Wikileaks: aktori Rama në zyrën e Withers

Një kabllogram i “rrjedhur” në publik përmes Wikileaks-it informon rreth një takimi të kryetarit të Partisë Socilasite Edi Rama dhe ambasadorit amerikan John Withers në zyrën e këtij të fundit. “Rama ishte në pikun e tij aktoresk gjatë takimit – gjestet, shprehjet e fytyrës, interpretimet dramatike vokale”, shkruan Withers në kabllogramin për Departamentin e Shtetit. Ambasadori vazhdon duke thënë se prezantimi i Ramës ishte një përpjekje e qartë për të parë se sa rrugë të lirë do të kishte opozita për t’i dhënë fund me një përplasje të fortë konfrontimit politik me Berishën [pas ngjarjes së Gërdecit]. Sipas kabllogramit, mesazhi i ambasadorit ishte se lidershipi politik i Shqipërisë, Berisha, Rama dhe Meta dhe gjithë të tjerët, përballen me një sfidë ndoshta të padrejtë me ta, por vitale për Shqipërinë: dështimi për t’u bashkuar përballë një tragjedie mund të kuptohet vetëm si një lloj pamaturie politike, të cilën kritikët e Shqipërisë prej kohësh e kanë përmendur dhe mund ta përdorin si një përpjekje për të bllokuar ftesën për t’iu bashkuar NATO-s në Samitin e Bukureshtit.
L.A.
Comments
Amerikanet jane shume te
<p>Amerikanet jane shume te vemendeshem ndaj gjuhes se trupit --Ndaj me keta duhet te kesh kujdes kur ben gjeste se ti lexojne ....</p>
Add new comment