Investimet e huaja, zbardhet shkaku i “dalldisë” së Berishës për shtetësinë

Postuar në 28 Shkurt, 2012 14:01

Ajo që na u duk “dalldisje” e Kryeministrit Berisha disa javë më parë, tek deklaronte se do t’i jepte shtetësinë shqiptare të gjithë atyre që investonin më shumë se 100 mijë euro në vend, nuk paska qenë e tillë apo thjeshtë tentativë për të devijuar vëmendjen e publikut nga ndonjë temë dite. Nisma qënkesh bazuar në treguesit e investimeve të huaja direkt në Shqipëri, të cilat gjatë tre mujorit të tretë të vitit të shkuar paraqiten në nivele minimale.

Investimet e huaja po pësojnë ulje nga muaji në muaj në Shqipëri. Publikimi më i fundit i Bankës së Shqipëri tregon për një ulje me 32.8 për qind të tyre gjatë tre mujorit të tretë të vitit të shkuar krahasuar me vitin 2010. Më konkretisht, raportohet se gjatë periudhës korrik-shtator 2011, të huajt kanë investuar 166.4 mln euro (rreth 222 mln dollarë) në vendin tonë. Të gjitha investimet e huaja të kryera nga janari deri në shtator 2011 ndërkohë, vlerësohen si 25.6 për qind më të ulta krahasuar me nëntë mujorin e vitit 2010.

Referuar këtyre shifrave, del në pah se Shqipëria po përballet me ulje drastike të këtyre investimeve duke marrë parasysh faktin se gjatë 2010-s në vend u futën jo pak por 1.1 miliardë dollarë nëpërmjet investimeve të huaja.

Mësohet se 65.9 e investimeve të huaja direkte përfaqësohen nga vendet e BE-së. Greqia dhe Italia janë vendet me përqindjen më të lartë të investimeve në stokun total. Duke marrë parasysh edhe krizën që po përjetojnë këto vende mund të kuptojmë edhe ecurinë negative të investimeve të huaja në Shqipëri.

S.E.

Comments

Submitted by Gusmari (not verified) on

Nese jane te sakta shifrat, ky lajm eshte vertet shqetesues. Pervec anes ekonomike, mendoj.

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

eh more Muç sa i lumtur ndihesh kur kupton se ka rene niveli i investimeve te hueja !

Per te luftuar Berishen je gati ta shohesh kete vend edhe njehere ne flakë.

Po nje gje nuk kuptoj.Si je kaq i trashë e nuk kupton se Berisha rrin ne pushtet nga marrëzite e pa fund te Ramës !

Submitted by Ilir (not verified) on

Nuk eshte puna e Investimeve por e Njerezve qe do perfitojne nga kjo Nenshtetesi, kush e do kete Neneshtetesi, Amerikanet apo Gjermanet, dhe per cfare ben fjale kjo nenshtetesi? Behet fjale o per Kineze ose Islamike qe te vijne dhe Investojne......

Submitted by Lleshi (not verified) on

Nuk e kuptoj ç'te keqe do ti sjellin 5 miljon  kinez ketij vendi ?!

Me te mire ata  se ndoshta e bejne kete vend se me shqiptar nuk eshte bere dhe nuk do behet.

Ne lagjen e gabelve,kryeplaku gabel do te zgjidhet sa here te votohet.

Submitted by Shtiqeni i ri (not verified) on

Or Llesh:

-qfar del nga nderzimi i nji tropojani me nje kineze?

- qfar del nga nderzimi i nje kinezi me nje tropojane?

Ku ka perendi cfare mostre del or ti lum miku.

A do e leshe gocen tande ti me u martu me kinez ni meter e gjys?? Te vijke kinezi vogel e te thirrke: bac leshi, bac leshi. du lalam, du olis. Tbojsh ene dasem , tshtish ene pushke nga gzimi teprum. a ke pa kinez dejshem tuj knu malcorshe. dhonrri jo ka me ken.

Submitted by anila (not verified) on

Po mire, une perseri nuk e marr vesh se perse ulja e investimeve ka lidhje me shtetesine ose e kunderta. Nga artikulli nxjerr konkluzionin qe dhenia e nenshtetesise do te perdoret si menyre per te nxitur investimet e huaja, por a do te rriten vertet investimet nga ky veprim? Çfare perfitimi i sjell  nje te huaji qe investon, dhe qe presupozohet te kete liri levizjeje dhe veprimi, shtetesia shqipetare? Aq me teper kur perspektiva europiane eshte ende larg. Kush di te me jape nje pergjigje korrekte?

Submitted by Drin (not verified) on

Keshtu tham edhe ne ketej nga Albania po do ti qe e paska seriozisht Berua? Kryeministri mendon se duke u dhene shtetesine shqiptare do te nxise te huajt qe te investojne ne Shqiperi. Futja kot dmth, ja ca halli paska pas. Ose mos ka dash te josh greket :p

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.