Fahri Balliu, botues, gazetar, biznesmen, spin doctor
Kabllogrami është i datës 17 prill 2009, dhe në të thuhen gjëra që shtypi shqiptar nuk para i ka vënë re. Përmendet mes të tjerash Fahri Balliu, gazetar, botues, dhe njeri shumë i afërt e kryeministrit të vendit. Vajza e tij, Henris Balliu, është pronare e një kompanie, dhe tok me Mihal Delijorgjin, “kanë nisur në mënyrë ilegale ndërtimin e fabrikës së demontimit në Gërdec në prill të vitit 2007, muaj përpara se Këshilli i Ministrave të jepte aprovimin zyrtar për kompanitë private (përfshi Albademilin e Delijorgjit) për t’u përfshirë në demontim”.
Atë mot, sipas kabllogramit, komandanti i policisë ushtarake, Astrit Jaupi, i befasuar nga ndërhyjrja për të prishur pa asnjë leje ndërtesat në ish-repartin e tankeve në Gërdec, ka njoftuar ministrin Mediu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Luan Hoxha. Por u ballafaqua me heshtjen e këtyre të fundit. Në momentin që ndonjë zë filloi të fliste mbi përfshirejn e vajzës së Balliut në historinë e Gërdecit, ky i fundit doli në një konferencë për shtypin (gjë e pazakontë për një gazetar, a botues), dhe tha se “nuk merrej me punët e vajzës së tij”. Mëpas zuri të merrej me punët e vajzës së tij, megjithatë, dhe deklaroi se “Henrisi ish larguar nga bashkëpunimi me Delijorgjin përpara se të ndodhte Gërdeci”. Në fakt, më pas dolën në shesh dokumenta, që vërtetonin se kjo nuk kish ndodhur deri në momentin që Fahri Balliu fliste.
Ndjekësit e vëmendshëm të shtypit e të politikës nuk mund të mos kenë vënë re që pas Gërdecit, Balliu dhe gazeta e tij kanë qenë në vijën e parë të sulmit kundër Prokurorisë së Përgjithshme e kundër Ina Ramës. Të njëjtën gjë ka bërë Balliu dhe këto ditë, qysh kur doli lajmi i rremë se Prokuroria është aktivizuar kundër vajzës së tij pas publikimit të kabllogrameve.
Më e bukura është se kjo histori nuk figuron në faqet e shtypit serioz shqiptar. Vetëm Tema ka shkruar. Gazetat e tjera po heshtin edhe pas daljes së kabllogramit të ambasadës amerikane.
Re.Pu.
Comments
Aman mos na e zbukuroni
<p>Aman mos na e zbukuroni Fahrien me terma amerikane "spin doctor" (jo po "eminence grise") . Per "spin veteriner" bie dakord, po nuk iu prish qejfi Bamirit</p><p> </p>
Add new comment