barra fiskale
Kush preket nga vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël?
Me kërkesë të disa shoqatave biznesore dhe të disa bizneseve të mëdha, të mesme dhe të vogla, por edhe nisur nga diskutimet e shumta në media dhe në rrjetet sociale, do të doja të jepja opinionin tim për trajtimin tatimor të bizneseve të vogla, veçanërisht lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ndaj këtyre bizneseve.
Sipërmarrja italiane/Barra fiskale po zhvendos biznesin në Mal të Zi e Maqedoni
Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri ka dhënë alarmin se taksat e larta po bëjnë që shumë kompani italiane të ndalojnë investimet, apo dhe të tërhiqen plotësisht nga Shqipëria, duke iu drejtuar destinacioneve të reja si si Maqedonia apo Mali i Zi. Biznesi Italian argumenton se investitorët erdhën në Shqipëri për shkak se tatim fitimi ishte 10%, energjia elektrike ishte e ulët, por tani çdo gjë është rritur, madje edhe taksat e Bashkisë janë dyfishuar.
Raporti i BB-së/Shqipëria vend me barrë të lartë fiskale. Rritje me 5.1% në vitin 2015
Shqipëria hyn në vendet me ngarkesë të lartë fiskale. Një raport i Bankës Botërore, “Paying Taxes 2016”, vlerëson se shkalla tatimore në Shqipëri për vitin 2015 ishte 36.5%, duke shënuar rritje me 5.1% krahasuar me një vit më parë. “Shkalla tatimore në vitin 2015 ishte 36.5%, duke shënuar një rritje prej 5.1% në raport me një vit më parë. Nga këto, 14.1 për qind janë tatime, 19.8 janë taksa mbi punën, ndërsa 3.6 për qind janë taksa të tjera. Sipas raportit, biznesi në Shqipëri harxhon 357 orë në vit për pagimin e taksave.
A paguan më pak taksa biznesi se dy vjet më parë siç thotë ministri Ahmetaj?
Ministri i Ekonomisë, Aben Ahmetaj deklaroi sot se biznesi paguan më pak se dy vjet më parë. Këtë ‘arritje’ ai e argumentoi me faktin se në kohën e Berishës biznesit i vendoseshin gjoba, ndërsa tani jo. Në këtë kontekst sipas tij në 2013 barra fiskale së bashku me gjobat që i vendoseshin biznesit ishte 22%, ndërsa sot është vetëm 15%.
Sipas gazetes Panorama kur ka bërë këtë deklaratë, Ahmetaj duket se ka harruar qëllimisht katër fakte: