Opozita në Kosovë: Sa herë kritikohet, Thaçi fshihet pas Amerikës e Europës

Tri partitë opozitare, LDK-ja, AAK-ja dhe Vetëvendosja , të cilat një ditë më parë janë gjykuar nga kryeministri Hashim Thaçi, për antiamerikanizëm, udhëheqje të dobët dhe revolucionarizëm, i janë kundërpërgjigjur shefit të Qeverisë, me të njëjtën masë, të mërkurën.
Ato e kanë cilësuar Thaçin si njeri të papërgjegjshëm që përpiqet t’i mbulojë dështimet në qeverisje duke e sulmuar opozitën dhe duke u fshehur pas SHBA-së dhe Evropës. Nuk i kanë lënë anash as etiketimet për të.
Partia e Ramush Haradinajt e ka quajtur të “paedukatë” dhe të “pacipë”.
LDK-ja e ka portretizuar si njeri të dështuar që është bërë për t’u vajtuar.
Ndërsa “Vetëvendosja” e ka cilësuar si dhunues të vullnetit të qytetarëve që nuk zgjedh mjete për ta ruajtur pushtetin që aktualisht e ka.
Gjatë një tubimi me simpatizantët e PDK-së në Lipjan, Thaçi është shprehur se po të ishte gjallë ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, do të çuditej me veprimet që i bëjnë sot njerëzit në partinë që ai e ka themeluar. Por Beqiri është kundërpërgjigjur: Po të ishte Rugova gjallë, Thaçi nuk do të ishte kryeministër.
Ndryshe nga LDK-ja, partia tjetër opozitare nuk është akuzuar nga kryeministri Thaçi për antiamerikanizëm, por për lidership të dobët. “Edhe Haradinaj po të ishte këtu do të qeshte njëjtë me njerëzit që po e udhëheqin partinë e tij”, ka thënë Thaçi, teksa i është referuar kundërshtimit që kjo parti i ka bërë marrëveshjes së fundit me Serbinë. Ky vlerësim e ka irrituar sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Burim Ramadanin. “Unë i garantoj Hashim Thaçit se Ramush Haradinaj po ndihet keq për atë që po ndodh në Kosovë dhe se në çfarë gjendjeje e ka prurë Thaçi Kosovën. Nuk ka hapësirë për të qeshur dikush me të tjerët. E vërteta është se qytetarët e Kosovës po qajnë nga kjo qeverisje”, është shprehur Ramadani.
Gjuha kritike kundër Thaçit është sforcuar edhe më nga aktivistët e Vetëvendosjes. Ky subjekt politik është akuzuar nga shefi i Qeverisë për shfaqje të tendencave për ta marrë me dhunë qeverisjen e vendit.
“Nuk e dorëzoj shtetin para askujt dhe është mirë që ata që dolën para Qeverisë të hënën e kanë kuptuar mesazhin e vijës së kuqe. Ata po duan dhunshëm t’i marrin kufijtë dhe institucionet, por aty ka vijë të kuqe”, ka thënë Thaçi.
Kësaj deklarate i është përgjigjur sekretari Dardan Molliqaj, duke rikujtuar se është vetë Hashim Thaçi ai që e ka marrë pushtetin nëpërmjet vjedhjes industriale të votës së qytetarëve gjatë zgjedhjeve në vitin 2010.
Marrë pjesërisht nga Koha Ditore
Comments
Qe te treja keto Parti si LDK

Qe te treja keto Parti si LDK si AAK si Vetfundosja e kishin rastin e mire ne se nuk ju kish pas pelqyer Thaqi qe ta largonin Thaqin ne votimet e fundit.

Ishte shum e lehte.

Mjaftonte nje koalicion mes te trejave para votimit , nje bashk rendim i fushates e nje bashkpunim ne procesin e votimit duke i bashkuar e forcuar komisioneret e tyre ne cdo qender votimi e keshtu me shumice te dukshme votash e kishin rrezuar Thaqin nga Qeverisja.

Mirpo nuk ben keshtu.

Hyne sejcila me k-oqet e veta ne Votime dhe Thaqi morri votat qe i duheshin per te vazhduar Qeverisjen.

Ndoshta keshtu kishin porosi nga Shiku kreret e ketyre 3 partive meqe e marrin nga pak doren atje edhe se lehin ndryshe.

Ne fakt dhe AAK dhe LDK jan provuar ne Qeverisje, qofte vet si AAk apo LDK qofte kur Thaqi u ka ofruar poste te rendesishme perfaqsusve te ketyre dy partive dhe qofte vetem e qofte bashk LDK e AAK e qofte si ministra e drejtore ne Qeverite THAQI keta nuk kan bere ndonje veze te kuqe. Njesoj te korruptuar e njesoj te paafte si te tjeret.

Shkurt hesapi pun koqovaresh ne Kosove sikurse ne Shqiperi pun shqipotaresh.

Prandaj nuk jan te besushem kur lehin vec e vec apo bashke keto Parti.

Eshte e vertete se VV nuk eshte provuar ne Qeverisje mirpo kjo hordhi kalamaqerish eshte provuar fatmiresisht ne rruge.

Keshtu qe nuk ke cfar pret ne Kosove nga askush.

Eshte si eshte Thaqi po mundohet te coje perpara disa gjera qe Bota ja kerkon.

Nuk mbetet tjeter vec ti urohet Suksese Thaqit nji her per njihere dhe Shqiperia te mos nderhyj ne punet e tyre sepse eshte si te nderhyje Erion Veliu ne Laboratoret e Mikrobiologjise ne Kamze.

E sidomos kaqoli Kreshnik nuk duhet te duket fare andej me ata debatikasit e tij injorante e kokboshe idiota.

As ky Shkullaku te mos mendoje se Kupton dicka nga Kosova e se kan vlere cfar perallash ai tregon.

As Edvini te mos i fryje Albinit ne b.ith a ne vesh kunder Thaqit se demton rende Kosoven.

Po as Saliu te mos ngutet sepse Populli thot, kush ngutet permutet.

Shkurt Mos u perzini ne pun qe fare nuk i dini.

Se beni Si Enveri qe perzihej dhe ne ceshtje Pusesh Nafte.

Flisni per katundet e gjysherve tuaj qe i njihni mire.

PSh a behet Shtogu ne Roskovec apo Kocimaret ne Cakran.

Ne pe Bilishti psh marrim vesh nga Qepet.

Kur te shkoni me Precin ne Zadrime ju coj une qepe Lotuse qe te tu dalin Lot e Qurre rreke.

Kur akuzohet nga Europa

Kur akuzohet nga Europa fshihet pas popullit, kur akuzohet per krime fshihet pas lavdise se luftes, kur te huajte bejne dicka te mire per KS ky i pervetson, kur duhet dhene ndonje sqarim ky e mjegullon, kur duhet te ike ky shfaqet, kur duhet te shfaqet ky fshehet etj etj. 'Eshte zhivë' thone nga Kosova, po gjithnje i hendikepuar me padijen dhe me genjeshtren qe i rrijne si re mbi koke.

Add new comment