Skandal: PD-ja lista punësimi me emra militantësh në bashkinë e Tiranës

Të përditshmet Shqiptarja.com dhe Tema kanë patur si kryelajm në numrin e sotëm të tyre një scoop, që ka të bëjë me një e-mail të deputetes së PD-së, Albana Vokshi, dërguar krerëve të bashkisë së Lulzim Bashës. Në këtë e-mail gjenden lista militantësh demokratë të njësisë bashkiake nr. 11, dhe Vokshi u kërkon njerëzve të bashkisë që t’u gjenden vende pune këtyre militantëve. Lista është me tetëdhjetë vetë, dhe vendet e kërkuara të punës kapin të gjithë gamën e mundshme, nga pastruese e deri në poste drejtuese. Lista ka dalë nga seksioni i PD-së së njësisë bashkiake, dhe Vokshi në këtë rast çon për zbatim një urdhër partie në atë që do duhej të ish në shërbim të gjithë qytetarëve të Tiranës, edhe të atyre që s’kanë votuar për Bashën e bandën e tij.
Sa më sipër, është një skandal e shkuar skandaleve. Jo se nuk e dinim që këto gjëra ndodhnin, por prova e gjetur na mëson se kjo dukuri ka përmasa shumë më të frikshme se sa e kemi menduar e besuar. Do dalë dikush të japë llogari për këtë që ndodh? Do dalë kokoroçi Basha të na thotë diçka? Do dalë Vokshi të na shpjegohet? Do dalë Berisha të na japë versionin e tij? Apo edhe në këtë rast, fajin e ka Rama?
E.G.
Comments
Basha nuk del sepse po

Basha nuk del sepse po pompon, dmth po shtyp sallam.

Vokshi nuk del se ka dale te bleje litare, jo per te vare njeri po per te lidhur veten pas kangjellave.

Berisha do te dale e te thote vete se keto jane vepra qe dhunojne privacine e emaileve korruptive.

Rrofte zeneli e fahriu!

Ky nuk eshte nje

Ky nuk eshte nje skandal,aspak!

Ne vendin tone kjo eshte nje metode mese normale pune JO VETEN PER PD por edhe per PS qe ka vepruar ne te njejten menyre kur ishte ne pushtet.

Jemi nje shoqeri e semure qe edhe pse e kemi shume qarte diagnozen nuk duam te kurohemi e te sherohemi.Kur na i vene ne dukje te huajt (kujtojn ketu rastin kur ambasadori amerikan Z.Arvizu u shpreh se korrupsioni eshte ceshtje shoqerore ne Shqiperi) ju hodhen ne fyt duke e ofenduar me lloj lloj epitetesh , gje qe verteton edhe nje here sa te semure jemi. Per sa kohe qe problemet do ti shohim me syrin e interesit te ngushte vetiak apo partiak sic eshte rasti i ketij shkrimi s´kemi per te patur sherim.

Bla bla bla o Ben! Si nuk

Bla bla bla o Ben! Si nuk qenka skandal?! Sepse e ka bo ene PS me perpara?!!!!!! E marrim te mireqene, qe keshtu ka ndodh me PS. Skandal atehere dopio skandal tani. Jemi shoqeri ne progres apo ne regres? Keshtu nuk dalim kurre nga rrethi vicioz! Jo po t'i kthehemi dhe Enver Hoxhes. Ai ka pas vra njerez ne kufi e hajde te vrasim edhe ne tani, meqe qenka metode normale pune shqiptaresh!!!!

Dakort me Gusmarin

Dakort me Gusmarin

Me vjen keq por ti Gusmari

Me vjen keq por ti Gusmari nuk e kuptuar domethenien e komentit tim.Te ftoj ta lexosh edhe nje here me qetesi.

JU popull nuk keni me se te

JU popull nuk keni me se te mereni prandaj fusni hundet gjithandej.....megjithate keni te drejte....se cdo gje eshte e paracaktuar...una jam refugjat ne kete moment qe ju shkruaj.dhe ka nje muaj qe me eshte caktuar nje vend te policia bashkiake e tiranes...po per mua eshte me mire nje vend pune jashte se 5 vjet te bashkia tiranes,nen urdherat e lul bashes..une nuk jem as demokrat e as socialist...dua tju them vetem se nuk vendos vetem pd per vendet e punes ne bashki.ka lsi pdiu...ka vende pune per te gjithe...po une po je le atyre qe duan te lyejne duart me gjak,qe kane ardhur ne tirane keto 20 vjet dhe e kane bere tiranen si kabul....

Militantët, qe per shume

Militantët, qe per shume raste mund te quhen edhe ndryshe, jane e do te jene avangarda kriminale e SB, pasi jane ata mishi per top i kesaj lloj qeverisjeje. Ata shperblehen, jo vetem per ate qe kane dhene, por edhe per ate qe duhet te japin me tej (kupto ne 2013-en). Jane ata qe e kalojne me kobure ne brez apo me kallash nen sedilje pa iu dridhur syri. Ata i mbron kapoja i tyre, i mbron shteti. Dil i dashur shtet dhe beje detyren si duhet vetem nje dite. Kontrollo kudo dhe do te kapesh lloj kriminelesh, miq e militante te pushtetareve, te cilet mund te mos jene te punesuar, por makinen e kane me te miren e mundshme; frekuentojne lokalet me te shtrenjta, etj. Dil pra, shtet, dil nga strofka ku je futur dhe beje detyren, jo duke i punesuar militantet, por duke ju dhene ate qe ju takon si gjithe shtetasit e tjere te ketij vendi. Dil, more se e kriminalizove kete administrate me keta militante. Edhe ne Irak besoj se administrata do te jete me e mire, me e ndergjegjshme, me profesionale. KUR DO TE SHKOJE ÇDO GJE NE VENDIN E VET, KETU NE VENDIN E SHQIPONJAVE?

Hedh Merua nje genjeshter e

Hedh Merua nje genjeshter e ju hidhni valle me njihere.

Akoma nuk e njohet Metoden e Meros.

Genje sa me shum se nuk thot gje kush perkundrazi behesh me Mercdes me te ri.

Ose BMW

Add new comment