868 të papunë të rinj në tre muaj?! Po “bujqit”?

Shqipëria e mbylli tre mujorin e fundit të vitit të shkuar me 868 të papunës të rinj. Kjo është shifra që deklaron INSTAT në publikimin e fundit të tij mbi papunësinë në vend. Sipas të dhënave, treguesi i papunësisë arriti në 13.29 për qind të tre mujorin e fundit të vitit 2011 nga 13.25 për qind që ishte përgjatë periudhës korrik-shtator 2011.
Instituti ndërkohë konfirmon se në periudhën tetor-dhjetor 2011 u punësuan 2 522 persona, por përsëri kjo ecuri pozitive në dukje, nuk ka mundur të përballojë rritjen më të madhe të numrit të personave që janë të aftë për punë. Numri i tyre u rrit me 3 390 duke bërë kështu që 868 veta të mbeten pa punë.
INSTAT i ndan të punësuarit në tre kategori; të punësuar në shtet; të punësuar në sektorin privat jobujqësor dhe të punësuar në sektorin privat bujqësor. Këta të fundit përbëjnë rreth 54 për qind të totalit të të punësuarve në vend. Në listat e të punësuarve në sektorin privat bujqësor përfshihen të gjithë ata që kanë në pronësi tokë bujqësore. Presupozohet që ata punojnë tokën dhe marrin të ardhura prej saj. Fakt është që në të gjithë vendin gjenden hapësira të mëdha toke bujqësore që nuk kultivohet duke treguar kështu se numri real i të papunëve është më i madh nga sa deklarohet zyrtarisht.
S.E
Comments
O sa kom qesh! Në listat e të

O sa kom qesh!

Në listat e të punësuarve në sektorin privat bujqësor përfshihen të gjithë ata që kanë në pronësi tokë bujqësore.

Qesh qesh po keshtu e ka

Qesh qesh po keshtu e ka shteti. Dun me ul numrin e te papuneve dhe gjejne marifete te tilla

une mendoj qe totat e

une mendoj qe totat e papunuara tia japin Zenelit, me gjithe zellin e madh qe ka ai per partine i mer shpirtin tokes, nuk len as nje cm pa mbjelle

Keta jane te pa fytyre...del

Keta jane te pa fytyre...del pa pike turpi e thote 868 te papune te rinj...po ca po ben kjo qeverri per mos te ndodhur kjo gje??????asgje pervec se e shtyn me tej.....mua me vjen zor ta them po une kam nxjerre ne rruge 18 familje ne shtator,se regjimi i SALIUT me beri ta trasferoj bisnesin tim jashte..paguaj me shume taksa por te pakten jam i qete...nuk shof me fytyrat e tatimoreve.e gjithe legenave qe ka vene saliu per te mbush xhepat dhe arken e shtetit qe e sbras po vete...nuk behet me ai vend, jo 100 mij euro po as 100 miliar euro te investohen keta ste lene te punosh i qete...me vjen keq per ata njerez po po nuk u zbyth saliu nuk ka permisim...me kete nuk them te hidhen ne krahet e rames se eshte me keq akoma....duhet fryme e re....qe te ndryshoj dicka per mire....

Problemi qendron se ne zonat

Problemi qendron se ne zonat rurale te vendit si pasoje e kultures shoqerore ne token qe punohet, e gjithe familja rezulton e punesuar nderkohe qe rroga apo fitimet nga prodhimet ndahen per familjen. Eshte krejt e natyrshme ne zonat rurale qe djali apo familjaret te punesohen pa rroge. Ndoshta duhet pare metodologjia e studimit, mund te kete jo kaq pak te papune...!

Po ku janë këto toka të

Po ku janë këto toka të punuara që nuk na i paska zënë syri?

Add new comment