Rriten kostot e ndërtimit, ulen pagat dhe punësimi

Sektori i ndërtimit po përballet me tkurrje të vazhdueshme e tij, e cila ka nisur që prej vitit 2008. Kësaj ecurie negative po i shtohet sëfundmi edhe rritja e kostos së ndërtimit duke i bërë punimet në infrastrukturë por apartamentet më të shtrenjta, në një kohë kur sektori ka më shumë nevojë së kurrë për rritje të shitjeve.
INSTAT lajmëroi sot për një rritje me 0.3 për qind e kostos së ndërtimit gjatë tre mujorit të fundit të vitit të shkuar krahasuar me tre mujorin paraardhës, ndërsa grupi që është prekur më shumë duket të jetë ai i materialeve të ndërtimit, siç janë hekuri, çimentoja, materialet elektrike, etj.
Krahas kësaj, INSTAT lajmëron se kompanitë e ndërtimit kanë ulur shpenzimet për paga duke shkurtuar vende pune, kurse punonjësit që kanë mbetur, janë përballur me ulje të pagave. Numri i të punësuarve në ndërtim ra kryesisht gjatë vitit 2010, ndërsa kompanitë kanë vijuar me shkurtimin e shpenzimeve duke filluar me uljen e pagave për punonjësit e tyre përgjatë vitit 2011. Shpenzimet e kompanive të ndërtimit për pagat kanë renë me 1.1 për qind gjatë tre mujorit të fundit të 2011, raporton INSTAT.
S.E.
Comments
Nuk perbejne lajm luhatje te

Nuk perbejne lajm luhatje te vogla te kostove. Lajm eshte renia e punesimit ne kete sektor, por fatkeqesisht kete nuk e ke ilustruar me shifra. Interes do perbente edhe stoku i apartamenteve te pashitura dhe ecuria e cmimit mesatar te nje apartamenti ne Tirane, por nuk besoj se INSTAT-i i monitoron keta tregues. Jane mjeshtra per te matur gjera qe nuk i hyjne ne pune as dreqit.

Lexoje deri ne fund dhe me

Lexoje deri ne fund dhe me vemendje shkrimin plako

Daku, fakti qe shpenzimet per

Daku, fakti qe shpenzimet per paga kane rene me 1.1% nuk me tregon as sa vende pune jane humbur ne kete sektor as sa jane ulur pagat per ata qe kane mbetur. Eshte shifer "merre me leng".

drejte

drejte

Mese normale! Cfare ka lajm

Mese normale! Cfare ka lajm ketu?

Add new comment