Vërtet duan 55 përqind e sirianëve që Assad të qëndrojë në pushtet?

Një sondazh i opinionit publik u raportua së fundmi si një provë se 55 përqind e sirianëve mendojnë se presidenti Bashar Al Assad nuk duhet të japë dorëheqje. Por a qëndron diçka e tillë, pyet BBC, e cila ka marrë në analizë sondazhin.
Bota i ka sytë nga Siria, ku çdo ditë ka skena të reja dhune dhe horrori mes protestuesve dhe forcave qeveritare. Por kundrejt kësaj panorame, disa komentatorë thonë se 55 përqind e sirianëve duan që Assad të qëndrojë. Në një kolumnë në gazetën ‘The Guardian’, statistika përdoret për të sugjeruar se media perëndimore po keqraporton situatën nga Siria, duke anashkaluar fakte bindëse për qëllim të propagandës.
Statistika është përdorur gjerësisht nga ‘New York Times’, ‘Al Jazeera’, ‘Press TV’ e Iranit dhe shumë media siriane.
Por kush e ka bërë këtë sondazh?
Ai është një sondazh në internet i realizuar nga YouGov Siraj, me qendër në Dubai, por që është degë e kompanisë britanike YouGov.
Sipas sondazhit, janë pyetur 1 mijë njerëz nga 18 vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore në lidhje me faktin se a duhet të largohet Assad. Në mbarë rajonin, 81 përqind thonë se Assad duhet të ikë. Por kompania e sondazhit thotë se 55 përqind e personave të pyetur në Siri thonë se Assad duhet të qëndrojë. E pyetur nga BBC, kompania pranoi se nga 1000 personat e pyetur në total, 211 ishin nga rajoni i Levantit që përfshin disa shtete. Nga këta, 46 përqind ishin nga Siria. Me një fjalë i bie që janë pyetur 97 persona. Që të jemi të saktë, 98, pasi shifrat janë rrumbullakosur. Shto këtu faktin se në Siri vetëm 18 përqind e popullsisë kanë akses në internet, pasi ky është një sondazh online. Është e ditur se kush mund të ketë internet në Siri në këto momente. A është ky kampioni që duhet të japë një ide për atë që ndodh dhe duhet të ndodhë në Siri?!
Tema
Comments
Po Tema a beri sondazh online
<p>Po Tema a beri sondazh online kur vendosi te marre pjese ne aksionin e rekrutimit te ziverave e perlekajve per te rrezuar me dajak e tritol Berishen?</p><p>Ke pyeti?</p><p>Apo mjafton urdheri nga Fideli e Edvin Shkreli?</p><p> </p>
Add new comment