Jeruzalemi, Palestina letër vendeve islamike: Shkëpusni marrëdhëniet me Kosovën!
Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan sot se Palestina ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik që t’u japë fund marrëdhënieve me Kosovën për shkak të qëndrimit të kësaj të fundit për Jeruzalemin.
Gazeta në fjalë flet për një letër që ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës, e cila përfshin një kërkesë për dhënien fund të marrëdhënieve me Kosovën.
I njëjti burim vë në dukje se nëse letra merret në konsideratë, Kosova do të humbiste teorikisht mbështetjen e 30 vendeve të cilat janë anëtare të OIC-së dhe kanë njohur shtetin e ri të Ballkanit.
Vlerësohet se nuk do të ketë vendime për tërheqjen e njohjes por një numër i madh i vendeve anëtare me siguri që nuk do të japin mbështetje për Kosovën në përpjekjet e saj për t’u bërë pjesë në organizatat ndërkombëtare
thekson B92.
Lidhur me këtë çështje mediat serbe citojnë edhe ambasadorin palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan sipas të cilit vendimi në fjalë jo vetëm bie ndesh me rezolutat e OKB-së, por ai prodhon një krizë diplomatike për Kosovën që shkëmben njohjen e një vendi me humbjen e besimit të më shumë se 60 vendeve të tjera.
Comments
Shteti Palestines duhet te
Shteti Palestines duhet te kishte vepruar me kohe. Te gjitha vendet muslimane duhet te solidarizohen se bashku.
Kosovaret nuk e njohin pushtimin sepse nen Serbi kane jetuar me mire se serbet. Sikur te kishin fatin e palestinezeve do te kishin karakter me human.
Por, si komb qe nuk ka identitet dhe moral, gjithmone rreshtohen pas me te fortit.
Do te ishte mire qe Israeli si shperblim te kerkoje qe Kosova te pranoj refugjatet palestinez qe jane shperndar ne te gjithe lindjen e mesme.
Ka boll vend ne Kosove e Metohi ne zonat kur dikur banonin serbet etnik.
Dhe Shqiperia te dale nga ajo
Dhe Shqiperia te dale nga ajo organizate, nqs konsiderohet se ka hyre ndonjehere.
Add new comment