Vetvendosja vijon të jetë e pranishme në sheshe; këtë herë kundër Fusnotës

Postuar në 27 Shkurt, 2012 14:04

Sipas ndonjë gazete (shih Koha Ditore online), në protestën e sotme të Vetvendosjes kundër marrëveshjes mbi pjesëmarrjen “jo sovrane” të Kosovës në takime e veprimtari rajonale, kanë marrë pjesë disa mijra vetë. Ndërsa sipas qeverisë, kanë qenë disa qindra vetë.

Por përtej numrave, protesta është zhvilluar sipas programit. “Nuk duam të pushtojmë institucionet”, tha Albin Kurti. “Thjesht duam që për tri a katër orë t’i izolojmë, e të ndalojmë hyrje-daljet në to”. Ia kanë arritur qëllimit, ndonëse protesta është monitoruar nga më shumë se dy mijë policë e ndonëse zërat nga qeveria thanë se “e kanë pasur mendjen tek puna, e cila ka vijuar normalisht”. Sloganet që u hodhën, apo  që lexoheshin, ishin “Me Hajna nuk ka shtet”, “Kush e jep Republikën? Hashim Thaçi; Kush e mbron Republikën? Populli”, “Poshtë Thaçizmi”, “Republikën Kosovës, Borkon Editës”, etj.

Albin Kurti garantoi se “do të ndodhë pranvera kosovare”, dhe me këtë ka bërë një paralele me Pranverën arabe.

Re.Pu.

Comments

Submitted by zeneli (not verified) on

<p>Albin, shko pi ilacet ! Le Kosoven te qete se Ska nge per Prandhjera Arabe.</p>

Submitted by dikush (not verified) on

<p>O Zenel, kush te ka mesuar si te perdoresh kompjuterin ka bere krim !</p>

Submitted by zeneli (not verified) on

<p>Une jam rrote kari, mos ma vini re e kam semundje te marre nga Saliu.</p>

Submitted by Tironsi "Zogu i Zi" (not verified) on

<p>Mallkuar qofte ai dhe ky qe e perdor! Ishte me mire me letra anonime zeneli, se nje kopje bente dhe nje shefi ja fuste poshte deres.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.