Kundërsulm i Spahiut ndaj komisionit të Berishës. Por mbrojtja ndaj akuzave të komisionit mungon…

Postuar në 28 Shkurt, 2012 07:58

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë një konference për shtyp sot, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të kërkojnë një interpelancë me kryeministrin Sali Berisha, për takimin që ka zhvilluar me kreun e Demokracisë së Re greke, Antoni Samaras. Ai kërkon që të zbardhet takimi mes kryeminstrit e Samaras, i datës 12 dhjetor 2011, gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane. Samaras i propozoi asokohe Berishës që dy vendet të shqyrtojnë përsëri marrëveshjen për përcakimin e kufijve të zonave detare dhe të shelfit kontinental mes Shqipërisë e Greqisë. Për këtë arsye, Spahiu ka kërkuar nga kryeministri Berisha që të zbardhë pazarin me Samaras për kufirin detar dhe çfarë do të përfitojë ai nga kjo marrëveshje. Ai theksoi më tej se kompani të njerëzve të mafias serbe janë kualifikuar nga qeveria shqiptare në koncesione kërkimi nafte në jug dhe jugperëndim të vendit.

Ky sulm frontal ndaj Berishës vjen pasi një komision parlamentar (i kontrolluar krejtësisht nga Berisha) hetoi veprimtarinë e Spahiut si Nën-Kryetar i KLD-së dhe paraqiti një raport, ku ky i fundit akuzohet se ka përdorur fondet e institucionit për udhëtime që kanë patur të bëjnë me aktivitetet e Aleancës Kuqezi dhe jo me KLD-në. Në Shqipëri është bërë zakon që politikanët t’u përgjijen akuzave me kundërakuza. Do të ishte e udhës që Spahiu, si udhëheqësi i një lëvizje që po shënjestron “sulltanët” e politikës shqiptare, të mos përdorë taktikat e tyre të dala boje. Vetëm pasi të sqaronte publikun sesi qëndron e vërteta për përdorimin e fondeve të institucionit që ka administruar, ai mund të hidhej në kundërsulm ndaj Berishës. I cili ndoshta meriton sulme edhe më të forta se të Spahiut…

Re.Pu.

Comments

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Jam Dakord, te jape edhe ky shpjegime, nuk na duhen Salinj dhe Edinj te tjere

Submitted by Anonim (not verified) on

Ketu ke shume te drejto Muçi. Edhe ky po hyne ne te njejten rruge te atyre qe po kritikon. Por prit ore se si thote populli "nuk plasi peshku". Sqaro nje here se a jane te verteta apo jo ato per te cilat akuzohesh pastaj sulmo. Ose te pakten thuaj se do jem i gatshem per hetim nga prokuroria dhe KMLSH dhe se atje do dali e verteta. Keshtu si hidhet Kreshniku ne sulm, duket se po i del perpara asaj qe ka bere, qe pastaj te thote me fajesuna se une demaskova Saliun. E çfare mund te kete biseduar Saliu me Samarain Ne keto raste e dime te gjithe se perdoret gjuha diplomaitke. "Do ta shoim" "do te veprojme sipas te drejtes nderkombetare" etj. Nuk ma merre kurre medja qe ai ti thote Saliut se po me nje cope det une do te te japa kaq para. Pse aq te ulta qenkan keto pazare? etj, etj. Apo hidhe ne treg sa me teper tymnaje per t'i nakatosur mendjen njerezeve te shkrete. Ose po te kete Kreshniku ndonje gje konkrete e dokumentuar ta thote jo te prese sa t'i mbushet mendja Salit ta thote para parlamentit

Submitted by Anonimi (not verified) on

Po pse e meriton nje komision kukull ti hidhen qurrat ?

Apo ç'ja fut kot autori, sikur kemi demokraci ne, ai komision pati veç pedeiste, ça llogarie te japesh para akuzave te tij. Ka shkuar tek vjehrra me makine dhe ka thene se po iken ne shtepi. Po pse akuze eshte kjo , ky eshte humor. Si i paska perdorur leket e KLD-se per udhetime private, kjo s'ka asnje logjike ku te qendroje, ja t'i them une 2 rastet ne Rome, erdhi per punet e shtetit dhe ne kohen e lire mori pjese ne dy takimet e Romes, Ca eshte kjo shfrytezim i parave te KLD-se ? C'duhet te bente pas takimeve zyrtare, te mbyllej ne hotel qe te mos akuzohej ?

Cik me serioze ju te faqes, ju lutem.

Submitted by gjergji (not verified) on

Pse nuk i kerkoni  Spahiut ta shpjegoje edhe nje here, per Re Pu - ne ekskluzivisht, se udhetimet e tij kane qene ne fundjave dhe te paguara nga rroga e vet.

Per te tjeret besoj se nuk ka dashur te perseritet pasi kete gje e ka sqaruar  disa here ne emisione apo intervista, kur e kane pyetur se ku i ka gjetur parate per organizimin e aktiviteteve te levizje - partise qe ka krijuar

Submitted by Anonimi (not verified) on

Se Re. Pu. e di shume mire, po i pelqen te shese mjegull, dmth e ka me paragjykim kete pune e i sherben politikisht paragjykimi, keshtu nuk i plas per te verteten.

Submitted by gjergji (not verified) on

keshtu eshte kur ke objektiv paanshemerine,  anashkalon objektivitetin dhe behesh i padrejte

Submitted by i (not verified) on

jo gjergji nuk thote njeri rri ne hotel etj etj, por ti ke per detyre te sqarosh kur te bejne nbje akuze te tille

Submitted by Anonim (not verified) on

VETEM 10 FJALE DO TE MJAFTONIN: NUK KAM SHPENZUAR ASNJE LEK TE KLD PER AKTIVITETET E AK=SE

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.