Ca krime dhe ca kriminelë të padënuar…
"…Partitë tona nuk janë demokratike, liderët nuk votohen, nuk respektojnë votën e antarësisë. Prandaj ato që nuk janë demokratike dhe nuk pyesin për votën, nuk mund të mos sjellin kriminelë" - tha deputeti socialist Ben Blushi në foltoren e parlamentit gjatë debatit të djeshëm për dekriminalizimin.
Fjalët kyçe në fjalitë e mësipërme të tij janë “demokraci”, “votë” dhe “kriminelë”. Dy të parat, demokracia dhe vota (votimet e lira) janë ato që na mungojnë ne shqiptarëve. Ndërsa kriminelët, duket se i kemi me bollëk. Madje edhe në parlament. Ben Blushi la të kuptohej qartë në fjalën e tij se sjellësi i tyre në parlament është vetëm një njeri. Ai, sipas tij, është vetëm kryetari i PS-së Edi Rama.
Po a është vërtetë vetëm ai përgjegjësi për këtë situatë?
Le të përpiqemi të rikujtojmë shkurtimisht se kush është shkaku dhe kush qe i pari që i vuri kazmën demokracisë dhe votës së lire në Shqipëri:
Si të gjithë popujt e botës, edhe ne shqiptarët kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi mbi krye, ata që kemi merituar. Edhe sot, ne kemi parlamentin me deputetët që meritojmë. Po ashtu kemi edhe kryeparlamentarin, ministrant, kryeministrin dhe presidentin që meritojmë. Si kudo. Por ndryshe nga shumë vende, ne, edhe sot kemi kriminelë në parlamentin tonë. Gjithashtu, ndryshe nga vendet e Europës, rrëzimi dhe largimi i tyre nga froni i pushtetit, nuk varet plotësisht nga ne. Pas ‘91-shit, vetëm në dy, tre raste kemi mundur të bëjmë zgjedhje, në të cilat rezultati të mos jetë kontestuar nga humbësit e tyre. Pa folur për arbitrat ndërkombëtarë të cilëve iu sos durimi dhe e humbën përfundimisht besimin se një ditë ne do të ishim në gjendje që të zhvillojmë zgjedhje të rregullta, të gjithëpranuara. Gjer para 23 qershorit të 2013-s, ishte tmerrësisht e vështirë që rezultati i zgjedhjeve të pranohej nga humbësit. Para kësaj, vetëm në dy raste Berisha i ka pranuar në heshtje rezultatet e votimeve. Kjo ka ndodhur në zgjedhjet vendore të korrikut të ’92-shit si dhe në referendumin për Kushtetutën e tij (Bershës) të 6 nëntorit të 1994-s. Në të dy këto raste ai i organizoi vetë këto zgjedhje, sepse ishte në pushtet. Në të dy rastet rezultatin e mbajti të pashpallur në më shumë se dy javë pas afatit përfundimtar që lejonte ligji. Arësyeja është e thjeshtë. Sali Berisha u përpoq në mënyrë kriminale të manipulonte rezltatet përfundimtare. Ai i shpalli ato, (humbjet e tij) vetëm kur manipulimi ishte tejet i pamundur dhe i detyruar nga miqtë e tij ndërkombëtarë.
“A kanë besim shqiptarët se mund ta mundnin një regjim pa ndihmën e krimit?.. Ne ja kemi hequr këtë shpresë, prandaj ne jemi njësoj" tha mes të tjerash deputeti Blushi në fjalën e tij.
Besim, krim, shpresë – janë tri fjalët kyçe në pyetjen që shtron deputeti Blushi në pyetjen e mësipërme.
Pra le t’i hedhim një sy shpejt e shpejt historisë 25 vjeçare për të pare se kush i bëri krimet, kush na i solli kriminelët në parlament, kush na e vrau besimin dhe po na vret edhe shpresën e fundit:
Kujtesën e vret harresa, prandaj le të ndalemi pak tek fenomeni i saj.
Sigurisht nuk është e lehtë të shpjegosh fenomenin e harresës kolektive, që vazhdon të na mbajë mbërthyer ne shqiptarëve. E vështirë dhe e pashpjegueshme është harresa e deputetit socialist Ben Blushi, që është njëkohësisht edhe autor romanesh me tema të historisë së largët(?!) …Dhe këtu nuk e kam fjalën për një harresë të largët, por për atë që u përket ngjarjeve të para pak viteve. Atëherë kur Beni ishte gazetar i RD-së dhe gjer më sot kur është deputet i PS-së.
E kam thënë dhe diku tjetër se po të funksiononte mos-harresa (dmth kujtesa) jonë kolektive, sot në Shqipëri gjërat do të ishin krejt ndryshe. Kështu, (meqë jemi te krimi) po të mos ishte harruar, shkarkimi i Prokurorit të parë të Përgjithshëm të pluralizmit Maksim Haxhisë më ’94, nuk do të kishte mbijetuar ai “burri” i PD-së, që i shpalli armiq për mbi 20 vjet të gjithë krerët e këtij institucioni të lartë që do të duhej të luftonte krimin. Patjetër, nuk do të kishim dëgjuar të pëgërat nga goja e tij me: “lavire bulevardi” për prokuroren e Përgjithshme më 2011-n.
Po të mos kishim harruar 26 dhe 28 majin e 1996-s, nuk do të kishim mbërritur te Sudja dhe Xhaferri. Po të mos kishim Suden me Xhaferrin, nuk do të kishim ’97. Mijëra të vrarë u harruan. Po të mos kishim harruar ’97, nuk do të kishim grushtin e shtetit të ’98, dhe kështu me radhë. As tanku nuk do të kishte mbetur atëherë i stacionuar dy javë përpara zyrave të Berishës… Po të mos i kishim harruar të gjitha këto, nuk do të kishim vjedhjen e miliona eurove të Rrugës së Kombit. Po të mos na kishte mbërthyer harresa sa herë që votonim, nuk do të kishim 300 kilometrat katrorë të detit, dhuruar grekëve. Edhe 26 të vrarët e Gërdecit, patjetër nuk do t’i kishim…
Po të mos harronim kaq lehtë autorësinë e këtyre krimeve (kaq mendjelehtësisht më mirë të thuash) nuk do të kishte as 21 janar, me vrasës dhe katër të vrarë atë ditë. Harresa e krimit na çoi te krimi i harresës dhe anasjelltas.
Ne, edhe sot e kësaj dite, e kemi të vështirë “të mbajmë mend” se kush e hapi lojën e “të fortëve” në komisionet zgjedhore, qysh në votimet e ’92. Kush i nxori i pari kriminelët e rrugës dhe i vuri aty ata? Po të mos ishte Ruzhdija dhe Shkodra “e votimeve” të 2009-s, nuk do të ishte nevoja që aleancat kundër Berishës, në qershor të 2013-s, të bëheshin ashtu siç u bënë. Nuk do të lidheshin marrëveshje, duke u mjaftuar që kandidati të kalonte vetëm testin “e forcës” përballë banditëve të Berishës. Këta aleatë, vështirë se do ta shikonin siglën e PS-së, po të ishte bërë traditë që të liheshin të qetë njerëzit që të votonin dhe komisionerët të numëronin ndershmërisht votat…
Por kjo nuk ndodhi kurrë, dhe harresa jonë kolektive, për ç’ka thamë më sipër, ka pjesën e vet të fajit.
Fatkeqësisht, harresa, kjo sëmundje kronike e jona si popull, herë herë e përfshiu edhe Ben Blushin kur foli nga foltorja e parlamentit. Asnjë fjalë për vrasësit dhe kriminelët e padënuar që e ndiqnin me kërshëri ulur në parlament përballë tij?!.
Por, as ne dhe as Ben Blushi nuk duhet të harrojmë një gjë: se të harrosh krimet është kurdoherë kriminale. Sidomos kur flasim për dekriminalizimin,nuk duhet të harrojmë ca krime dhe ca kriminelë të padënuar. Është ashtu siç e tha dhe ai, shkrimtari ynë i mire Ben Blushi: “Me xixëllonjë në ballë mund të gjesh vetëm derën e nevojtores… Drita, vetëm ajo i ndriçon gjërat…”
Comments
fiorid@yahoo.com
Bravo Ilir.Kam mendimin se Ben Blushit nuk i mungon kujtesa por paburreria ,qe per te realizuar qellimin e tij,ben sikur harron.Qellimi justifikon mjetin.
Perse vetem ne nje kah?
Ti mire e ke mor zoteri, ne parim asgje nuk duhet harruar. Vetem se ti e paske kujtesen shume selektive, te punoka si diode, vetem ne nje drejtim. Une nuk po hyj ne shume hollesira, por po te them vetem nje gje, po te mos ishin harruar krimet e te ashtuquajturit komunizem dhe satrapit Enver e te ishin ndeshkuar ashtu sic e kerkon drejtesia, mbase te gjitha te tjerat qe permend ti nuk do te ishin harruar, ose edhe mund te mos kishin ndodhur. E nuk po flas ketu per bemat e Fatos Nanos dhe shokeve te tij pioniere qe e xhvaten kete vend sa munden. Blushi te pakten ka guximin te permendi edhe mutsilleqet e bandes se ciles i perket vete.
Pra, po fole per kujtese, çoje deri ne fund ndershmerine intelektuale dhe filloje historine atje ku fillon dhe jo ku ta do menderja ty, se jo per gje po ka ne Shqiperi nga ata qe nuk kane harruar tradhetine e Zogut dhe pulat e Ballit, po periudhen e satrapit Enver e kujtojne me veneracion, madje ka nga ata qe here pas here kujtojne edhe betejat e Skenderbeut. Me fjale te tjera, ne nuk eshte se harrojme, ne vetem se nuk kujtojme ato qe nuk na interesojne.
I dashur Plak!
I dashur Plak!
Ashtu është. Shkrimi im e drejton kritikën vetën në një kah. Mbase duhej qartësuar më mirë dhe duhej gjetur vend për të përmendur edhe krimet e socialistëve të Nanos që ju përmendi. Por duke pasur si synim që të shpreh bindjen time se, për situatën e sotme të krijuar me deputetët e inkriminuar të Rilindjes, nuk është vetëm faji i Ramës (sigurisht jam munduar t'ia lë pjesën e vet të fajit), por kryesisht i situatës që trashëguam nga Berisha, nuk e pashë me vend të zgjatesha me ato që thoni ju. (Në nja dy shkrime të mëparshme kisha thënë diçka të përafërt për ato që më thua: Harresa e krimit dhe krimi i harresës (http://www.shekulli.com.al/p.php?id=236499) dhe Rapsodia e vazhdimësisë (http://www.shekulli.com.al/p.php?id=27005))
Nuk dua t'ju marr krahët dhe t'ju përgëdhel sedrën, por unë kur e shkruajta këto radhë me një frymë, në thelb kisha përshtypjen se po mbështesja thënien: "Për të rrëzuar Berishën, qelbësira bashkohuni!" Në fillim ajo aksiomë mu duk pak e rëndë, por kur çoj qoftë edhe për një sekondë se Berisha mund ta kishimprap pas 23 qershorit më zë tmerri...
Tani po dëgjoj në tv tek Çani ministrin Ahmetaj që po thotë se nëse do të ishte në pushtet Berisha pas 23 qershorit , në tetor të 2013 do të kishte ndodhur gremisja ekonomike. Do të binte skema e pensioneve, pagave,.. Do të kishte kolaps të energjitikës...
Unë e besoj ministrin se nisem edhe nga paralajmërimi i Berishës se shumë shpejt do të ndodhte skenari Grek. Ai e dinte më mirë se kushdo gropën që kishte lënë pas. Mund ta kem edhe fiksim të kotë, por e kam bindje se ai që bëri Suden patjetër që na çonte përsëri në '97-n. Prandaj, deri diku, e justifikoj Ramën për aleancën me banditët që zgjodhi për ta rrëzuar Berishën. Kur je në buzë të greminës, s'ka rrugë tjetër. Dhe në buzë të greminës nuk ishte as Rama e as Blushi. Ishim ne, populli. Prandaj dhe Blushi nuk më tingëllon fort i ndershëm kur i harron këto. Gjithashtu nuk më duket e ndershme nga ana e tij e imitimi akoma i Cipras-it.
Se pari falemnderit!
Se pari falemnderit qe m'u pergjigje. Se dyti, Berisha, Rama e gjithe soji qe drejtoi vendin pas 1990 nuk me duken as me te mire, e as me te keqij se njeri tjetri. Ne kete kuptim une uroj qe pasi te kene kaluar nja 8 vjet me Ramen te parin e vendit te mos kerkojme te bashkohen qelbesirat vetem per ta rrezuar. Ne veshtrimin tim Rama nuk eshte me i mire se Berisha, eshte thjesht ende i pakonsumuar plotesisht nga pushteti, sadoqe ka filluar te frruhet.
Se treti, dhe ketu vijme tek ceshtja themelore qe une desha te vija ne dukje, por mbase ngaqe me mungon vullneti per te shkruar gjate kjo s'ka dale ashtu si duhet. Po mundohem ta ftilloj nga e para:
Berisha, sipas meje, e humbi te drejten per te qene ne pushtet pas 1997, me gjithe meritat "historike" qe ndokush do t'i veshe per te ashtuquajturin rrezim te komunizmit. Atehere u bashkuan qelbesira e kush mundi dhe e rrezuan jo thjesht me vote, por me dhune. Paten plotesisht te drejte, megjithese nuk u perdoren mjetet demokratike. Problemi eshte qe ideja e bashkimit te qelbesirave, prodhoi qeverine qelbesire qe erdhi me pas dhe c'ndodhi, qelbesirlleku solli ne pushtet perseri ate qe kishin rrezuar qelbesirat, me pasoje restaurimin e qelbesirllekut tjeter, per te cilin u deshen perseri qelbesirat e keshtu me rradhe pa mbarim.
Tani, qe ta bej pak me te qarte meselene, sic e pata permendur ne komentin tim te meparshem, e keqja filloi kur qelbesirlleku 50 vjecar i PPSH me qelbesirat perkatese ne krye, jo vetem nuk u denua si i tille, pra ne vend te hapeshin dosjet, denoheshin seriozisht xhelatet qelbesira byroiste, rikthehej prona tek pronari i ligjshem, ose te pakten te beheshin perpjekje serioze ne kete drejtim, qeverisja e vendit vazhdoi po me ato metoda qe e delegjitimoi PDne si force politike serioze e djathte pavaresisht retorikes antikomuniste qe rezultoi ishte me shume per t'u dukur se sa me substance. Tokza e muhabetit eshte qe lojrat me harrese krimesh e krime harresash kane filluar ne Shqiperi qysh se u themelua shteti shqiptar ne vitin 1912. Zinxhiri i qelbesirllekut vazhdon prej pothuaj nje shekulli dhe po te duam te jemi intelektualisht te ndershem dhe t'i quajme gjerat me emrin qe kane duhet qe aren e harreses se krimit dhe krimit te harreses ta bejme qilizem per se mbari e jo te krruajme pak siperfaqen me shpresen qe po demaskojme qelbesirllekun me te fresket dhe harrojme ate qelbesirllek qe eshte staxhionuar por qe sherben si burim energjie per qelbesirllekun e neserm.
Nejse, e di qe duke bere llogje nuk zgjidhet gje. Po e mbyll duke perseritur edhe nje here, qe "down the road", pas dy apo 6 vjetesh te kerkojme nje koagulim tjeter te qelbesires per te shporrur qelbesiren qe, shpresoj te jem gabim" do te kete mbuluar vendin.
plakagj@gmail.com
Zoti Plak. Nga sa me siper deshiroj tju bej me dije se "harresa 50 vjecare" eshte pasoja ,qe shkaku Sali Berisha & Co ,ishin te interesuar te mos e denonin. Fatos Nano dhe Edi Rama ,megjithe gjynahet e tyre ,qe nuk jane pak,nuk jane kriminele dhe sic mund ta dish me mire se sa une ,nuk mund te vesh shenjen e barazimit midis nje Krimineli me "K" te madhe dhe nje aventurieri ,qe megjithate eshte i rrezikshem.Kur ke thene Saliu,e ke dhe Enverin brenda.
Plake, shyqyr qe te gjeta!
Plake, shyqyr qe te gjeta, mi se me ishe zhduk. (Just kidding!).
E kuptoj qe ka plot njerez, sic duket edhe ti o Plake, qe duke kerkuar shkakun e te gjitha te keqijave ndalojne tek Saliu dhe kriminel e vejne e shpellar e ngrejne e me the e te thashe. Une per vehte nuk kam asnje kundershtim per keto. QARTE? Megjithate une nuk ndaloj ketu, sic bejne shume te tjere. Nje pyetje te pare per zoterine tuaj, meqe Saliu ishte shkaku i "harreses 50 vjecare", cfare beri Fatosi dhe tani Edvini per ta kujtuar ate "llumin 50 vjecar"? Ti me thua qe krimineli eshte me i keq se aventurieri. Mbase dhe eshte keshtu nqs i sheh ne planin individual, por ama kur aventuriereve u bien ne dore shtete, qofshin edhe te veckel si puna e Shqiperise, per nder nuk me duket se aventurieri eshte me i mire se krimineli ne kuptimin e pasojave qe sjell per vendin dhe miletin qe banon ne ate vend. Jo per te lavderuar kriminelin Sali, sesa per te ilustruar idene e mesiperme, po te kujtoj se ne kohen e kriminelit Sali vendin e braktisnin shume me pak shqiptare sesa ne kohen e aventurierit Edvin.
Po te kujtoj edhe dicka tjeter, se fundi u botua nje foto e vjeter e Saliut me Edvinin, te dy me pardesy te bardha. A nuk te thote ty o Plake kjo fotografi qe te dy ishin gatuar ne te njejten guzhine?
lakagj@gmail.com
i dashur Plak.Nuk besoj se pardesyte tregojne qe ata ishin gatuar ne te njejten guzhine.Sali Berisha vinte nga nje gushine 50 vjecare qe kuterbonte ere gjaku apo "klori" for "brain wash",kurse Edi Rama erdhi nga djepi i lirise,ku nga kavaletat perconte me aq sa mundej eren e trendafilte te demokracise.Prandaj si plak i mencur qe je,tregohu i drejte dhe i ndershem,jepi kohen qe i dhe Saliut,dhe pastaj gjykoje Edi Ramen.Pavaresisht se une jam nje plake e rrjedhur,sec shoh nje si drite te zbehte,por qe shpresoj te rritet avash avash.Bej durim o plak.Ditet e mira pasketaj vine.
Qofte ashtu sic thua ti! Une
Qofte ashtu sic thua ti! Une kur fola per te njejten guzhine nuk pata parasysh ato qe thua ti. Pata parasysh guzhinen e Ramis Alise qe pergatiti gjellet sic vijne ne nje dreke, antipasta, pasta (makaronat), gjella me mish etj etj. Rama nuk mund te vinte para Berishes etj. etj. Gjithsesi sic thashe, qofte sic thua ti dhe po i japim edhe per ndonja dy- tre vjet Rames "the benefit of the doubt".
Add new comment