oic
Jeruzalemi, Palestina letër vendeve islamike: Shkëpusni marrëdhëniet me Kosovën!
Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan sot se Palestina ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik që t’u japë fund marrëdhënieve me Kosovën për shkak të qëndrimit të kësaj të fundit për Jeruzalemin.
Gazeta në fjalë flet për një letër që ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës, e cila përfshin një kërkesë për dhënien fund të marrëdhënieve me Kosovën.