Wall Street Journal: Shqipëria, vendi më i vlefshëm në botë për pasuritë e paluajtshme!!!

Postuar në 01 Shtator, 2011 07:37

Me këtë titull të madh e hapte sot faqen e parë gazeta “Rilindja Demokratike”. Më tej ajo vazhdon: “Shqipëria është e destinuar të shndërrohet në një ndër vendet më të vlefshme të pasurive të paluajtshme në botë. Me këtë vlerësim nis artikulli i gazetës prestigjioze "Wall Street Journal" lidhur me potencialet e gjithanshme që ofron Shqipëria për investitorët e huaj”. Tituj të tillë, me citime tejet pozitive nga “Wall Street Journal” për Shqipërinë, ka disa kohë që duken në gazetat proqeveritare shqiptare. Ç’ka ndodhur? Ç’është kjo dashuri e madhe e kësaj gazete vërtetë prestigjoze me Shqipërinë?

Në faqen on-line të “Wall Street Journal”, ka një nënfaqe diskutimesh për lexuesit, ku ata mund të postojnë komentet e tyre. Një farë Sahit Muja, që prezantohet si president i kompanisë “Albanian Minerals”, poston në këtë nënfaqe komente me tituj bombastikë për Shqipërinë.  Sot, për shembull, Muja kishte postuar një koment me titull “Tropoja e Shqipërisë do të bëhet qendra më e madhe minerare e Europës”!!! Pikërisht komentet e Mujës ribotohen nga gazetat proqeveritare, me cilësimin “një artikull i gazetës prestigjioze ‘Wall Street Journal’".

E.Z.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.