Ambasada amerikane: Në të ardhmen protestat duhet të mbeten paqësore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një njoftim të saj thotë se dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë.
“Duke shprehur bindjen se e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme, selia diplomatike e Shtetetve të Bashkuara thotë se akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia e flakës dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike”-shkruhet në njoftim.
Ajo i bën thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive.
Comments
E ku marrin vesh me fjale
E ku marrin vesh me fjale diplomatike ata qe drejtojne sot ate qe ka mbetur nga PD-ja e dikurshme e para 25-vjeteve. Keta, Sali Berisha e Lul Basha, e been kete miting, vetem per te ruajtur koken e tyre nga reforma e drejtesise qe sic duket po i tmeron.
Add new comment