“Agon Channel” mbyllet. OSHEE-ja i heq edhe dritat

Postuar në 10 Tetor, 2015 21:54

“Agon Channel” është mbyllur. Televizioni që nisi me bujë dhe tërhoqi në gjirin e vet gazetarë të njohur,me rroga të mëdha e që ndërtoi një infrastrukturë të vetën, është vënë në kushte kapitullimi nga ndërhyrja e shtetit. Pak muaj pasi presidenti Francesco Beçheti u godit në planin financiar, sot është OSHEE-ja, ajo që i ka dhënë të shtyrën e fundit. Enti shtetëror që mban dritën ndezur për shqiptarët, ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për një telvizion, që përballej prej muajsh edhe me problemin e pagesës së rrogave. Moderatorja Sonila Meço ka dhënë lajmin, duke shprehur edhe situatën jo të mirë ku ndodhet stafi: “Nje projekt qe e nisem me shume deshire, per arsyet qe bashkojne profesioniste ne nje sipermarrje te madhe. Kush ben televizion e di c’do te thote te jetosh me te, ta provosh gjer ne kocke sembimin qe shkakton ngacmimi i te qenurit perballe publikut. Larg pritshmerive tona, ne pamundesine reale per te imagjinuar me te keqen, sepse puna ne media nuk te le kohe te besh plane B, C e D, sot shteti ndali sinjalin pasi per 5 muaj me radhe nuk i doli per zot qytetareve te vet. Ndali nje histori, tonen, te publikut qe na ndiqte, te kolegeve te mi, por nuk mbyll dot nje maredhenie qe tejkalon sinjale e logo. Nese sot jemi te trishtuar per kete ndalese te sforcuar, neser do te jemi me te motivuar, duke rikujtuar arsyet per te cilat nisem kete projekt: deshira per te bere nje televizion cilesor e pasioni per te kryer punen qe dime te bejme me mire. Faleminderit!!!!" – shkruan Sonila Meço.  

Comments

Submitted by Bolino (not verified) on

Shume e thjeshte. Rama ka pritur qe televizioni te shkonte natyrshem drejt mbylljes . bllokimi i llogarive bankare dhe pamundesia e rrogave do te largonte gazetaret. kjo nuk ndodhi . Krasta filloi sezonin me nje monolog tjeter te forte. Ca thu do te fillone se shpejti. Lubonja qendroi aty i gatshem per te folur ne kendin e tij. u alarmuan cakejte e medias dhe ujqerit e kryeministrit dhe gjeten zgjidhjen finale. Pikerisht ate qe lajmeroi vete kryeministri kur i shperthente mllefi per agonin nga hundet e nga goja: AI televizion - tha , sic ndizet do fiket. Dhe e fiku . Ose nje tjeter skenar eshte qe Becchetti e coi vete drejt ketij skenari qe fitoren prej miliardash ne arbitrazh ta kete te sigurte dhe te cele televizionin e radhes, dyfish me te madh sic ka thene.

Submitted by Ide per Dhurata (not verified) on

Shume mire

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.