Parlamenti Europian përbuz Shqipërinë

Shtyhet për në kalendat greke diskutimi mbi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Dje në parlamentin Europian është folur për arritjet e çdo vendi fqinj me ne, ndërsa për Shqipërinë janë rezervuar, si kurrë më parë, tone injoruese e përbuzëse. Komiteti i Jashtëm i këtij parlamenti votoi në favor të raporteve pozitive për Bosnjën, Turqinë, Malin e Zi e Serbinë, madje u fol mirë dhe për Kosovën e Maqedoninë, por jo për Shqipërinë. “Nuk po flasim për progresin në Shqipëri. Fatkeqësisht, Shqipëria mungon, [pasi atje] nuk ka progres për sa i takon çështjeve kyçe. Nuk ka asgjë për të shkruar [për këtë vend], pasi atje vazhdon kacafytja e sherrnaja”, tha Libor Rouchek, njohës i mirë i Shqipërisë.
Re.Pu.
Comments
Kemi nje qeveri te urryer qe

Kemi nje qeveri te urryer qe jep urdher per te vrare e mbron 5 me 0 hajdutet dhe na urrejne si popull.Nuk eshte e drejte

Populli i mjere shkon ne votime saliu i vjedh dhe sheshit ,me çdo menyre blen dhe vetem blen si VANGJEL TAVO.

MBROJTES I QEVERISE VRASTARE!dHE SHESHIT VRASESI THOTE VETE QELLOVA DHE RRI NE SHTEPI,te

ishte per popullin do drejtesi norma e rregulla por hienat ne pushtet jane bere aq te pasur sa zaptojne çdo lloj norme njerezore

dhe e kthejne ne kafsherore.bobo fashizemdemokratik jetojme,nuk respektohet njeriu i drejte,kur te kujtohen kafshet per rregulla

ka mbaruar çdo gje.Majlinda bregu doli ne ABC DHE THA se edhe sikur te votoje opozita gjithe sa i takon ,ligjet statusin nuk e marrim.

NUk eshte se ka permiresim por nuk dorezohet Prendi e mbron gjykata kur vete thote e vrava ,meta vete e pranoi se ka folur ne ate video

dhe Gjykata e la ne shtepi,me 8 Maj fituesin e beri humbes po kjo palogjykate ETJ.Epo me çte bejme te presim 2013 ,deri atehere............

Nuk eshte perbuzje: eshte

Nuk eshte perbuzje: eshte kritike. Dhe e merituar.

Se pari, sepse mungon shteti ligjor qe eshte zevendesuar nga bajraktarizmi me mesjetar shqiptar. Pak rendesi ka a eshte e bardhe a e zeze, sejmenet do te mbrojne ate qe thote bajraktari i tyre. Nuk ekzistojne as garancite minimale ligjore qe nje shtet serioz europian tu thote shtetasve te vet: "shkoni pa merak ne Shqiperi se eshte i krahasueshem me Hollanden per sa i perket respektimit te ligjit dhe atje nuk ju kercenon asnje rrezik".

Se dyti, sepse jemi qesharake ne menyren si prezantohemi dhe perfaqesohemi. Eshte gabim te mendojme se Kryeministri flet percart vetem me shqiptaret. Eshte absurde te mendosh se Kryetarja e Parlamentit ka fjalor vulgar vetem ne Parlament. Eshte e pabesueshme qe madje edhe kryetari i opozites te na i rezervoje vetem ne teorizimet moralizuese jashte orbite. Per fat te keq, keta jane perfaqesuesit tane aktuale. Qe besojne sinqerisht ne talentin, madje edhe eksepsionalizmin e tyre. Aktualisht Europa mund ti injoroje e mbase edhe ti perbuze. Neser, keta rondokope marrin pjeserisht ne dore fatet e kontinentit, njelloj sic e katranosen perpara nesh greket e ca te tjere. Me nje ndryshim: nga pikpamja e leadership-it, keta tanet jane shume me te prapambetur dhe te paedukuar.

Se treti, abuzimi astronomik me fondet publike, "investimi" (riciklimi?) i fondeve nga fytyra te dyshimta te lidhur sa me mazhorancen e sa me opoziten, perbejne rrezik serioz kontaminimi per pjesen tjeter te Europes.

Dhe shume aresye te tjera...

Si zakonisht justifikimi yne (dua te them yni, i publikut ne pergjithesi) do te jete qe edhe Mali i Zi apo Bullgaria nuk jane kushedi me mire se ne. Keto shtete realisht jane me dinjitoze ne perfaqesim se ne shqiptaret sepse perfaqesuesit e tyre bejne paliaccio-n me rralle sesa keta tanet qe rendom sillen si Borati. Pavaresisht se ne na eshte rreshkur lekura me karagjozlleqet e sundimtareve tane (si te majte si te djathete, katran te dy) dhe se kemi filluar edhe vete te besojme ne retoriken naive e shterpe nacionaliste qe na sugjeron se ne jemi te vecante, pasardhes te Ilireve e Pellazgeve dhe qe cdo personalitet i antikitetit ka qene (te pakten pjeserisht, por vetem kur kemi oreks per te bere ndonje kompromis me fqinjet) shqiptar e shkuar shqiptarit.

Per deri sa publiku te toleroje vulgaritetin dhe injorancen qe drejton si shtetin dhe shoqerine, Europa do te na injoroje e perbuze. Dhe paradoksalisht duke bere keshtu na ben nje nder se na jep nje aresye me shume per tu permiresuar!

Add new comment