante veshur. Është gjyqtari i parë, që vritet.

Të përditshmet nuk para ishin dhënë pas pozicioneve ideologjike apo partizane në mbulimin e kësaj ngjarjeje. Puna këtë herë ish lënë ekskluzivisht në dorë të reporterëve të kronikës së zezë, të cilët ishin përpjekur të zbulonin pista të ndryshme. Titulli kryesor i MAPO-s, e cila i kish dedikuar katër faqe të plota ngjarjes, ishte: Hetohen tre udhëtimet e fundit të gjyqtarit. Shqip-i kish dalë me një titull më të fortë: Mafia vret gjyqtarin në Vlorë, dhe kryeredaktori i saj Çipa kish shkruar një editorial mbi këtë atentat. Katër faqe kish dhe Panorama, dhe në faqe të parë binte në sy titulli “Vrasja e gjyqtarit, hetim pronave në Gjirin e Lalzit”. Motivi i pronave në Gjirin e Lalzit përmendet dhe në gazeta të tjera, sidomos në Tema, e cila kish titullin “Tritol makinës, egzekutohet gjyqtari në mes të Vlorës”. Ndërsa e përditshmja Shekulli (e fundit, por jo më pak e rëndësishmja) nxirrte në evidencë në faqe të parë natyrën e krimit: Vritet gjyqtari, tritol në makinën e gruas. Në krye të së njëjtës faqe ishin publikuar disa foto “të freskëta”, rrjedhimisht makabre, nga ngjarja.

Kjo ishte ngjarja e parë me sytë e gazetave.

E.G.

Comments

Submitted by InA-N (not verified) on

Zoti shkrues i artikullit, E.G.

Nuk keni permendur gazeten “Koha Jone”. Shikoni me çfare titulli hapet ajo sot , duke i dhene rendesi nje interviste me Jozef Daulin. Kurse ngjarjen e Vlores e trajton ne plan te dyte, duke mos permendur si piste hetimi, pronat qe familja Konomi disponon ne Gjirin e Lalzit. Te jete “harrese nga pakujdesia” kjo valle???!!!

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

..o InA-N,

"Koha Jone " dhe "55" nuk jane gazeta. Ato jane pacavure dhe-nese perdor fjalorin e shpellarit per gazetat-letra higjenike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.