Çfarë mund të bëjë Shqipëria për kërcënimet që vijnë nga lindja? Rama: "Si anëtar të NATO-s, jemi të gatshëm të fitojmë “Luftën e Tretë Botërore”

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 18:06

Shqipëria duhet të rrisë nivelin e gatishmërisë përballë kërcënimeve që vijnë nga lindja. Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë në Tiranë, shefi i Aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg, duke thënë në mënyrë të drejtëpërdrejtë se Shqipëria ka një rol kycc në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Siguria jonë po sfidohet në drejtime të ndryshme dhe NATO po i kundërpërgjigjet duke iu përshtatur një mjedisi të ri sigurie, po rrisim gatishmërinë e forcave tona. Kemi një forcë dyfish më të madhe të reagimit dhe kemi një prani ushtarake të rritur në pjesën lindore të Aleancës. Po kështu po ofrojmë më tepër mbështetje për partnerët tanë në lindje dhe në jug”-theksoi Stoltenberg në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama.

Shefi i NATO-s kërkoi garanci nga kryeministri Rama për pozicionimin e Shqipërisë ndaj sfidave që lidhen me kërcënimet nga terrorizmi apo shfaqjen në ballkan të konflikteve të ngjashme me ato në Ukrainë.

“Ju luani një rol kyç, kështu që për mua si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s është me rëndësi që të takohem këtu me ju dhe të shohim se si mund të vazhdojmë të përballemi, qoftë me sfidat në Afganistan, në Kosovë, në Ukrainë dhe Gjeorgji, por edhe këtu në Ballkanin Perëndimor, si edhe shumë sfida të tjera të cilat i përballojmë së bashku”-deklaroi Stoltenbereg.

Nga ana tjetër kryeministri Rama shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për t’u përballur me këto sfida. “Ne e ndajmë fuqimisht shqetësimin me të gjithë anëtarët e Aleancës për kërcënimin serioz që paraqet terrorizmi i shfaqur sot në trajtën e tij më barbare në formën e një nazizmi të ri tek i ashtuquajturi ISIS. Të gjitha vendet aleate ndihen njëlloj të kërcënuara, ndërkohë që njëlloj zotërojmë vullnet, kemi mundësi dhe kapacitete për të përballuar me sukses këtë betejë dhe për ta fituar këtë që Papa Françesku e quan një “Luftë të Tretë Botërore”. Edhe në takimet me presidentin Nishani dhe ministren Kodheli u trajtuan çështje të sigurisë dhe mbështetja pa rezerva e Shqipërisë ndaj anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

 

 

 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Or po ky qe s'ka qene ndonjehere ne metrot dihet, po paska shkuar per lesh fare me kete delir madheshtie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.