Çfarë di vallë Kryeministri?
Pse njëri bënte zullume pas shpine…unë nuk di gjë për vendimet që janë marrë. Unë nuk merrem me procedurën dhe di që nuk ka pasur kontestime. Di dhe që veprat janë aty. Inceneratorët janë sukses i qeverisë. Në asnjë vend nuk do ndodhte kjo pasi në vendet normale dhe sjelljet normale të çdo demokracie përcaktojnë që përgjegjësia është individuale
Këto janë fjalë të kryeministri Edi Rama në emisionin “Zonë e Lirë”. Mijëra like në video karagjozllëkun e tij, qindra komente e shpërndarje. Gagareli di të argëtojë mirë ndërkohë që ky nuk është më problemi: problemi është nëse këto like, share dhe komente barazohen vërtet me mijëra njerëz që besojnë se Edi Rama nuk dinte gjë se çfarë bënte Lefter Koka. Sikundër nuk besuan se ky njeri nuk dinte gjë për Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon e mbarë ata që i quan “drejtorë që në nxjerrin bojën”.
Po nëse ky njeri që kontrollon çdo gjë nuk di asgjë për këto afera, apo skandale që janë të ndërlidhura me vendimmarrje sektoriale, çfarë di ky? Për çfarë është aty ku është?
Një ndër detyrat e kryeministrit është edhe të informohet e të kuptojë informacionin, pasi përndryshe gjithë ato agjenci për çfarë paguhen. Nëse një kryeministër nuk di atëherë ja probleme serioze me të kuptuarit e detyrës. Të jetë ky rasti?! Ndoshta, por është disi e papranueshme për logjikën ky naivitet pas 20 vjetësh në pushtet.
Ne kemi dëgjuar p.sh po këtë njeri që kur vjen puna te ndërtimi, i njeh proceset në imtësi. Mundet nga pasioni për burokracinë, apo edhe për përgjegjësi timonieri, kemi parë interpretim dosjesh e kështu me radhë.
Befas sot ne kemi avokatinë e fundit: ministri Koka ka bërë zullume pas shpine. Ndoshta, por në qoftë kështu, ne nuk dimë nëse ata që kanë punuar me z. Koka janë sot nën kontroll administrativ nga qeveria.
Pakkush beson në këto që thotë plaku i qeverisë, që është sikundër kundërshtarët e vet formalë, një kufomë politike. Sepse përfaqëson vetëm veten.
Sepse shumëkush beson thjesht dhe pastër se ky vend jo vetëm nuk bëhet dot normal, por kështu ka qenë. Ky është i vetmi besim që herët apo vonë do ta çojë në shkërmoqje pse një shoqëri që nuk beson tek mundësitë e veta morale, e ka të sigurt vetëm fundin. Që mund të vijë në shumë forma. Di kush sot të thotë se çfarë është Shqipëria?
s.zaimi
Comments
Shqiperia eshte dhe ka
Shqiperia eshte dhe ka statusin e nje firme Shpk dhe jo staturen e nje shteti
bravo
bravo
Kete e kemi qe te ruaje
Kete e kemi qe te ruaje parate publike e ti perdore sa me me eficence, e ky karagjoz thote : nuk di gje .... c'me duhet mua me se si vjedhin.
Po nuk eshte cudi jo do vazhdojne te pallojne se si puna e Kokes ka shume po shume shume, sado qe mundohet te thote nje dru i shtrember ishte , ky palla i qeverise palle. Dhe berisha e kishte kete te mire qe i linte te gjithe te vidhni)godiste ata qe deshte nga pak neper te) dhe prandaj mori ate damke te zeze. Dhe ky ne ate linje eshte ....
Mu kujtua politika Kap ca te Kapesh (e ka pas per vehte dhe per PD kete motiv Rama) tek shkova ne nje restorat ketu ne Park Ave. Mannhatan qe quhej CKA KA QELLU. Fikse njesoj eshte si farze. Dhe kete e ka dhe per te vjedhur rama dhe per ata qe dekonspirohen e duhen goditur nga pak, po nga shoket e tyre.
Add new comment