R. Qosja në ‘Presheva Jonë’: Paqen mes shqiptarëve e serbëve e sjell shkëmbimi i territoreve

Agjencia Presheva Jonë është bërë gjatë këtyre kohëve foltorja e shumë personaliteve shqiptare. Dhe dy të fundit janë Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja. Kadare u shpreh para dy ditësh për këtë agjenci, se “duhet ruajtur integriteti territorial i shtetit të Kosovës dhe çdo pretendim për lëvizje kufijsh apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon”. Ndërsa sot ka folur Qosja, i cili ka dalë me një ide krejt të kundërt me atë të Kadaresë: “Duhet të çlirohemi nga serbët e Veriut dhe serbët nga brendia e Kosovës, nëse janë të interesuar, mund të kalojnë atje në Veri dhe ajo pjesë t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Do të thotë të bëhet shkëmbimi i territoreve. Unë jam me këtë opcion.”
Është hera e parë që Qosja del me këtë ide, e cila nuk ka shumë mbështetës në qarqet diplomatike. Të gjithë e pranojnë nën zë se ky opcion do të largonte arsyet për konflikt mes serbëve e shqiptarëve, por nga ana tjetër ekziston frika se ky shkëmbim territoresh rihap lojën e kufijve në Ballkan.
Re.Pu.
Comments
Plotesisht dakort. Rexhep

Plotesisht dakort. Rexhep Qosja nuk ka frike t'i kundervihet nacionalist - folkloristave. Qe na kendojne me lahute maje krehit. Qosja nje nga personalitetet me te shquara te kombit shqiptar tregohet edhe ketu se eshte llogjik, patriot dhe guximtar.

Shume e sakte kjo qe thote

Shume e sakte kjo qe thote Qosja ,porse ka dicka te rezikeshme ne keto kushte qe jemi ---Se Kosova tani eshte ne gjendje pak te turbullt dhe po te fillojne bisedimet tani,ata mund tekerkojne me shume

Ndaj duhet me mire te konsolidohet si shtet Kosova per nje fare kohe ,duke vendos regullin dhe autoritetin e saj edhe ne Veri te Mitrovicers dhe pastaj te futet ne bisedime me Serbine ku te flasi me kushte rreptesisht te percaktuara --Shkembim teritoresh midis Veriut te Mitrovices dhe Lugines --Kaq

Ne fakt ne keto bisedime Kosova mund te fusi edhe parakushtin qe ti Bashkohet Shqiperise

Bravo ResPublica ! I keni

Bravo ResPublica ! I keni dhene hapesire edhe amaneteve te binladenit dhe asgje , asnje lajm per gjithe ate gjendje te rende qe eshte krijuar ne vend sipasoj e reshjeve te debores. Asnje lajm, per tragjedine e Restelices ne Kosove?!

Sigurisht qe ka nje lajm te
Sigurisht qe ka nje lajm te tille, po te lexosh nen balline, por te kerkosh llogari kesisoj nga nje website opinioni e analize eshte e pa drejte, pasi nuk mbahet me abonime te paguara nga ne, lexuesit.
Lidhur me intervisten e Qoses. Pashallaret e Tiranes dhe Prishtines duhet te pregatiten per nje opsion te tille. Historia ka deshmuar se raportet e situatat politike ne rajon dhe me gjere ka ndryshuar diku kater-pese here gjate shekullit te kaluar, e po keshtu edhe ne shekullin para tij. A kane vullnet te pushojne nje moment se beri servilin me perendimin dhe se plackituri cdo pasuri qe munden, dhe te mendojne per kombin? Dyshoj se e kane shit shpirtin dhe vec flasin fjale te bukura ose vjellin vner e justifikohen me terma qe nuk i kuptojne qarte si "nacionaliste" "anti-integraliste" etj. Shqiptaret duhet te kene vetem nje shtepi: Shqiperine. Dhe jo disa te jetojne ne fund te bahces se kojshise, e disa me qera ne shtepite e tyre.
po pse ore cfare u bene

po pse ore cfare u bene territoret na 1 filxhan fare kosi dhe me jep pak fare djathi. Pse kaq i lehte eshte shkembimi i territorit sikur po shkembehen 2 xhupa mes miqsh. Kjo eshte ideja me superidiote qe ekziston edhe per vete pasojat e paimagjinueshme qe ajo do te mbarte me vete. Ky qosja(me te vogel ne saje te merites se tij) paska bere mire qe i ka ndejtur larg RealPolitikes.

Jam mese dakort me akademikun

Jam mese dakort me akademikun Qosja,edhe pse ne s'gaboj pjesa e populluar me serbe nga Mitrovica e veriut e siper,eshte me e madhe se ajo e Presheves dhe e dy komunave te tjera shqiptare ! Gjithsesi nje zgjidhje e qendrueshme vetem nese behet ne baza etnike mund te jete afatgjate (te pakten per stadin e emancipimit qe jane popujt ultranacionalist te ballkanit) !

Te kunderten mendoj une.

Te kunderten mendoj une. Serbet te marrin Luginen e Presheves e shqiptaret Mitrovicen e Veriut. Por Serbet nuk do te pranojne asnjerin opsion. Se Mitrovicen e duan per te kontrollura Kosoven kur Luginen e Presheves nuk e leshojne se aty kalon autostrada kryesore e tyre per ne jug te Ballkanit.

R.,Qosja flet me

R.,Qosja flet me drejtesi.

Nuk e kuptojme pse duhet t'i mbajme ison dipolomacise se huaj. Kur lexoja para dy ditesh Ismail kadarene qe thoshte qe ishte kunder kesaj ideje mendoja qe politika sot eshte e ngjashme si dy pika uji me politiken e djeshme qe solli sherrin mes popujve.

"Shqiperia (ne kohen e Enverit) nuk kerkonte rivendikim territoresh dhe ndryshim kufijsh, ishte per ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon, nuk ishte per shkatterimin e Jugosllavise, per ngrinte zerin mbi te gjitha per te drejtat e shqiptareve ne kuadrin federates Jugosllave." Kete donte normalisht edhe diplomacia perendimore per sa kohe ish Jugosllavia shihej si nje faktor stabiliteti.

me te njetjen logjike te diplomacise te fuqive te medha quhej e pranueshme te liheshin shqiptaret nen perandorine otomane, u lane nje sere popujsh sllave nen qeverisjen austro-hungareze, etj etj historai eshte e mbushur me keto raste, nderkohe qe cdo popull kerkon indipendencen dhe destinin e vet.

Nqs dje u lane afro 2 milion kosovare nen qeverisjen serbe, me te njejten logjike kerkohet te lihen sot 200 mije apo makar 150 mije serbe nen administrimin e shqiptareve te Kosoves.

Duket se politikanet nuk e pranojne iden e ndryshimit te kufijve se duan maksimumin ne gjithcka dhe ruajtjen e statukuose qe kane arritur se i sjell fitime, por situatat perhere te tilla jane si puna e gozhdes se Nastradinit: nje burim konflikti dhe sebep i perhershme per te futur hundet ne punet e fqinjit.

Funksionon si ne logjiken per evtimin e e konfliktit mes dy personave, gjeja me e mire eshte te ndahen (te sqarohen) gjerat per te evituar serish perplasjen e mundshme.

Dihet fare mire qe personi qe nuk deshiron ta beje kete, pra do t'i mbaje gjerat e ngaterruara, kerkon thjesht vazhdimin e sherrit.

Prej maje kali nga Parisi ku

Prej maje kali nga Parisi ku ban jeten komode, Ismail Kadarè hiqet parimor si Enver Hoxha tue dhane fetfà patriotike vetem e vetem per tu hjeke ndaj lexuesve shqiptar si patriot i flakte dhe shqiptaret e hane kete kokerr ullinit.

Ndersa Rexhep Qosja, i mire a i keq qofte, rrin aty ne Prishtine, prane popullit te vet. Ky asht dallimi i madh ne mes ketyne dyve.

Jeta asht nji kompromis i vazhdueshem. Un te jap paret e mija e ti me jep mallin tand. Un te paguej qerane e ti me jep perkohesisht per peredorim shtepjne tande etjetjetj. Pa kompromise, pa dhene asgja, nuk merr asgja. Marreveshtjet sherbejne per te evitue shqetesimet dhe konfliktet e mandej gjithkush rahat ne shtepi te vet. Ti me jep Presheven dhe un te jap Mitrovicen. Ti "i miri" rrin n'pune tande e un "i keqi" rrij n'shtepi time. Ndryshe vetem konflikte ka. Kush nuk ia priton belàse, nuk leshon asnji fije peni.

Jam dakort me Rexhep Qosen ne kete pike.

E mira është që të mos

E mira është që të mos lëshojnë asnjë centimetër se bollë kemi lëshuar por e mira është që të gjitha figurat e kombit të mblillen dhe të diskutojnë të gjitha rethanat të shikojnë se nga peshonë më shumë nga +apo - dhe të vendosin se kushë është më e mira për kombin dhe jo më e mira për xhepat e tyre dhe për ta kuptuar këtë shikoni politikanët në Shqipëri-Kosovë-Maqedoni-Mal i zi dhe më thoni se kushë mendonë për kombin për veçë të Vetëvendosjes sa për kuq e zi është shpejtë do zoti të vazhdojnë sa për të madhin Qose kam respertë sepse gjithmonë ka parë interesin kombëtarë se atë vetjak por për shkëmbimë teritoresh duhet të mblillen të gjithë dhe të diskutojnë dhe në qoftëse fitonë mendimi i tijë të gjithë bashkë të veprojnë si një mëndje e vetëme përshëndetje Zoti Qose

Po me Maqedonine cte

Po me Maqedonine cte Kembejme se edhe ata jane ne token e tyre ????

Asnje meter katror s'duhet

Asnje meter katror s'duhet ti jepet Serbise. Mjaft jemi terhequr ne shqiptaret.Serbet e veriut po duan le te jetojne si qytetare te Kosoves perndryshe rrugen e kane te hapur.Minierat e veriut jane shume fitimprurese e Serbia ate po qan, jo se ka hallin e serbeve dhe kishave se nga minierat i merte Kosoves reth 500 milion dollare ne vit.Persa i perket Kosoves Lindore (lugines se Presheves) ajo eshte vazhdimsi teritoriale e Kosoves qe ju shkeput asaj ne 1945 ashtu sic ju dha edhe nje pjese tjeter e saj F.Y.R.O.M-it ne menyre qe shqiptaret ne Jugosllavi te ishin sa me te percare. Ekspansioni sllav ne kurriz te kombit Shqiptar ka marre fund ne 18 Shkurt 2008.

Edhe dicka tjeter mos i

Edhe dicka tjeter mos i quani Maqedonas sllavet e F.Y.R.O.M pasi maqedonas jane vetem Shqiptaret . Ne jemi pasardhes historike te Filipit dhe Aleksandrit te Madh e jo sllavet e zbritur nga uralet ne shekullin VII-IX pas Krishtit.

Edhe dicka tjeter mos i

Edhe dicka tjeter mos i quani Maqedonas sllavet e F.Y.R.O.M pasi maqedonas jane vetem Shqiptaret . Ne jemi pasardhes historike te Filipit dhe Aleksandrit te Madh e jo sllavet e zbritur nga uralet ne shekullin VII-IX pas Krishtit.

Të gjithë ata të cilët

Të gjithë ata të cilët mendojnë, se do të pranohet nga Serbia këmbimi i Veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, dëshmojnë se jetojnë në botën e ëndrrave. Serbia nuk e ka marrë Luginën e Preshevës, menjëherë pas përfundimit të LDB, për tua kthyer shqiptarëve kur t’u teket atyre.

Ata të cilët ëndërrojnë se do të pajtohet Serbia për kthimin e këtij territori ëmës së tij Kosovës, nuk kanë haber për rëndësinë strategjike të këtij trualli shqiptar. Këta “tyxharë” , së pari duhet të mësojnë njëherë dhe mirë, se ndërtimi i tri bazave moderne ushtarake dhe policore, nga Serbia, në këtë pjesë të aneksuar prej saj ( në mesin e tyre ajo në Cepotinë e cila ka përmasat, jo më të vogla se Bonsteel-i amerikan), nuk është bërë për sfilitë mode, por për të dëshmuar rëndësinë e madhe që ka për te Korridori i dhjetë, si dhe projekti kapital për ndërtimin e kanalit lundrues Danub-Moravë-Vardar, në një të ardhme jo të largët. Kjo është dëshmi e sigurt, për gatishmërinë dhe vendosmërinë e Serbisë për ta mbrojtur këtë pasuri nën zaptimin e saj, po qe nevoja edhe me armë! Përveç tjerash, ata të cilët pranojnë apo rekomandojnë fillimin këtyre pazarllëqeve me Serbinë, injorojnë rezervat e mëdha minerare (Pb, Zn, Ag, Au, ...) të cilat gjenden në këtë pjese të territorit të Kosovës, prej të cilës tregohen të gatshëm për të hequr dorë!?

Ata injorojnë faktin, se propozimi i tyre shpie deri në një gjendje aspak të volitshme për interesat e popullit të Kosovës, sepse do të detyrojë minierën e Stantergut dhe simotrat e saj, që tërë koncentratin e xehes t’ia shesin Rafinerisë në Zveçan, me siguri sipas çmimeve që do të diktohen nga autoritet serbe.

Ata harrojnë se Zveçani është qytet i punëtorëve të Rafinerisë së Trepçës... Me siguri, nga kujtesa e tyre është fshirë, parulla “Trepça punon Beogradi ndërtohet”, “Trepça është jona” të cilat u brohoritën me aq zjarr nga rinia shqiptare, në Pranverën e Përgjakshme’81.

Ata harrojnë, se cilat janë përmasat e rezervave të ujit, aq të nevojshëm për industrinë energjetike, për pije dhe ujitje, që përmban territori tregohen të gatshëm për të hequr dorë aq lehtë!?

Të gjithë këta që po propozojnë diçka të tillë, nuk e besojë, se nuk i dinë të gjitha format dhe mjetet të cilat duhet përdorur për rikthimin e territoreve të okupuara. Por, këtu është në pyetje mosgatishmëria për të rezistuar dhe po qe nevoja edhe për të luftuar për pjesët legjitime të vendit të tyre!

Kush e ka degjuar historine e

Kush e ka degjuar historine e "gozhdes se nastradinit" e kupton se ç'ështjen! Edhe serbi i fundit ne Kosove do te shfrytezohej per te krijuar konflikte nderetnike.

Uroj me gjithe shpirt qe te mos e pesoje Kosova sic e pesoi i zoti i shtepise se "gozhdes se Nastradinit"!

Me qafsh o Sejdi. Per çfare

Me qafsh o Sejdi. Per çfare lufte e ke fjalen? A nuk i pe kosovaret si e braktisen vendin me 1999 dhe u derdhen ne Shqiperi dhe Maqedoni?!... Po te mos ishte NATO.... Argumentat tuaja se Veriu i Mitrovices eshte toke shqiptare me kujton pretendimet e Serbise para 1999 se Kosova ishte pjese e Serbise. Si nuk kishte te drejte Serbia te sundonte rreth 2 milion shqiptaret e Kosoves, nuk ka te drejte Kosova te sundoje serbet e Veriut. Eshte kaq e thjeshte. Nderrimi i territoreve eshte zgjidhja me llogjike.

Rexhep Qosja ka të drejtë,

Rexhep Qosja ka të drejtë, sepse është figura më e madhe shqiptare, e ka dijen edhe guximin. Ai e di se veriu i Kosovës është i dhimbshëm, por më e dhimbshme është Lugina e Preshevës. Prandaj, le të ulen shqiptarët e të gjitha trojeve, ta shqyrtojnë këtë Ide e, le të vendoset, ajo që është më e rëndësishme.

E përshëndes zotin Rexhep Qosja duke i uruar shëndet e dashuri e, mos të zemërohet nga lehja e gjithë atyre qenëve e bushtrave, që e shajnë, sepse fjalët e tyre i bartë era.

Add new comment