Memorializimi i pavend i një bunkeri dhe mbrojtja e tij si pronë publike
Ende pa u shkëputur nga Diktatura, përfaqësues të regjimit nisën të ndryshonin peizazhin memorial të kryeqytetit duke hequr si fillim statujën e Stalinit dhe më pas statujën e Leninit nga bulevardi. Mund të kenë qarkulluar mjaft pandehma mbi arsyet e këtyre veprimeve të kryera jo në ditën me diell. Mbase ishte një mënyrw e regjimit të shkuar për t'u distancuar nga ideologjia komuniste. Megjithatë monumenti i diktatorit E. Hoxha, si një përligje e komunizmit nacionalist gjatë periudhës së vetëizolimit mbeti në këmbë, deri në manifestimin gati spontan të 20 shkurtit 1991. Fill pas këtij akti, masa, turma, individë të shumtë, sipas rrëfenjës dhe pamjeve të stërdhëna televizive në kohë përvjetorësh, u nis të kapërcente një kufi të pashkelur: hapësirën e 'pronës vetjake socialiste' të udhëheqjes, e përbërë prej vilash të sekuestruara nga 'armiqtë e klasës’, e për ta bërë atë publike përmes zaptimit apo shkatërrimit. Ky veprim u shmang e sipas rrëfenjës, nuk pati gjakderdhje në transformimin e regjimeve.
Ajo hapësirë që sot njihet me emrin Blloku nuk iu rikthye qytetarëve e publikut pas ndryshimit të regjimeve politike, madje mori një trajtë zaptimi të tjetërllojtë po private sërish. Tirana është një kryeqytet që ka mjaft mbishtresa përkujtimore e ariktektonike regjimesh diktatoriale. Të tëra në një hapësirë të ngushtë ku ushtrohet dhe mëtohet pushteti. Në një bulevard. Si qytet i krijuar e ndërtuar në kohë regjimesh autoritare e pa një traditë të mëparshme, kujtesat përplasen e ngatërrohen në ndërtesat e regjimeve. Mungon një hapësirë e shesh qytetarësh.
Që prej mesit të viteve 90-të e deri më tani gjendemi në një shoqëri të polarizuar politikisht ku ndasitë kulturore e identitare theksohen së tepërmi prej dy grupimeve kryesore kundërshtare. Anti-komunizmi i Partisë Demokratike, dykuptimësia ndaj regjimit diktatorial e Partisë Socialiste dhe toleranca ndaj nostalgjisë për Diktaturën fshehur pas Luftës Anti-fashiste.
Sot bunkeri-instalacion-(post)produksion regjimi, nuk u mbrojt nga forcat e rendit megjithëse një pronë publike sikurse na u paraqit! Mbrojta e atij bunkeri nga forcat e rendit për të mos lënë një pronë publike të shkatërrohej do të nxirrte në pah dykuptimësinë dhe theksonte më tepër efektet ndarëse në shoqëri të një memorializimi kulturor të një objekti që paraqitet si të jetë thjesht në mënyre fare neutrale si një pronë publike, si të jetë një park, ministri apo shkollë.
Të kuptosh Diktaturën përmes post-produksionit apo ri-krijimit të ndryshëm të objekteve të ndërtuara nga diktatura është ndoshta e rrokshme për pak mendje, një intelektuali haviarësh a sallonesh. Po mbetet në thelb paradoksale. Bunkeri tek hapësira mes Ministrive dhe Teatrit Kombëtar në formën e tij të plotë është jehonë e dykuptimësisë: jehonë e fuqisë së regjimit të shkuar për nostalgjikët që mund të gjejnë diçka të tyren të rivlerësuar në mënyrë si të paqëllimtë dhe jehonë e simbolit izolacionist e bajat të një diktature.
Ky paradoks mendohet të zgjidhet përmes hapjes së kësaj hapësire për individët e kësaj shoqërie të polarizuar. Nuk është ende koha, sepse ai bunker do të vazhdojë të interpretohet sipas dy kujtesave të ndryshme dhe antagoniste. Në Tiranë, në rend të parë, pas ndryshimit të rendit politik, nuk ka një përkujtesë monumentale ndaj viktimave të regjimit. Një politikë shtetërore apo pushtetore mbi kujtesën ndaj regjimit komunist, pa konsensus social e diskutime publike vetëm i thekson ndasitë në shoqëri. As më shumë as më pak veç luftë civile latente!
Comments
Plotesisht dakord me mendimet
Plotesisht dakord me mendimet t'uaja. Poor, si t'ja bejme falangave te ISIS-it, ("giovanni faschista") te rinjve te PD-se, qe dolen sot medemek nen okelion e "Azem Hajdarit" teveshur me te zeza dhe me flamur te zi. Tamam si ISIS-i ne Siri dhe Irak. Organet kompetente ta shikojne kete problem. C'do PD me simbolet e ISIS-it ? Mos jane pararoja e kesaje organizate per vendin tone ? Tung.
Ja ke fut kot komplet.... Po
Ja ke fut kot komplet.... Po bunkeri tek parku ne krah te djathte te zyrave te kryesise se kuvendit perballe Rogner????
Apo ai eshte ne rregull se u vu nga Saliu....
Add new comment