Qeveria po shet “Albpetrolin” pa i njohur vlerën !

Postuar në 01 Mars, 2012 05:46

Shteti shqiptar nuk di ende sa naftë ka në nëntokën shqiptare edhe pse ka nisur tashmë procedurat për shitjen e kompanisë shtetërore të nxjerrjes, “Albpetrol”. “Shqip” raporton sot mbi mbledhjen e zhvilluar dje në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese për shqyrtimin e ligjit të shitjes së “Albpetrol”, në të cilën deputetët nuk kanë mundur të mësojnë mbi sasitë e naftës që gjenden në nëntokën shqiptare edhe pse para tyre kishin zv.ministrin e Ekonomisë, Enno Bozdo. “Shumë të dhëna që kërkohen nuk varen direkt nga METE, por nevojitet angazhim edhe nga institucionet e tjera, si p.sh nga Financat, për rastin e vjeljes së taksave për kompanitë koncesionare që marrin naftën e ‘Albpetrol’. Sikurse edhe rezervën e naftës, po punohet nga institucioni i gjeologjisë për ta pasur si të dhënë”,- citohet të ketë thënë Bozdo.

Por zv.ministri nuk është i vetmi që nuk ka dijeni mbi pasuritë nëntokësore të naftës në Shqipëri, ky është një informacion që i mungon të gjithëve. “Nuk mund të themi sa është, pasi as vet nuk e dimë. Studime të ndryshme japin të dhëna të ndryshme. Kompanitë e huaja të vlerësimit me teknologji të avancuar nuk japin të dhëna dhe ne presim sakaq mos mësojmë diçka më konkrete”, citon një funksionar të METE-s gazeta.

Qeveria është përgatitur dhe pritet të shpalle tenderin për privatizimin e “Albpetrol” duke i dhënë privatit të drejtën e shfrytëzimit të naftës shqiptare, fillimisht për 25 vjet duke mos ditur minimalisht vlerën e "mallit" që ka nxjerrë në treg.

S.E.

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Qeveria ndoshta nuk e di vleren e "mallit" qe po shet, por qeveritaret me siguri. Ketu kam fjalen ne rradhe te pare per Kryeministrin.

Pikerisht se ia di vleren, dhe prandaj po e shet (vetvetes?).

Tung,

Blendi

Submitted by Agush (not verified) on

duhet shitur  dhe kryeministri   duhet te kete vlere te madhe ne tregun  arab...

Submitted by Bujar (not verified) on

Ky Enno njehere te rregulloje emrin, se ne shqip nuk ka emer Enno, por Eno, me "n".

Dhe e dyta, ky En(n)o paska fole si te rubrika e Temes... Kam filluar te coroditem: Eno kopjon Temen apo Tema kopjon Enon... Rrumpalle hesapi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.