Abdulrazak Gurnah fiton Nobelin e Letërsisë për vitin 2021

Postuar në 07 Tetor, 2021 14:22

Romancieri tanzanian Abdulrazak Gurnah është fituesi i Nobelit të Letërsisë për vitin 2021.

Akademia Suedeze e vlerësoi Gurnah për "depërtimin e tij pa kompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit". Çmimi prestigjioz shpërblehet me 10 milionë korona suedeze (1.14 milion dollarë).

Gurnah është 73 vjeç dhe është autor i 10 romaneve, përfshirë “Parajsa” dhe “Braktisja”.

“Parajsa”, botuar në 1994, tregon historinë e një djali të rritur në Tanzani në fillim të shekullit XX dhe është vlerësuar me Çmimin Booker.

"Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipike dhe na hapin panoramën e një Afrike Lindore me larmi kulturash, të panjohur për shumë në pjesë të tjera të botës. Personazhet e tij e gjejnë veten në një kryqëzim midis kulturave dhe kontinenteve, midis një jete që ishte dhe një jete që po lind; është një gjendje e pasigurt që nuk mund të zgjidhet kurrë."

I lindur në Zanzibar në 1948, Gurnah mbërriti në Angli si refugjat në fund të viteve 1960.

Ai ka qenë profesor i Letërsive Angleze dhe Postkoloniale në Universitetin e Kent, Canterbury, deri sa doli në pension.

Gurnah bëhet kështu autori i parë afrikan me ngjyrë që fiton çmimin që nga Wole Soyinka në 1986.

Me Nobelin e Letërsisë që prej vitit 1901, kur çmimet u dhanë për herë të parë, janë nderuar emra si Ernest Hemingëay, Gabriel Garcia Marquez dhe Toni Morrison, poetë si Pablo Neruda, Joseph Brodsky dhe Rabindranath Tagore, dhe dramaturgë si Harold Pinter dhe Eugene O'Neill.

Ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, fitoi Nobelin për kujtimet e tij, ndërsa Bertrand Russell është nderuar me këtë çmim për filozofinë dhe kantautori Bob Dylan për tekstet e tij.

Nobeli i vitit të kaluar iu dha poetes amerikane Louise Gluck.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Po ky faqe varuri yne a do t'a marre ndonjehere apo do i kaloj dite deri sa te vdese me jarge neper buze....

Submitted by Pinoku (not verified) on

Po ty e Qifi te hyn noi qindarke ne xhep, a fiton a s'fiton ky faqe varuri yne? Apo te ka perdhunuar no nje na fisi dhe ti kenaqesh qe ai nuk po e merr cmimin. Sa per dijenine tende bota ka gjithe ata shkrimtare te shkelqyer qe as nuk e kane marre e as synojne ta marrin kete cmimin.

Submitted by Aqif (not verified) on

Me fal o dashnorja e faqepetulles qe te preka ndjenjat.

Submitted by Pinoku (not verified) on

Nuk me preke ndjenjat or zoteri, vetem se fole si e ema e Zeqos maje thanes, prandaj edhe une desha thjesht te te zbres ne Toke, nga thana demek.

Submitted by Aqif (not verified) on

Mos u merr me Qifin pra. Shkruajme e shprehemi si te duam. Kur te te zbres nga ty ty faqepetulla, shko e merru me momen e Zeqos e zbrite ne toke.

Submitted by Pinoku (not verified) on

Qifi, Qifi, Qifi qeke pak i avashem. Une tamam ate te thashe. ishe bo si e oma e Zeqos qe mbante fjalim maje thanes, dhe une u munova me te bo mire, pra me te zbrit ne Toke e mos me u bo qesharak. Kaq o Qifo ne mos u zemero kot se te ik oreksi.

Submitted by Aqif (not verified) on

E shoh se edhe sqepin e paske me te gjate se hunda, e fuske ne cdo mendere sa te Zeqo e sa tek faqepetulla. Gobshit i thone diku.
Ia kaloke edhe qukapikut per pastrim menderesh

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.