Bari që ofron Amerika
Në Tiranë pritet të mbërrijë i Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, i cili sipas njoftimit të përcjellë nga ambasada amerikane në Tiranë, do të vijë për të:
thelluar miqësinë tonë të ngushtë…dhe për të diskutuar mbi vendosmërinë e SHBA për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor
Tani që të besosh ende në kësi togfjalëshash që nxirren nga ambasada amerikane e cila ka për zëdhënësa faktikë në media, njerëz nga më të diskredituarit, kërkon një nivel gati klinik budallallëku.
Mediat pranë ambasadës e kanë interpretuar vizitën e Gabriel Escobar si prezencë amerikane kundër Kuvendit të Sali Berishës, i cili është në vetvete një proces i hapur. Më i hapur madje sesa duhet, sepse iasksush nuk mund të gënjehet më nga Berisha, as Berisha nuk gënjen dot më. Në këtë kontekst Foltoret janë një stërvitje demokratike që edhe me elementin e korruptuar brenda janë të tilla, pasi në fund të fundit demokracia është zgjedhje e lirë.
Kjo që po ndodh para syve tanë është prologu i një autokracie të liçencuar nga SHBA, pasi kontrolli i kësaj natyre mbi proceset e brendshme që vijnë konform parimeve të funkisionimit të një sistemi, në thelb dhe aparencë është antidemokratik. Z. Escobar po vjen këtu për të mbrojtur një investim amerikan momental me emrin Lulzim Basha, në dëm të demokracisë. Dhe demokratizimit të cilin për ironi na mbroka urdhëri ekzekutiv i Presidentit Joe Biden.
Për këtë arsye, të jesh sot në anën e Yuri Kim, SHBA dhe kërkesave të tyre është të jesh duke ngrënë bar në epokën e informacionit. Është gabim themelor për të ardhmen tonë të mbyllësh sytë para kësaj që po ndodh, pasi Sali Berisha mund të jetë subjekt i ndjekjes penale edhe nëse është në detyrë. Për çudi – në fakt jo edhe aq – po kërkohet e kundërta: po ndalohet e drejta për t’u zgjedhur përmes një zgjedhe predikimi moral me një kartë të ezauruar prej kohësh tashmë. Dhe në aleancë me entitetin më të qelbur dhe kriminal të Lindjes Komuniste: Partinë Socialiste të Shqipërisë.
s.zaimi
Comments
Me vjen keq po i ke shume te
Me vjen keq po i ke shume te sforcuara keto argumentat per te barazuar diktaturen amerikane me lirine berishiane. Por pertej te gjithave a nuk te vjen turp qe e quan partine socialiste te qelbur? Kush ti poston keto idiotesira? Partia socialiste eshte aset ashtu si partia demokratike. Ka nje limit i cili pavaresisht urrejtjes apo frustrimit qe ti mbart nuk duhet kaluar.
Po frustrimi nga doli? Apo
Po frustrimi nga doli? Apo nga partia si pasqyre? Berisha eshte burre shteti, tha dikur nje ambasador amerikan. Edhe budallenj me zor s'ka arsye te behemi.
kjo eshte ceshtje pikpamjesh
kjo eshte ceshtje pikpamjesh po ja te te ndricoj une me nje veshtrim alternativ. Po te kuotoj qe ti biem gozhdes tamam ne koke.
Dhe në aleancë me entitetin më të qelbur dhe kriminal të Lindjes Komuniste: Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Per mua ska ndonje ndryshim midis PS dhe PD, keshtu qe mund ta kishe shtuar dhe PD ne kete liste.
Për këtë arsye, të jesh sot në anën e Yuri Kim, SHBA dhe kërkesave të tyre është të jesh duke ngrënë bar në epokën e informacionit.
Nuk ka nevoje te me mbushe mendjen YK qe Berisha duhet zhdukur nga politika se e ka bere tabele qitjeje kete vend e gjithe sistemin e gjoja te quajtures demokraci shqiptare qe ka shfrytezuar si ka dashur. E ne kete pike duhet te biem dakord nga sa kam pare qe shkruan. ne kete bllog. Menyra se si po e bejne edhe ha debat por mos haro USA eshte e te tereve dhe qe i ben te gjitha, keshtu qe haroje demokracine e prediktime te kesaj natyre se keto jane furca. Mua me qeshet tek USA, ne fund te vendimeve qe marin (dhe nenkuptojne vetem shkaterim) presidentet amerikane thone: To make the world a better place ....
E nese berisha arin te mare votat e 50%+ shqiptareve kjo tregon sa e kalbezuar eshte e gjitha ajo shoqeri, e me vjen keq per ata qe jetojne aty.
USA asnjehere nuk hapin konflikt ne nivele qeverish (kur ne menyre paqesore arijne ate qe duan) keshtu qe mos u merzit, Likja ne momentin qe le presidencen eshte per ne plehra (le te mobilizoje dhe gjithe LSI me 100 antare po deshi) eshte i mbaruar. Po te duash nje bast e veme: do hyje ne listen e politikaneve te diskredituar dhe kjo perputhet prape me pritshmerite e mija. E nje liste e gjate qe ja u dime me mire ne gjerat se sa ambasada amerikane. Ne thjesht do cojme prova dhe kjo con uje ne mullirin e amerikes ngado qe ta kapesh ... se eshte rrjedha ne favorin tone qe mos i shohim me keto fytyra neper ekrane, nga kjo nuk gjen keq as une as ti (lere demokracine se te thashe bojaxhi jam vete)
Ne rastin e shqiperise nuk kane as ndonje interes ekonomik se ate e vene te parin, pastaj vijne llafet e demagogjia alla demokratike.
pas likes me radhe ishalla terheqin beqjen ramen e ke te mundin nga te tera anet, se aty eshte futur shume thelle korupsioni.
Ke te drejte per foltoren demokratike te berishes. E nese moshat e reja do te i shkojne prapa nje te pjerdhuri si ai (e shoh c'hajvanlleqe keput) eshte tamam per te ardhur keq pere ate vend. Metoda e foltores eshte e mire, po seriozisht i ke degjuar ndonje here idiotesite qe keput aty ai?
gjithe vrer e i pagdhendur mbas gjithe ketyre viteve "demokraci". Nuk e di nese te ka rastisur te njohesh nga afer rethin e tij (te biznesit e familjarin). Kane tamam te gjithe syte e peshkaqenit, sepse ate kane bere gjithe kohes. Dhe kane qene peshkaqenet me te medhej ne ate gote uji te quajtur shqiperi.
Nejse thjesht hodha drite per ca gjera qe besoj te ndihmojne ne kete reflektim.
Ndoshta jam une i.leshte e
Ndoshta jam une i.leshte e per pasoje nuk ndihmohem dot. Por po e jap sic e kuptoj: jam dakord te gjykohet Nexhmije Hoxha e per rrjedhoje te denohet, por po e denove per kafete e dietat sikur nuk e shoh per drejtesi kete ne raport me cfare na ke thene per Diktaturen.
Gjykoje Berishen per ato qe ka bere, hapja letrat nje me nje, por sikur nuk bie dot dakord me perjashtim personal nga partia dhe aq me teper me privimin e tij nga e drejta per te garuar. Se kwshtu na thenka Amerika.
Thjesht ceshtje optikash, nuk
Thjesht ceshtje optikash, nuk ka te beje me jo po kush jam une jo po kush je ti. Nexmija iku ndersa kete e kemi ketu e mbase i japim ndonje dacke ne internet, se per mua eshte nje coftine politike. Ajo qe ndodhi me Nexhmijen ishte nje travesti (te na fale LGBNMSTEOIEDHJK .... ) e papare po mos na c'fokuso.
Kjo qe thua ti duket si e logjikshme dhe qe ben sens ta provojme e ti hapim kartat per Berishen nderkohe qe ai hargalis ato gocat qe ve per background ne foltore, e tek rinia/populli injorant sheh ato, i duket sikur po shohin e degjojne kete hajvanin. Por ti provosh nje rrjeti te tere merimange korrupsioni, ku gjykata ishte e gjitha brenda si ajo qe ju vinte vulen gjerave eshte nje cike shume e veshtire. Dhe mos harro: aty ka hyre aq thelle korupsioni ne nivele te ndryshme te shoqerise, sepse Berisha e kishte kete te mire i linte te gjithe te vidhnin.
Nuk ishte aq budalla jo ... por shpura reth tij ishte e papare.
Histori e jetuar : ne 2008 nje investitor amerikan erdhi ne tirane dhe akoma eshte aty. nje gje qe i beri pershtypje ishte qe shume veta i thoshin se kishin lidhje direkte me sali berishen dhe do i jepnin akses kudo qe te investonte per nje fee te vogel ndaj sherbimit te tyre.
Shpejt ky e kuptoi se keta nuk kishin fare te benin me saliun por sistemi qe ai kishte ndertuar ishte komplet korupsion dhe kete saliu e dinte por kurre nuk e vuri ujen ne zjarr: beri tamam te kunderten.
Ka pas aq shume gjera te zeza gjate ketyre 30 viteve ne shqiperi, saqe eshte plotesisht e mundur bashkepunetoret e saliut i kane kthyer provat tek USA dhe tashme fati i tij eshte i vendosur (me beso). Dhe sic po te them nuk i behet vone as USA e as mua se si e qysh ai po perpelitet ne grahmat e fundit per te mbrojtur demokracine... tamam ate demokraci qe nuk e zhduku qe momentin e pare qe e menduam, se per ta pare nuk e pame ndonje here. Dhe nuk prisja ndonje mrekulli nga nje zgjatim i falalnges komuniste si saliu te hapte faqe te re ne historine shqiptare. BIe dakord me nje gje: ai ehste nje nga faqet e erreta te historise shqiptare.
Dhe nje gje tjeter ... mos e mer seriozisht ate qe po ndodh ne shqiperi se tenton te prodhoje shume zhurme nderkohe qe ti e di behet fjale per nje shtet ballkanas bananeje (mgjse nuk behen bananet aty). USA i bie me te prere dhe nuk ka shanse, cfaredo qeverie qofte aty ne shqiperi te i dalin kunder. Menyra shkaqet e plot gjera te tjera jane shume te dyshimta, por ne nje pike bie dakord, nje qe nuk e heqin dot ... e shkulin.
Mua me pelqen mendimi antagonist ne kete blog deri diku konstruktiv, por mos haro historia behet nga perandorite. Ne mund te na pelqeje princeshe Teuta, te ciles i dime vetem emrin, por ama ROMA eshte ajo ku ulemi te gjithe per qejf.
Te me falesh se ndoshta shprehem nje cike remujshem, po me ca here te zjerre mbase del ndonje gote raki e mire nga gjithe keto bersi qe shkrova.
Bravo
Shume e sakte analiza
Add new comment