letersi

Han Kang fiton Nobelin e Letërsisë

Postuar në 10 Tetor, 2024 16:32

Shkrimtarja koreano-jugore Han Kang është shpallur fituese e Nobelit në Letërsi për 2024 ,"për prozën e saj intensive poetike që vë përballë traumën historike me brishtësinë e jetës njerëzore".

Nobeli i Letërsisë shkon në Norvegji

Postuar në 05 Tetor, 2023 18:02

Jon Fosse është fituesi i Nobelit të Letërsisë për vitin 2023. Autori norvegjez është vlerësuar për "dramaturgjinë dhe prozën e tij novatore që i japin zë asaj që nuk thuhet".

"Vepra e tij e madhe, e shkruar në Nynorsk-in norvegjez, shtrihet në një sërë zhanresh dhe përbëhet nga një mori dramash, romanesh, përmbledhjesh poezish, ese, libra për fëmijë dhe përkthime", thuhet në motivimin e Akademisë Suedeze.

Ndërsa sot Fosse është një nga dramaturgët më të interpretuar në botë, ai është bërë gjithnjë e më i njohur edhe për prozën e tij.

Abdulrazak Gurnah fiton Nobelin e Letërsisë për vitin 2021

Postuar në 07 Tetor, 2021 14:22

Romancieri tanzanian Abdulrazak Gurnah është fituesi i Nobelit të Letërsisë për vitin 2021.

Akademia Suedeze e vlerësoi Gurnah për "depërtimin e tij pa kompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit". Çmimi prestigjioz shpërblehet me 10 milionë korona suedeze (1.14 milion dollarë).

Gurnah është 73 vjeç dhe është autor i 10 romaneve, përfshirë “Parajsa” dhe “Braktisja”.

“Parajsa”, botuar në 1994, tregon historinë e një djali të rritur në Tanzani në fillim të shekullit XX dhe është vlerësuar me Çmimin Booker.

Shqiptarin gjithmonë e ka penguar vetvetja

Postuar në 13 Tetor, 2015 15:17

‘Në qoftë se lexojmë disa nga analizat e spikatura të mendimtarëve tanë të shquar si “Probleme Shqiptare” të Mehdi Frashërit, “Shqiptarët: Çelësat për të kuptuar jetën dhe natyrën e tyre” të Faik Konicës, “Organizimi i kaosit” dhe “Problemaciteti shqiptare” nga Branko Merxhani, “Plagët tona” nga Lumo Skëndo, “Pesë anarkitë” nga Noli, “Orientalizëm apo oksidentalizëm” nga Krist Maloki, “Zgjimi i vonuar i Shqiptarëve” nga Stavro Skëndi, “Njëmendësia shqiptare” nga Nebil Çika apo pjesë të veçanta nga Eqerm Bej Vlora, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, Anton Harapi, konstaton se krizat që ne shqipta

Subscribe to RSS - letersi