Bashkëshortja e Agim Krajkës: "Kemi qenë të persekutuar. Unë kam punuar në Opera. Regjimi kishte frikë nga këngët e Agimit se mos shkaktonin revolucion"

Postuar në 26 Nëntor, 2015 17:15

Një ditë pasi Sherif Merdani deklaroi live në emisionin "Opinion" se kompozitori Agim Krajka ishte spiun ka reaguar bashkëshortja e kompozitorit, Ami Krajka. Në një intervistë për Opinion.al, znj.Krajka thotë se Sherif Merdani është keqkuptuar. “Krajka ka qenë vetë i persekutuar dhe kemi jetuar me frikë”, tha ajo.

Znj. Krajka a e keni dëgjuar deklaratën e z.Merdani mbrëmë në emision?

Po po e kam dëgjuar dhe më erdhi vertet shumë keq. Agimi nuk ndodhet këtu është në SHBA tek fëmijët, ai u habit shumë kur i tregova çfarë ka thënë Sherif Merdani. Dua të sqaroj se ai (Merdani) u keqkuptua. Para një muaji erdhi një gazetare e “Tema”-s, ajo e keqpërdori fjalën e Krajkës. Nis nga ai shkrim u fry. Është treguar pak naiv Sherif Merdani në atë që tha në Opinion.

Znj. Krajka, Sherif Merdani nuk përmendi asnjë shkrim, tha qartë më ka spiunuar Krajka, madje tha edhe pseudonimin e tij në dosjet e sigurimit?

Jo nuk është e vertetë. Ne kemi qenë vetë familje e persekutuar. Agim Krajka përgatiste festivalet dhe u mbajt i izoluar. Për 15 vite ai nuk është lejuar të dilte jashtë shtetit. Po të ishte spiun, ai s’do kishte vetë frikë nga sigurimi i shtetit. Ne rrinim nëpër dritare me frikën e arrestimit….

Pse thoni se ishit të izoluar, si ishte ky izolim?

Krajka ishte i survejuar në çdo moment. Për 15 vjet nuk ka dalë jashtë shtetit, që prej festivalit të 11. Shikoni edhe një detaj tjetër: Për 15 vite Enver Hoxha nuk e ka përmendur asnjëherë. E kishin frikë Krajkën ata (komunistët).

Si e kishin frikë?

E kishin frikë sepse këngët e tij mund të shkaktonin revolucion në popull.

Cila ishte lidhja e Krajkës me Alida Hiskun, ka folur për historinë e saj?

S’kemi pasur lidhje me Alida Hiskun, as nuk ia dimë historinë. Këngëtaret e Krajkës kanë qenë Parasheqevi Simaku dhe Irma Libohova.

Me çfarë merreni sot znj. Krajka?

Unë kam punuar në Opera në kohën e komunizmit, sot bashkë me Agimin kemi një studio të vogël ku përgatisim fëmijë në muzikë. Përpiqemi të punojmë edhe pse tani jemi në moshë. Ndërsa fëmijët i kemi në SHBA. 

Riviera Dedaj. Opinion.al/

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po normal qe kane qene te persekutuar!
Ka njeri qe nuk e mban mend kampin e riedukimit "Opera", burgun "TVSH" ose ate qendren e internimit te quajtur "Tirane"?!
Ishin po aq te famshem sa edhe shtepia e pushimit ne Kosove te Lushnjes , pika e turizmit malor ne Spaç apo llixhat e Tepelenes!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shume respect per punen e Krajkes. Po qe paske qene dhe e persekutuar, sikur e teprove.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.