Rruga që nuk mbaron kurrë

Postuar në 11 Korrik, 2021 12:33

E premtuar një dekadë më parë, por ende një kantier ndërtimi. Rruga Qukës- Qafë Plloçë, që do të shkurtonte distancën mes Pogradecit dhe Tiranës, edhe pse vetëm 40 km, pavarësisht ndërrimit të disa qeverive nuk ka përfunduar.

I pari që propozoi ndërtimin e kësaj rruge ishte ish-kryeministri Berisha, i cili në prag të zgjedhjeve të 2009 foli për rikthimin e rrugës së vjetër “Egnatia”. Por ende sot, në korrik të vitit 2021, nga Ministria e Infrastrukturës nuk ka ende një afat se kur do të përfundojnë punimet. Këto të fundit, sipas një vëzhgimi që MCN TV kreu, veçse e kanë vështirësuar jetën e banorëve të zonës.  

Comments

Submitted by Heu bre (not verified) on

Rruga Qukës - Qafë Plloçë eshte 40.5 km e gjate. Rruga ekzistuese Qender Pogradec - Qafë Plloçë eshte 5.2 km. Pra nga Pogradeci ne Qukes me rrugen e re duhen pershkuar 45.7 km, ndersa me rrugen e vjeter ekzistuese vetem 40.4 km. Pra me shkurt eshte nga rruga ekzistuese. E dini ju qe ne e blejme sherrin me leke. Rruga e re eshte shembulli tipik.
Kjo rruge me kujton Termocentealin e Vlores po nuk ka kush i burgose ato qe i bene keto pune.
RROFTE RITVAN BODE I KESHILLIT BANKAR SHQIPTAR NGA RAKICKA

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rruga e vjeter eshte 50 min, 46.5 km e gjate, si e shkurton me 1 ore kjo rruge na e thoni? max 15 min shkurton, jo me shume

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.