Pse bëri festë sot Berisha në Lezhë?

Postuar në 02 Mars, 2012 13:33

Me rastin e 568-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, Berisha sot ishte në Lezhë në një festë të madhe të organizuar nga Bashkia e Lezhës, e cila qeveriset nga një përfaqësues i mazhorancës. Lind pyetja pse Berisha u kujtua këtë vit të festojë përvjetorin e Besëlidhjes në Lezhë? Ai nuk ka qenë atje për përvjetorë jubile si 565-vjetori, 560-vjetori, 555-vjetori, apo 550-vjetroi. Dikush do të thoshte se këtë vit është 100-vjetroi i pavarësisë dhe po kremtohen të gjithë përvjetorët e rëndësishëm të ngjarjeve historike Shqiptare. Por po të ndiqnim këtë logjikë, Berisha duhej të kishte bërë një festë të madhe edhe në 17 janar në Krujë, me rastin e 544-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, të cilit i njihet vetëm data e saktë e vdekjes, por jo e lindjes. Dhe bashkia e Krujës, si ajo e Lezhës, qeveriset nga një përfaqësues i mazhorancës (Në Vlorë, e cila qeveriset nga një përfaqësues i opozitës, Berisha nuk shkoi për 99-vjetorin e pavarsisë.)

Le të bëjmë një hamendje për arsyen e festës së madhe të Berishës sot në Lezhë. Kishte disa javë që Aleanca Kuqezi kishte njoftuar për një tubim të madh në Lezhë me rastin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Në fakt, Aleanca Kuqezi kishtë lajmëruar edhe për një tubim të madh në Krujë në 17 janar, por atëherë përplasja mes Berishës dhe Spahiut nuk kishte arritur nivelet e tanishme. Sot, pas deklarimit në Uashington nga Spahiu se Aleanca Kuqezi do të futet në garën politike dhe perceptimit të krijuar rreth forcës së mundshme të saj elektorale, Berisha nuk don t'i lejojë Spahiut podiumin e patriotit. Dhe prandaj policia nuk do t'ia ketë dhënë lejen Aleancës Kuqezi për të zhvilluar sot tubimin e paralajmëruar. (Disa media transmetuan sot kronika që tregonin se kuqezinjtë, pavarsisht nga mosdhënia e lejes, e zhvilluan tubimin e tyre pas mbarimit të festës së Berishës).

Hamendjen e mësipërme e përforcon edhe fakti se para ca kohësh Berisha, pa pritur pa kujtuar, festoi 92-vjetorin e Kongresit të Lushnjës në 21 janar, ditën që opozita po bënte homazhe para Kryeministrisë, në vitin e parë të vrasjes së katër demonstruesve të pafajshëm në bulevard. Dhe më e bukra është se historikisht (që në kohën e qeverisjes së Mbretit Zog), 28 janari dhe jo 21 janari është kremtuar si dita e mbledhjes së Kongresit të Lushnjes...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Gjithkund neper shtyp shkruhet per "100 vjetorin e Pamvarsie", por nuk thuhet ne asnji vend se prej kuj u fitue Pamvarsia.

Shqiptaret u pamvarsine nga pushtuesi aziatik pese shekullor turk-osman. OK?islame"

E dij se turqelive shqipfoles nuk u vjen mire dhe kete vrejtje timen do te quejne "tendencioze" etj.etj.etj.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Gabim shtypi, korrigjohet keshtu: Shqiptaret u pamvarsine nga pushtuesi aziatik pese shekullor turk-osman. OK?

Submitted by Franc (not verified) on

Bravo Eduart edhe unë këtë e mendova direkt kur e digjova lajmin që edhe Ali Berishoviç çuditërisht u kujtua për këtë ngjarje dhe u ngut të bënte shpejt në plan për këtë ditë. Turp edhe ne shqiptarët që lejojmë që një gjakpirës antishqiptar si Berishoviç guxoj të festoj këtë ditë që ska as një lidhje me fisin e tij dhe që patriotët e Aleancës KuqeZi (shqiptarët të vërtet) nuk lejohet e drejta për ta festuar siç e kanë paralajmëruar.

Submitted by tani97 (not verified) on

po une qe s'e pelqej fare Aleancen Kuq e Zi dhe Kreshnik Spahine, a jam shqiptar? Apo duhet te dorezoj pashaporten? Ma thua dot se ku, qe te kaloj nga e hena.

Submitted by Franc (not verified) on

Mund gjehet shumë lehtë a je shqiptar i vërtet: 1. Do të kesh gjak shqiptar. 2. Do flasësh shqip dhe të ruash kulturën shqiptare dhe ti trashëgosh fëmijëve këto dy gjëra. 3. Do të duash Skëndërbeun. (Nëse e don Skëndërbeun do të duash automatikisht Aleancën KuqeZi sepse: ATËHERE (1405-1468), Skëndërbeu u përpoq ti bashkonte të gjithë shqiptarët dhe zbatoi ligjet e atëhershme (Kanunin). SOT (mars 2011-tani), Aleanca KuqeZi don bashkimin kombëtar dhe përpiqet ta bëjë (gjë që Ali Berishoviç nuk e bënë as nuk e don; krejt ndryshe si Skëndërbeu) dhe AK synon të mbroi ligjin e tanishëm (Kushtetutën), gjë që besoi që Berishoviç nuk e bënë.

Submitted by hapi (not verified) on

Ju tifozat e AKZ-së po bëheni përherë e më shumë futja-vrapit. E vërteta është se po i ngjani përherë e më shumë një grupi huliganësh të eksituar që kanë pi shumë birrë. Si gjithë huliganët e botës para birrës i fusni dhe nji fjalim patriotik me heroin që uzurponi (Skënderbe) e me lider-maximo tuajin (Spahi).

Po ato që janë gjys suedez a gjys gjermanë a i quani prapë se prapë shqiptarë?

Kur e krahasoni veten me Gjergj Kastriotin nuk keni gojë të flisni sepse Gjergj Kastrioti luftoi Osmanllinjtë të cilët nuk ju kemi dëgjuar ndonjëherë ti shani, përkundrazi në gazetën tuaj keni artikuj ku tregoni trimëritë e Erdoganit dhe Davutoglu (gazetat nr 18 e 21). Meqë ra fjala, a e dini se aktori i filmit Skënderbeu, të cilin e vendosni në gazetën tuaj ka qenë rus?

Le pastaj kur thua se po të duash Gjergj Kastriotin e do edhe AKZ-në, na bëni të mbajmë barkun me dorë. Me këtë logjikë po të duash nënë Terezën, i bie të duash patjetër Nard Ndokën, jo se të dy katolikë ishin...

Nejse, vazhdoni, dhe juve ju kishim mangut.

PS: Nji pyetje kam seriozisht, meqë jeni kaq të dhënë pas historisë, si e shikoni periudhën e luftës së dytë botërore në Shqipëri? Jeni me ballin, me komunistat apo me legistat?

Submitted by Gusmari (not verified) on

O hapi, po na bone me qesh mer burre! " ... duam nene Terezen i bie qe te duam edhe Nard Ndoken..."  Ha ha ha!

Seriozisht: Ketu eshte ngulitur thelle mendesia " O me mua o kundra meje". Bardh e zi shohin keta njerez?!!!

Submitted by fatmiri (not verified) on

Edhe une jam pak i dhene pas historise, por pyetjes tende do ti pergjigjesha keshtu: Lufta e dyte boterore ishte lufte me arme per jete a vdekje, nazi-fashistet per te pushtuare popujt per te mbrojtur lirine  e tyre. Pra nuk ishte ndeshje futbolli qe te ishe me nje skuader. Une jam me ata qe luftuan nazi-fashizmin dhe fituan mbi te bashke me aleancen boterore. Pyetja jote, zoteri, eshte tendecioze dhe si e tille tregon o nivelin tend, ose urrejtjen tende per ata qe bene dhe fituan luften. Portofoliyt, por i shqyer.

Submitted by hapi (not verified) on

@Gusmari:

Nuk është punë "o me mua, o kundër meje", se unë tek-pullë jam e nuk kam parti.

Vetëm desha të nxirrja në pah disa arsyetime gjysmake mbi dashurinë ndaj Gjergj Kastriotit nga komentuesi simpatizant i AKZ-së dhe miopinë e disa tezave që hedh një lëvizje që ngado ta kapësh është populiste. Kam disa vjet nëpër Europë dhe populistë kam parë, bile edhe nga ata kokërruarit që të fusin thikën, dhe çuditërisht fjalimet dhe inskenimet e Le Pen në Francë p.sh. më ngjajnë shumë me ato të K. Spahiut. Dhe kjo nuk më sjell  ndërmend kujtime të bukura.

Cdo njeri është i lirë të ketë mendimin e vet, unë thashë timin.

@Fatmiri:

Submitted by BenLuma (not verified) on

3. Do të duash Skëndërbeun. (Nëse e don Skëndërbeun do të duash automatikisht Aleancën KuqeZi), Kush jeni ju more qe barazoni Skenderbeun me Aleancen Kuq e lesh, ca kujtoni se han populli bar si ne kohe te dulles? Kreshnik Spahiu luan me ngjyarat e flamurit por asnje nga fisi tij ska gjuajtur nje plumb as kundra Gjermanit as kundra Serbit. Kosoven e cliruan djemt e vet dhe do e bashkojne me shqiperine djemte e vet, jo SE DON SPAHI LESHI

Submitted by tani97 (not verified) on

Si vertetohet kjo puna e gjakut shqiptar? Njeh ndonje laborator ku behet testi? Po gjak pellazgopiteku di gje ku testohet? Po dashuria per Skenderbeun si testohet? Se un sec e ndjej qe nuk me pelqen shume, per shembull kur e krahasoj me Charles Martel, se si me del pak me i vockel, ku e di une, faji im medoemos se s'jam shume i mire. Ki parasysh qe edhe Vlad Țepeș ia kalon ne rradhen e bemave. Per te mos folur per "Basil vrasesi i bullgareve" apo per te tjere prince te Bizantit. Por kuptohet qe ne, ne ate boten tone te vogel, kemi nevoje per nje perendi. Dhe meqenese akoma s'e kemi gjetur Zeusin e pellazgeve, kemi krijuar Skenderbeun. Dhe me ne fund, pasi kaluam 20 vjet me perendite e vjedhjes Sali, Fatos, Ilir dhe Edvin, tani kemi perendine e kombit, te vetmin, te bukurin, floket me bigudina dhe me xhel, shkelqesine e tij Kreshnik Le Spahi.

Edhe dicka per historine e emrit Spahi: ki parasysh qe ne kohen e turqve beheshe spahi me nje te pesten e lekeve qe behezhe Zaim.

Ciao!

Bekuar qofshin injorantet me Celentanon ne krye!

Submitted by Johnny (not verified) on

1. Nuk kam gjak 100 % Shqiptar po ste lejoj ne asnje moment te thuash qe se dua kete vend apo qe sluftoj per kete vend, aq me teper se perralliste si puna jote

2.Kur flasim per trashegimi kulturore shqiptare mos harro qe ky Skenderbeu ka nje emer ne shqip

3.As kam per ta dashur Skenderbeun sepse duhet (sepse e thua ti): ATËHERE (1405-1468) ai kerkonte kurore nga papati (qe nuk ja dha) dhe mbrojetesi i krishterimit sic e etiketoni ju nuk mori dy lek atere nga e njejta strukture. Skenderbeu me 200 Spartanet, ops eshte perralle tjeter kjo, me 300 kaloresit pas 25 vjetesh luftimesh dhane edhe nje shenje tjeter shume te lezetshme te trashegimise se tyre gjithshka donin tja linin te birit Gjonit. Kurore + trashegimi = (per mua) do te thote mbreteri dhe mbreti gjeja e pare qe do te beje te fitoj dhe te mbroje toka.

4. Nese ju te AKZ jeni kaq te ndjeshem ndaj ceshtjes kombetare behuni pak te zgjuar, qe sot te ndryshojne kufijte eshte shume e veshtire . . . sepse si pasoje Greqia nuk do cohej dot per 500 vjet me ne kembe, per eshte nje bashkim shume i mundshem ai EKONOMIK. Qe do te thote ti ofrosh vendeve fqinje si Kosova mallra shqiptar per konsum duke ulur importin e atyre sllav. Po qe si shqiperi bashke me rruge kombi ti atyre nuk i ofron me shume do me shume se 5% te nevoja te tyre? Sepse dhe vet je krejtesisht i varur nga firma greke dhe sllave importi*. Atere mos kerko qe te fajesosh te tjeret per gjerat po thuaj se cfare mund te besh ti per ndryshuar gjerat kur i ke gjetur ne kete forme.

*Mos dil me tezen qe e ka bere Berisha tregun kshu se po te mos ishte per firmat greke dhe sllave do ishim pabuk tani

*Por me thuaj pak se si do vesh ne pune ato fshatare qe kerkojne ta japin token me qera e jo ta punojne . . . pasi demagogjia dhe parazitzmi paskan pushtuar ca si shume veta ketu

Fundjave te kendshme

Submitted by hapi (not verified) on

Unë do ta mbaj timen për inat të Spahiut, vetëm që të tregoj se Shqipëria ka edhe nga ata që e duan Shqipërinë e që nuk e pëlqejnë AKZ-në.

Submitted by fatmiri (not verified) on

Ta jap une pergjigjen se ku te shkosh ti qe te henen: rri atje ku je te Sali Berisha, pa neser dridhe , futu ne ndonje vrime tjeter.

Submitted by tani97 (not verified) on

o fatmir, o zot sa te trashe qe jeni! dhe keni kurajo dhe i ankoheni Sales per nepotizem apo diktature! Meqenese une nuk pelqej Kreshnikun duhet te jem me zor i Saliut? Jeni realisht kaq te trashe apo beni vete? Ne fakt kur ju sheh ne TV dallohet qe jane te gjithe te humburit e shoqerise, sidomos tek te rijnte. Ata qe s'kane nje dite, qe s'e kane vrare trurin nje dite per demokracine, dhe kryesorja fare, pa pike kulture mbi shoqerine moderne. Sepse nuk ka se si te shpjegohet ndryshe dashuria e juaj per Kreshnikun. I cili papritmas nje dite zbuloi Skenderbeun kur u pa ne paqsyre. Dhe qe ate dite na ka care trapin. Dhe s'ka as bythe te beje nje program partie dhe te percaktoje platformen e vet. A e ke pyetur ndonjehere veten ku i gjen fondet ai per te organizuar gjithe ato takime e gjithe ate fushate qe po ben? Kush e financon; qartasi jo rroga e tij. Dhe as nuk kemi degjuar qe ka nisur te mbledhe fonde. Apo ju jeni paladinet e drejtesise dhe mbi ju s'duhet te kemi dyshime.

Sa i perket Saliut, une s'kam asnje lidhje me te. Ndersa shefi juaj ka qe cke me te, sidomos ai e vuri ne postin e KLD-se para disa viteve. Ai e la te vidhte mbi gjykatat si te donte. Apo gjykatesit e 8 majit dhe 21 janarit s'i kishte aspak ne dore Kreshniku? Me thuaj pak per cilat ceshtje te drejtesise ka ngritur zerin ndonjehere Kreshniku?

Ciao!

@hapi

duhen nerva djale, kujtohu kur te bezdiste Le Pen, dhe mendo qe ka edhe me keq. Te pakten Marine kur flet eshte edhe kinge :)

Submitted by Franc (not verified) on

Ti qënke më i trashi dhe më injoranti këtu në panel. Ti flet për gjërat ku nuk i vë aspak vesh dhe nuk e bëre ti vetë një mendim tënd, por paragjykon në bazë të një mendimi të një person tjetër. Do të përgjigjem unë ty pikë pas pike. 1. Programi i AK-së do paraqitet në maj (a ke dit ti, si i zoti që je, këtë gjë?? budall) 2. Fondet mblidhen mes 105 mijë anëtarëve vullnetarë. 3. Sipas kushtetutës neni 147 pika 3 thotë: "Zëvendëskryetari organizon veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe kryeson mbledhjet e tij në mungesë të Presidentit të Republikës." çfarë lidhje ka kjo me vjedhjen e gjykatave???

Je pesimist me karakter muti, pashpresë dhe duke kërkuar gjithëmon të keqen. Xhaxhi enver tek ty të ka larë shumë mirë trurin dhe ja doli me programin i tij diabolik.

Submitted by tani97 (not verified) on

Na jep faturat e 105000 vullnetareve, se bashku me levizjet bankare. Apo s'i keni? Atehere shpejt sajohini sa keni kohe! Programi nuk do 6 muaj per t'u bere. Dhe nje program ne linja te pergjithshme mund ta kishte bere. Ka nje vit qe flet per kombin, mund te kishte bere edhe programin. Nderkohe, edhe sikur te besojme se ai s'ka gisht ne korrupsionin e sistemit gjyqesor, a mund te me thuash pse s'doli njehere te flase kundra gjykatesve te korruptuar? Te jepte nje mendim te tijin si person i trajnuar per ceshtje gjyqesore mbi vendimet e Tom Ndreces, Sashenkes, mbi vendimet e gjykatave gjate janar-shkurtit 2012, ne lidhje me 21 janarin dhe Ilir Meten? Apo e ka te veshtire, se po mundohet te gjej rrenjet e tija qe te dale kusheri me Skenderbeun. Shko pyete se si e ka mbiemrin familja e tij, se e di mire ai, dhe pastaj flasim. Dhe aman, thuaji te qethet normal, se na kujton maloket e 1994 kur zbriten ne Tirane, ata qe ne i quanim bishtpellumb apo skorpionsa, sidomos ato bigudinat dhe xhelin.

Sa per pesimizmin, ti duhet te me shperblesh per kohen e humbur me ty, tipat si ti te humbin optimizmin!

Ciao!

Submitted by mallakastriot (not verified) on

kush tha qe festoi berishaqis, thjesht nuk donte te ishte TOPI, donte te dukej qe eshte shqiptar kur dihet qe eshte greko-serb, e mbi te gjitha shpellar, donte te sfumonte AK, por  do shohimse cdo beje ne VLORE kete vit. atje o shoku nuk eshte lesh e per me teper eshte qyteti i panvaresise nga osmanet, kjo nuk duhet harruar pasi perandoria osmano-greko-serbe na kane cuar ketu ku jemi sot. kam nje deshire shume te madhe qe te marr pjese ne festimet qe do te kryhen ne Vloren e EPIRIT sivjet, pa berishokaqis dhe berishovicin.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Spahiu eshte NOBODY !

Do perfundoi si Genc Pordha.

Submitted by Anonim (not verified) on

Genc PORDHEN nuke mbeshteste Amerika, ndersa Spahiun duket e kane marre nen sqetull, njerzit kerkojne nje fryme te re, dhe Berishovci eshte bere i padurueshem.

Submitted by tani97 (not verified) on

e ke plotesisht gabim, gencin e mbeshteste qe cke me te amerika, dhe ne emer te kesaj mbeshtetjeje krijoi partine e tij. dhe kush kujton ate muhabet, dhe sheh sot Spahine qe e presin ne usa, nuk i ngelet asnje shije e mire. me spiuna te amerikaneve jemi mesuar boll.

Submitted by Arben (not verified) on

E duart e di qe je i majte sepse te kam ndjekur ne rast votimesh ku ke qendruar me ore te tera duke komentuar pro Edi rames.Nuk te paragjykoje per kete,sepse eshte e drejta jote e zgjedhjes se nje alternative.Realisht mendoje se saliu duhet te qerohet nje sahat e me pare nga pushteti dhe duhet te gjykohet per gjithe te zezat e korrupsionin e tij familjar e qeveritar.Na u be si burri i nenes.Jam demokrat,kam qene anetar i PD gjer ne  Mars 2008 kur shpertheu Gerdeci,por qe nga ai moment jo me.Nje force tjeter duhet te vije ne pushtet,ndoshta edhe partia e Edvinit,sepse me mire se bashibozuku alla zogist sali berisha do te jete,por nje gje te them,se Edvini eshte me kapadai e inatcor e diktator se sali palla.Ne kete 100 nbzvjetor te krijimit te shtetit te pare shqipetar,vendit i duhet nje force e re politike me karakter kombetar.Aleanca kuq e zi shpresoje t'i permbyse njehere e pergjithmone dy partite e medha neokomuniste.Ne kemi nevoje te bashkohemi dhe kete mundesi na i jep levizja Vetvendosje ne Kosove dhe Aleanca Kuq e Zi ne token ame.Shqipetaret po te jene te zgjuar mund te bejne ndryshimin,duke i lene ne minorance dy partite e vjetra mbushur me mbeturina diktatoresh.Ndersa persa i perket saliut partia e K Spahiut ate do ta sfumoje e lere ne minorance gjersa te veje ne te semes.ndersa Vlora ja beri gropen me 1997,perseri ne vlonjatet do t'i bejme gropen me 2013.Nuk i dihet del ndonje Avni Rustem i ri per zogollianin e Tropojes.

Submitted by tani97 (not verified) on

e paske harruar 97-en, kur vlonjatet u shquan se cuan motrat per kurva ne Itali, dhe vrane njeri-tjetrin deri nga 2002?

Submitted by Gusmari (not verified) on

tani97 - Me vjen keq, por nuk e ditke mire se si ka shkuar prostitucioni ne Shqiperi. Ka njohur shume nga keta davaxhinjte, qe ne 93'-94'. Nuk dua te shkoj me ne brendesi te kesaj plage te shoqerise shqiptare, por te siguroj qe jane rrethe te tjera ato qe jane ne krye te listes! ne vitet 1998-1999', u be mode blerja e rumuneve, moldaveve, etj... 3-4-5 mije dojcmark, ne kufi me Malin e Zi. Me pas, perdoreshin ne tranzit ne Shqiperi e kalonin ne Europe, kryesisht nepermjet Vlores, Durresit.

Submitted by tani97 (not verified) on

po e ndryshojme pak sa per te bere qejfin:  vlonjatet nuk cuan per kurva vetem motrat e tyre por cuan edhe motrat moldave dhe rumune. Prape shkerdhata ngelen. Apo eshte zanat i respektueshem tregtari i kurvave dhe i droges?

Submitted by Stavri K. (not verified) on

Ishte shume e bukur ajo : "..po deshe Nënë Terezen duhet te duash dhe Nard Noken ???..", me keq: Nikolle Lehsin; me keq akoma : Zef Bushatin.

As Gjergj Kastrioti e as FLAMURI KUQ E ZI, nuk jane recka qe ti zaptoj kush e te na kerkoj per kete ti bindemi. Mjafte me keto marrezira.

Kreshniqi e kushdo tjeter te na thote çfare do bej, si do e bej, me çfare mjetesh do e bej  kur e mbaron. Per Saliun  e Edvinin i njohim. Pastaj kush sheh shpetimin se i duket si" pëllumb i shkruar" le   ti          japi voten

Submitted by ilir (not verified) on

Eshte per te ardhur keq qe shume shqiptare e ndjekin Berishen akoma me besnikeri (prej zullumqari ) , e nuk arrijne te kuptojne se te jesh patriot shqiptar e te vjedhesh votat e popullit (shqiptar) , jane dy gjera te ndryshme  . Pse bejme gjoja nuk shohim e nuk degjojme , se cfar ka bere e po ben Berisha . Pse bejme gjoja nuk kuptojme se ketij nuk i intereson asgje tjeter vec te rrjepe sa me shume dhe per kete eshte gati (dhe e ka bere ), te na shese tek cilido qe eshte i interesuar . Eshte po ky qe na detyron qe te zgjedhim ndermjet me te keqiave dhe jo me te mirave . Eshte po ky qe na ben qe plehra te tjera te na duken si te shenjte . Askush nuk mund te binde ndokend qe Berisha nuk eshte cinik me popullin e tij , qe nuk vjedh votat ne menyre sistematike (me ndihmen e shume "patrioteve" te tjere) . Me vjen keq per nivelin ku ky bukeshkalur e ka futur Shqiperine dhe ku patrioteve te vertete ju duket vetja si desidente .

Submitted by Anonim (not verified) on

Keq punet cuna ! Duhet nda shapi nga sheqeri sa me shpejt.

Submitted by Nato (not verified) on

Ti tani97 ,qenke verteté nje antishqipetare dhe perqares.Nje here perdore termin perqares" malok" pastaj the qe vlonjatet quan motrat e tyre kurva dhe vrane njeri tjetrin.Po pse more i mjere te gjithe vlonjatet si zani çaushi jane?Po pse more i mjere Is Boletini,Ndre Mjeda,Gjergj  Fishta,Migjeni e shume e shume te tjere "maloke"ishin o perqares i ndyre.Njeres si ti i kane folete e tyre ne PD,PS LSI,PSD,PPDNJ.NJe gje te them ,perqaresve si ti po u vjen fundi.Do te merrni ate qe meritoni.TUNG.

Submitted by tani97 (not verified) on

nuk e kam fare problem te them fjalen malok. nuk vuaj nga komplekse te tilla. Ka maloke te mire e te keqijn. Per momentin kemi pare pothuajse vetem te keqijn. Te keqijn ne politike, te keqijn kur zbriten nga malet dhe zaptuan tokat rreth e perqark tiranes, dhe akoma me te keqijn kur per kete arsye vazhdojne te votojne Saliun, sepse me ligjin e legalizimit i mbron nga heqja e tokes qe vodhen. Ndoshta ishte dicka e paevitueshem per ata, duke pasur parasysh situaten e veshtire te verilindjes se Shqiperise, por kjo s'do te thote qe une te mos i kritikoj.

per vlonjatet thashe qe cuan motrat e tyre (dmth. motrat e njeri-tjetrit) per kurva ne itali dhe jo quan motrat kurva si thua ti. ne rastin me te mire kane cuar motrat e ndonje shqiptari jo te vlores. dhe ngelen ne terr ( e njeh kete fjale ore malok, do te thote erresire) per vite te tera rrjesht, dhe vetem per fajin e tyre. Dhe po t'i shkosh historise thelle, arsyeja e vertete qe ata u ngriten nuk ishin fajdet, por ndalimi i skafeve nga ana e Sokol Mulosmanit rreth 1995-1996, i cili ishte i derguari i Sales ne krye te policise se Vlores. Kjo u prishi biznesin dhe i duhej nje sepeb. Dhe per sebep u perdoren fajdet. E miksuan me politikanet e majte dhe e shnderruan ne bicim revolte popullore. ti na i nxjerr ata per trima. Por ata kaluan tere shkurtin 97 duke thene qe me date 20 do te zbresim ne Tirane. Ne fakt historia tregoi qe ata ngelen atje ku ishin dhe madje vetem atje. Dhe perkundrazi e tere shqiperia pervecse vlores u be e sales. dhe Sala per te lare borxhin i futi edhe tere bizneset me te demshme per ekologjine ne vlore. goxha bukur si fund i historise.

une folene time e kam tek pd-ja e dates 12 dhjetor 1990 (themelimi i PD-se nga ana e qytetareve te tiranes), tek ajo e dates 5 janar 1991 (numri i pare i RD-se), tek ajo e 22 marsit 1992, dhe tek ajo e 24 majit 1996, por jo me tutje. nuk eshte ndonje turp qe te thuash se ndjehesh i djathte dhe sic te thashe me lart e them pa komplekse. por po te lexosh komentet e mia ne kete faqe do te shohesh qe nuk jam me pd-ne e sotme, dhe as me ate te pas 1997 kur sala maloku e zaptoi. por asnjehere ne bote s'do te jem me aleancen kuq e zi, qe eshte thjesht foleja e tere debilave te sotem, mundesisht tek te rijnte te papune, qe mendojne se te duash skenderbeun shton vleren e llogarise bankare. niveli i injorances qe paraqet shefi i juaj eshte marramendes, dhe une e them me gojen plot qe e perbuz dhe ai me neverit.

@hapi:  do te shtosh ndonje pjese nga ana majtas ti :) ?

ciao!

Submitted by hapi (not verified) on

Të them të drejtën e prisja që do të lindte një lëvizje tifozo-nacionaliste e ekstremit të djathtë (edhe pse thonë se janë të qendrës!!) sepse ishte pak a shumë e vetmja hapësirë e ngelur bosh në spektrin politik shqiptar. Kreshniku e kuptoi se kishte ngelur një treg  i pakapur dhe u fut. Ndoshta edhe suksesi i VV në Kosovë e ka rehatuar në zgjedhjen e vet. Por ka një dallim të madh mes VV-së që është një lëvizje antikolonialiste, filozofike dhe përgjithësisht e majtë e që nuk ka ndonjë ngut  të vijë në pushtet dhe AKZ-së. AKZ në deklaratat (sepse vetëm deklarata kemi parë deri më sot e jo program) e veta është nacionaliste, nuk ka ndonjë filozofi të madhe dhe që mezi pret të bëjë koalicione e të vijë në pushtet.

Me papunësinë e madhe të të rinjve ishte e pashmangshme lindja e një lëvizjeje nacionaliste që do ti dehë ata dhe tu japë një zgjidhje të kollajtë që nuk don mendime të gjata. Kshu ka ndodhur më para në vende të tjera dhe nuk ishte surprizë. Cfarë duket surprizë është të shohësh sa shumë të rinj marrin pjesë në aktivitetet e AKZ-së.

Dhe këtu sidomos, faj kemi të gjithë ne që e quajmë veten të majtë e që nuk kemi bërë sa duhet për të treguar se ka edhe alternativa të tjera. Edhe e djathta e ka fajin e vet, por i lë të djathtët të shikojnë vetë ndërgjegjen e tyre. Alternativa që nuk janë vetëm ëndrra revolucionesh nga kolltuku (apo nga editoriale) e luftëra partizanësh, por alternativa të prekshme të jetës së përditshme. Alternativa për ujin e pijshëm, për dritat që i paguajmë sa frëngu pulën. Alternativa solidariteti, ku 1+1 bëjnë më shumë se dy. Alternativa bashkëpunimi ku njerëzit kanë besim te njëri tjetri. Alternativa ku nuk ka një lider-maximo që u mbyll gojën të gjithëve. Jo alternativa trendi me muzikë e me koncerte të mbushura me lek nga Soros.

Unë për vete kam një problem të pazgjidhshëm me çdo parti nacionaliste sepse fëmija im është me dy pasaporta (nji nga ato të Europës së veriut fare). Kjo e mbyll çdo debat mbi nacionalizmën, unë e kam zgjedhur rrugën time. Dhe kjo më përjashton familjarisht nga aktiviteti "Fol vetëm shqip" sepse në familjen time flasim edhe gjuhë të tjera përveç Shqipes. Por kjo nuk do të thotë që unë do tua lë atdheun tim, Shqipërinë, në dorë tifozave që më thonë se e vetmja rrugë është Spahiu. Unë nuk pranoj që Gjergj Kastriotin, dhe flamurin ti privatizojnë tifozat e Kreshnikut.

Spahiu ndoshta ka arritur të mbledhë rreth vetes disa të rinj që kanë humbur besimin te politika "e vjetër" (PS-PD). Dhe nuk u vë faj atyre pse kapen pas një dege që u zgjatet kur po i merr rryma e tranzicionit. Nga humbja e shpresës, ata kapen edhe pse nuk e dinë se dega që sapo kanë kapur është e kalbur në rrëzë. Nacionalizmi është arsyeja pse ndodhën 2 luftërat e fundit botërore dhe luftërat e jugosllavisë. Nacionalizmi është arsyeja pse Shqiptarët janë përndjekur në Kosovë e pse përndiqen në Maqedoni. Ajo është arsyeja pse deputetët e së djathtës dhe ekstremistët grekë strehojnë një person i cili dhunoi varre. Në rastin e nacionalizmit, dy të kundërta nuk bëjnë një plus, bëjnë një shkatërrim. Nacionalizmi, në çdo rast përfundon në urrejtje e në konflikte. Nuk ka ndodhur kurrë që nacionalizmi të sjellë paqe, vetëm luftë.

Për ironi të fatit të gjithë nacionalistët janë dakort me nacionalistët në llogoren përballë.

Deri më sot kam qenë krenar pse Shqiptarët nuk kishin një lëvizje të tillë nacionaliste.(VV është antikolonialiste.) Se shumica e shqiptarëve ishin europianë e humanistë në shpirt edhe pse historia e tyre ka qenë e vuajtur dhe injoranca e trashëguar nga historia. Isha krenar, sepse përkundër Serbëve e Grekëve e Maqedonasve  që urrenin Shqiptarët (ka ndoshta dhe nga ata që i duan), ishin të trashë e injorantë, të lënë pas nga historia. Luftërat e jugosllavisë (nga Kroacia, në Kosovë) e kriza e sotme ekonomike e treguan më së miri se cilët ishin popujt e mbetur në vitet 1930. Me Kreshnikun e humba atë krenari.

PS: Një nga alternativat që përmenda më sipër është edhe Respublica që e ngren nivelin e diskutimit në përgjithësi, edhe pse ka mundësi për më mirë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.