Punësimet në shtet, konkurset bëhen kot, fitojnë kandidatët e paracaktuar

Konkurset e organizuara nga institucionet shtetërore janë fiktive dhe sa për sy e faqe, për të qenë në rregull me ligjet. Kjo, pasi vendin e punës e merr në pjesën dërrmuese të rasteve një person, i cili ka qenë më parë në marrëdhënie pune nëpërmjet një kontrate të përkohshme duke spostuar të gjithë kandidatët e tjerë që kanë marrë pjesë në garë.
Ja se ç’shkruhet në raportin e Komisionit të Shërbimit Civil të dorëzuar këto ditë në Kuvend: “Konstatohet se në të gjitha konkurrimet e zhvilluara kanë fituar punonjësit, të cilët kanë qenë të emëruar nëpërmjet kontratave si dhe duke kryer efektivisht detyrat e këtij pozicioni edhe gjatë kryerjes së procedurës së konkurrimit”. Shembulli tipik janë Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Mbrojtjes. Në Ministrinë e Mbrojtjes, gjatë këtij viti janë zhvilluar 46 konkurrime, ku kanë fituar ata që kanë qenë më parë në marrëdhënie pune kontraktuale me pozicionin. Po kështu, edhe në 17 raste në Ministrinë e Mjedisit”, - vijon raporti.
Fakti që konkurset bëhen fiktive ka bërë që qytetarët të humbin besimin tek to duke mos marrë pjesë. Ja si vijon raporti: “Kjo ka sjellë humbjen e besimit të fuqisë së lirë të punës, duke u shfaqur kjo në formën e humbjes së interesit e mospjesëmarrjes në konkurrime në rastet e shpallura e për pasojë kandidatë jo cilësorë. Personat e interesuar e konsiderojnë të kotë pjesëmarrjen në konkurrim, pasi ai kryhet vetëm si procedurë që të ligjërohet mbajtja në punë e personit të marrë me parë me kontratë”. Të trija këto citime pasqyrojnë plotësisht atë ç’ka është duke ngjarë me administratën, ku konkurset bëhen fiktive dhe gjithnjë fiton një kandidat i paracaktuar.
S.E.
Comments
"Punësimet në shtet,

"Punësimet në shtet, konkurset bëhen kot, fitojnë kandidatët e paracaktuar".

DIHET

Gjithandej ashtu eshte

Gjithandej ashtu eshte Mustafa edhe ne Gjermani apo USA , flet gjithmone dikush nga brenda...... Mos kerkoni perralla me idelaizma.

Sigurisht qe flet dikush nga

Sigurisht qe flet dikush nga brenda edhe duhet te flase, por duhet te keni parasysh se atje diferencat midis individeve konkurrues jane fare te vogla, edhe nese keni kundershtim per kete ( e mirepres) , nuk mund te kendershtoni faktin se ketu ne Shqiperi asnje drejtues i larte nuk e ka mendjen tek puna, personi qe punesohet duhet te jete i linjes....Ne administraten shqiptare njerezit mbahen ne' vath' si kafshet, nuk ka as pune as zanat, shefat e shefet bashke me sekretaret pine kafe e shohin telenovela neper zyra. Dalin nganjehere per kontroll "eshte apo jo numri ne vend" sa per t'i tromaksur edhe kaq. Nuk eshte ekzagjerim, perkundrazi eshte me e pakta e thene...Do te trishtoheni pas kesaj? E po pini nje gote vere..

Ciao

Autori i ketij artikulli mos

Autori i ketij artikulli mos do ndonje medalje nderi apo ndonje shperblim ne filozofi dhe deduksion?

Prape ti mo Zelen? Ky robi i

Prape ti mo Zelen? Ky robi i esht referuar raportit, ska thene gje nga mendja vete

Ai qe ka bere raportin qenka

Ai qe ka bere raportin qenka shkencetari ketu ahhhhh . . . se kisha kapur, pertoj dhe ta lexoj si artikull

O zeneli fallco prap u cfaqe

O zeneli fallco prap u cfaqe mor trim.

Mos e keq perdor faqen Respublika.

O zenel, te kane vjedh marken

O zenel, te kane vjedh marken e po boj goxha pare me emrin tend! Hidhi ne gjyq se e fiton. Ta jep sashenka me Shpresen ty se i mbron perdite ketu tek ResPublika.

Tani une nje gje nuk kuptoj

Tani une nje gje nuk kuptoj kush eshte fallco nga ne te dy

Ti je zeneli fallco. Une jam

Ti je zeneli fallco. Une jam i verteti.

Une jam zeneli 3- Kjo eshte

Une jam zeneli 3- Kjo eshte belaja e te qenit te famshem.Te humbet privacia, te vjedhin te drejten e autorit, te shajne nen emrin tend.

Zenel, ruaj gruan, pa keto te tjerat rregullohen. Te troket tjetri ne shtepi e i thote gruas " une jam zeneli" e cfaj ka ajo pastaj.

Me ate mendje qe ke ti do besh buje e do kesh sukses prape. Nis e shkruaj me emrin "Militanti" p.sh. Do gjesh edhe pune shpejt e shpejt.

Shume e vertete! Kjo nuk

Shume e vertete! Kjo nuk eshte diçka e re, por eshte vazhde e tradites otomano-ballkanike qe e trashegojme nga e kaluara jo fort e larget dhe qe vazhdon te na mbaje te lidhur e dreqi e di se kur do te na shqitet.

Ne ndertojme nje shtet me mentalitet oriental, me nje qender rreth se ciles ndertohen rrathet koncetrike te shokeve, miqve dhe bashkefshatareve.

Ne Shqiperi duhet te krijohet nje institucion i pavarur, qe te ngarkohet me ligj per te kryer perzgjedhjen e kandidateve qe do te punojne ne sektorin publik ne te gjithe vendin.

Duhet te hiqet dore nga perzgjedhja e kandidateve nga vete institucionet, sepse ne Shqiperi keto jane te politizuara!

Nje shembull te ketij institucioni e gjeni ne Belgjike: www.selor.be

Te pershendes Daja! As

Te pershendes Daja!

As shtetit te Enver Hoxhes nuk mund t'ia arrijme tek thembra e kembes. Me pak perjashtime te gjithe te diplomuarit pa dallim emeroheshin nga shteti ne baze kriteresh te percaktuara qarte. Ne ate kohe ishte nder te punoje ne administraten e shtetit me gjithe difektet qe i ndienim edhe sot njihen nga te gjithe. Por ama nuk kishte lindur dot ndonje burre qe te merrte vartesin neper kembe cili/cilado te ishte, vetem ne rastet kur njeriu kishte lindur vete i nenshtruar. Ndersa sot, po ama per te qene te sinqerte vetem me kete qeverri, edhe njeriu me krenar, nuk guxon te hape gojen (si te ushqehem?, keshtu kemi zgjedhur te rrojme) perndryshe e sheh vehten ne rruge si nje lecke. Po ky eshte kulmi.

Ciao

E kur ka qene ndonjehere

E kur ka qene ndonjehere ndryshe?! Ne keto gjera na duken te cuditshme dhe madje 'qiqra ne hell' por nuk jane. Keto jane ato qe afektojne jeten tone perdite. Mungesa e konkurences dhe falsifikimi i saj do te thote deshtim i rende shoqeror, politik dhe egzistencial. Ne Shqiperi konkurrenca nuk egziston dhe kudo eshte e falsifikuar. Kjo ka sjelle dhe do sjelle gjithmone vec prapambetje dhe mizerabilitet.

Ne shqiptaret jemi shume mbrapa ne krahasim me popujt e ballkanit, nderkohe qe popujt e ballkanit jane shume mbrapa ne krahasim me popujt perendimore. Pervecse jemi mbrapa, jemi dhe pak anash....

Emo mire se e dinim, keshtu

Emo mire se e dinim, keshtu ka qene dem baba dem. Po eshte procedure leshi e shtetit nuk eshte faji i konkursit se per ti ngritur dikujt graden duhet te besh konkurs me te pakten 3 vete dhe nuk ka sens qe te vije dikush nga jashte dhe ti marre vendin e punes. Persa i perket atyre te rrinjve normale qe do merret ay qe duan drejtuesit, keshtu ndodh edhe ne Privat. Nuk eshte ndonje thakme e madhe, pastaj ne shtet me ato rroga vetem te paftet dhe militantet konkurrojne

Po fol mer Tomorr fol se na

Po fol mer Tomorr fol se na myten...

jo vetem ne shtet por edhe

jo vetem ne shtet por edhe tek privati keshtu behet,kane marre shembull,saqe grumbullohen njeqid CV

per nje vend pune ,jep dhe intervisten dhe thone mire do te njoftojme ,dhe ti pret dhe se nga na del,miku

ne hall jemi se dhe biznesi yt ste ecen se nuk ka konkurence te ndershme dhe ne vetem kursejme dhe ...

presim po çfare nuk e dime ,thjesht bejme sikur punojme.Po nuk ka rruge tjeter te servilosesh duhet se ben dot rri.

Add new comment