A paguan më pak taksa biznesi se dy vjet më parë siç thotë ministri Ahmetaj?
Ministri i Ekonomisë, Aben Ahmetaj deklaroi sot se biznesi paguan më pak se dy vjet më parë. Këtë ‘arritje’ ai e argumentoi me faktin se në kohën e Berishës biznesit i vendoseshin gjoba, ndërsa tani jo. Në këtë kontekst sipas tij në 2013 barra fiskale së bashku me gjobat që i vendoseshin biznesit ishte 22%, ndërsa sot është vetëm 15%.
Sipas gazetes Panorama kur ka bërë këtë deklaratë, Ahmetaj duket se ka harruar qëllimisht katër fakte:
Së pari, në dy vitet e qeverisë së majtë taksat në Shqipëri janë rritur me koston 250 milion USD në vitin e parë dhe 140 milion USD në vitin e dytë, 390 milion USD në total.
Së dyti, raporti i fundit i Doing “Business” nxjerr Shqipërinë vendin me barrën fiskale më të lartë në Ballkan.
Së treti, për heë të parë shoqatat e biznesit të huaj dhe ato shqiptare e kanë renditur nivelin e lartë të taksave ndër problemet më të mëdha në vend.
Së katërti, nëse ndryshimet e fundit në Kodin Penal do të miratohen, Shqipëria bëhet i vetmi vend që burgos për kuponin tatimor. Te gjitha shoqatat janë kundër masave dhe gjobave te reja qe ka vendosur qeveria.
Comments
Kuptove gje?
Kush ia shpjegon dot Ministrit qe Taksat, Tatimet dhe Gjobat jane koncepte te ndryshme?
Per me teper, kush ia shpjegon dot qe gjobat jane rritur bashke me burgimet?
Dhe kush ia shpjegon dot popullit pse kemi akoma keto hajdute ne pushtet?
Edhe sa do na e fusni
Personalisht kam shum respekt per personin ne mes, esht njeri me integritet dhe patriot qe e do popullin e kuptova nga nje fjalim qe do jepte per fushate ku nuk kishin cfar te thoshin me dhe ky e ofroi inteligjencen e tij per te shpetuar momentin duke then "Hajde Tallim Bythen". Ky ishte nje vendim dhe mendim qe kerkon shum inteligjence dhe pergatitje sidomos kur je para popullit qe te dha voten e vetmja menyr esht te "Tallesh Bythen". Dhe populli e mori mesazhin dhe pasi e analizoj mir i rezltui si ide e shkelqyer qe te tallej bytha me ta dhe ju dha voten. Arritjen jan te panumerushme, me vjedhej qe i kalojn miliarda euro dhe mohim ne televizione me taksa edhe per ajrin qe merr dhe mohim te se vertetes dhe duke akuzuar opoziten qe ska asgje ne dor. Me popullin po behet nje Tallje Bythe Evropiane dhe ne duhet te jemi mirnjohes per kete sepse deri dje ishte e stilit Sovietik.
Add new comment