Gjendet një listë njerëzish, me të cilët Bashar al-Assadi ka pasur hesape për të larë

Postuar në 27 Shkurt, 2012 13:45

Agjencia informative Mother Jones ka shtënë në dorë një dokument komprometues për regjimin sirian. E vërteta është se krimet që janë bërë gjatë muajve të fundit janë ku e ku më komprometuese, por ky dokument është edhe më spektakolar në metodikën e krimit. Është fjala për një listë personash që regjimi i Bashar al-Assadit ka programuar për t’i goditur. Janë 718 faqe, të tëra në gjuhën arabe dhe, përveç emrave dhe të dhënave anagrafike, përmbajnë adresën e banimit, numrat e telefonit, e të dhëna të tjera mbi aktivitetin që kryejnë. Është pra një operacion kolosal me synimin për të asgjësuar opozitën reale. Përfundimi ku kanë arritur ekspertët është se regjimi, krahas bombardimit të pareshtur të qyteteve Homs dhe Hama, ka gjurmuar hap pas hapi dhe mijra individë, të cilët i ka spinuar e përgjuar, i ka marrë në pyetje, i ka prangosur, i ka torturuar, e në shumë raste të tjera më keq se kaq.

Re.Pu.

Comments

Submitted by daku (not verified) on

Keshtu shkuan edhe gardistet e Berishes ne Cerrik ne 1997 me liste emrash

Submitted by Tironsi "Zogu i Zi" (not verified) on

Kam njohur njerin prej tyre. Nuk ishin te gjithe gardiste. Ne kulm te varferise, per pese para te qelbura. E kam pare muaj me vone rrugeve te Tiranes me nje pale xhinse ngjyre kafe te shplare, qepur tek pulpa e majte, aty ku kishte marre plumbin gjate sherbimit ne Cerrik. Ato kishte, laj, thaj vish!

Submitted by zeneli (not verified) on

Ne burg u kalbshin e ne plumb perfundofshin gjith ata qe organizuan masakren e pabese kunder ushtareve e policve e gardisteve (ska rendsi cfar ishin)  ne Cerrik.

Te njejtin fund pacin  dhe ata te Vlores 97 e keta qe organizuan  21 janarin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.