Çfarë po ndodh në zonat e izoluara?

Postuar në 14 Shkurt, 2012 10:52

Informacioni lidhur me atë që ndodh në zonat e izoluara vjen falë telefonave celularë. Zonat që kanë energji mund të ndihen me fat, pasi mund të karikojnë celularët e mund të mbajnë kontaktet me “ne të këtejshmit”. Ndërsa aty ku nuk ka as energji, komunikimi është krejt i pamundur. Top-channel-it i mungojnë pamje filmike nga këto zona të izoluara, por këto pamje i ka zëvendësuar me copa bisedash në telefon:

“Me mijëra thirrje për ndihmë vijne çdo ditë nga zonat e bllokuara nga dëbora. Njerëzit atje thonë se shtëpitë po shkatërrohen dhe çatitë po i zenë brenda.

Kërkesat kryesore janë për ushqime, ilaçe dhe emergjenca mjekësore. "Jemi bllokuar në fshatin Topojan të rrethit të Pukës, ku bora ka arritur në 2 metra. Bora ka izoluar banorët", thotë një banor.

Një tjetër banor nga Dibra shprehu me anë të telefonatës shqetësimin për bllokimin e rrugëve, ndërsa një banore nga Hasi thotë se nuk ka asnjë ndihmë në ushqim për 12-13 komuna të zonës. "Nuk ka asnjë ndihmë, as nga ajri, as nga toka", thotë zonja nga Hasi.

Një telefonues nga komuna Golaj thotë se janë disa familje, të cilat kanë nevojë emergjente për ushqim, kurse një person tjetër thotë se është i shqetësuar për familjen e tij në Theth, ku bora ka arritur në nivelin e katër metrave, ndërsa çatitë e disa banesave janë shembur.

Zonat me me shume thirrje per ndihme jane Puka, Kukesi, Dukagjini dhe Hasi. Ata prej gati tre javesh nuk mund te levizin as disa metra larg shtepive te tyre. Nuk kanë më energji elektrike. "Situata nuk është alarmante vetëm për fshatrat e thella të Pukës. Atje sigurisht është një katastrofë, por e tillë mbetet edhe në qytet", thotë një telefonuese nga Puka.

Një banor tjetër nga Puka thotë se nuk i ka mbetur më asgjë dhe ai dhe familja e tij ka nevojë emergjente për ushqim.Një grua shtatzënë ndodhet e bllokuar në fshatin Arrën dhe familjarët kërkojnë përmes medias që shteti t'i vijë në ndihmë. Situatë e rëndë është edhe në Gurraj e Martanesh.

Ne keto zona ka shume shtepi te veçuara nga njera-tjetra qe kane humbur çdo kontakt. Banoret nuk kane folur prej ditesh me te afermit dhe keta te fundit jane te shqetesuar per prinderit e moshuar qe kane lene ne shtepi.

"Po telefonoj nga Amerika dhe jam e shqetësuar për familjen time në Vermosh të Malësisë së Madhe. Atje nuk ka as drita, as rrugë të hapura. Ju lutem bëni cfarë të mundni për të hapur rrugët që banorët të kalojnë. Ju lutem ndihmoni fshatin sepse banorët janë në gjendje shumë të keqe. Nuk e di nëse familjarët e mi janë të gjallë apo të vdekur", thotë një tjetër telefonuese.

Bllokime rrugesh dhe fshatrash ka edhe ne jug te vendit. Zona me problematike eshte malesia e Oparit dhe veçanerisht komuna Lekas dhe disa fshatra prane, te cilat nuk kane asnje komunikim prej tre javesh. "Ju flas nga komuna e Lekasit, kemi tre javë të bllokuar këtu. Të gjitha furnizimet kanë mbaruar. Nuk kemi as bukë, as ilace, as ushqim për bagëti nuk ka. Nuk mundemi të lëvizim askund", thotë një telefonues.

Banoret e izoluar shpresojne që dikush të degjojë thirrjen e tyre per t'u shkuar ne ndihme veçanerisht te semureve, te moshuarve dhe familjeve te varfra qe nuk kane me as buke.”

Comments

Submitted by Albann (not verified) on

Sa te kini Berishen mos cani koke . Meqe ra fjala po qe se kalon ndonje helikopter per....te filmuar ngrini gishtat lart.

Qe ta kuptoje Saliu qe jeni me te gjer ne vdekje....Zoti ju ndihmofte,se nga njeriu duket se s doni ndihme perderisa votoni nje njeri te papergjegjshem.

Submitted by zeneli (not verified) on

Ja te shohim se cfar po ben Qeveria se nuk do degjojme vetem Edvin de.

Edvini e dim se e do fort veriun.

Kur i duhen bandite per shkelmim policesh andej i gjen Trimat.

Rilindja Demokratike

Aksione nga toka e ajri, për t'u dërguar ndihma banorëve të izoluar e hapjen e akseve të bllokuara

Berisha në Kukës, Rama në Twitter

Kryeministri Berisha ka vizituar ditën e djelë Kukësin, duke inspektuar nga afër situatën e rënduar nga reshjet e dëborës. Ministrat, por edhe deputetët demokratë, që prej ngritjes së Komitetit të Emergjencave Civile janë shpërndarë në terren, në të gjitha zonat problematike. Edi Rama, flet dhe reagon përmes faqes së tij në Twitter, se si e sheh ai virtualisht, pra e imagjinon, situatën në zonat e prekura nga reshjet e dëborës. Megjithëse, nuk guxon të vizitojë këto zona, apo të shprehë solidaritetin ndaj banorëve, Rama zgjedh të vetmen rrugë të tij, Twitterin, për të hedhur vrer dhe mllef kundër të gjitha ekipeve ushtarake, policore, mjekësore etj që janë vënë në gatishmëri për kapërcimin e situatës.
Ndërkohë që situata në zonat malore po përkeqësohet nga vazhdimi i reshjeve të shumta të dëborës, Komiteti i Emergjencës Civile në bashkëpunim me qeveritë vendore, kanë ndërmarrë dhjetëra e dhjetëra aksione, nga toka e ajri, për t'u dërguar ndihma banorëve të izoluar, kanë bërë përpjekjet më të mëdha për të siguruar kalueshmërinë e akseve kombëtare dhe rrugëve të komunave. Kryeministri Berisha mblodhi ditën e dielë mbledhjen urgjente të qeverisë, ku u raportua rreth situatës konkrete në terren e mbuluar nga vetë ministrat e kabinetit dhe Kryeministri. Pavarësisht masave të marra në terren në ndihmë të popullatës në nevojë, pati edhe nga ata që kërkuan të përfitonin politikisht. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama postonte në faqen e tij të Twitter retorika politike, ku akuzonte se qeveria nuk ndodhet në terren në ndihmë të banorëve të izoluar. Postimet e Ramës në Twitter bëheshin në një kohë kur Kryeministri Berisha me anëtarë të kabinetit qeveritar po monitoronin gjendjen emergjente në qytetin e Kukësit. Duke dënuar akuzat politike, Kryeministri gjatë mbledhjes së qeverisë i cilësoi këto qëndrime primitivizma, me shpresën se do të mund të qëmtojnë vota mbi mundimin dhe sakrificën e qytetarëve shqiptarë. "Ky moment është një moment i vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë Evropën, në të cilën ky i ftohtë dhe kjo stuhi dëbore ka shkaktuar mbi 520 viktima. Kjo stuhi dëbore dhe ky i ftohtë, në disa vende, përsëritet pas një shekulli. Natyrisht, në këtë përpjekje, njerëzit e qytetëruar janë të bashkuar, sepse kjo është një forcë madhore natyrore, ndërsa ata që nga strofullat e tyre fërkojnë duart e gëzojnë duke vjellë vrer nga mëngjesi deri në darkë, me shpresën se do të mund të qëmtojnë vota mbi mundimin dhe sakrificën e qytetarëve shqiptarë, të krijuar nga një situatë natyrore e paparë të paktën 35-40 vjetët e fundit, dëshmojnë se rendin jo në dëborë, por në kënetën e primitivizmit apo në shpellën e primitivizmit të tyre", theksoi Berisha. Duke shprehur shqetësimin për faktin se gjysma e vendit është e mbuluar nga dëbora, kryetari i qeverisë Sali Berisha deklaroi se të gjitha operacionet humanitare në komunat e bllokuara në Veri, në Verilindje e Juglindje duhet të përqendrohen në hapjen e rrugëve të izoluara nga dëbora e dendur dhe në ndihmën për shpëtimin e jetëve të banorëve të izoluar. Kryeministri gjithashtu shprehu vlerësimet për solidaritetin e dhënë nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zoti Arvizu, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, Shefja e Misionit të BB-së, zonjën Kseniya Lvovsky, e cila ka treguar interesin më të madh për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe Shqipërinë në kapërcimin e kësaj situate. Më pas, ministrat përkatës informuan mbi masat dhe veprimet konkrete në terren për përballimin e situatës. Ministri Nishani informoi se në zbatim të urdhrit të Kryeministrit, që në datën 7 u ngrit Shtabi Qendror i Emergjencave për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e dëborës. Në vijimësi të funksionimit të Shtabit Qendror, në të gjitha prefekturat e prekura nga moti i keq u ngritën shtabet lokale nën drejtimin e prefektëve, nga ku u hartua, u miratua dhe nisi zbatimi i një plani veprimi konkret, i cili përcaktonte detyrat për të gjitha agjencitë dhe institucionet. Prioritet kanë qenë 3 drejtime ku së pari, është dhënia e asistencës mjekësore dhe shëndetësore për të gjithë individët dhe familjet në nevojë të tillë, si prioritet mbi prioritete. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë, gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur në dispozicion ekipin e helikopterëve të saj, përmes të cilëve është bërë i mundur intervenimi dhe shpëtimi i mjaft rasteve, duke realizuar rreth 38 fluturime gjatë gjithë kësaj jave, kryesisht në rrethin e Tropojës, Hasit, në Qarkun e Kukësit, në Malësinë e Madhe. Është bërë i mundur shpëtimi i disa fëmijëve dhe i 2 rasteve të nënave në lindje. Momenti i dytë ka qenë ofrimi i ndihmës në ushqime për familje dhe individë në fshatra shumë të izoluara, kryesisht në Qarkun e Dibrës, rrethin e Librazhdit, Qarkun Shkodër, rrethi Pukë, rrethi i Tropojës, Kukësi, etj. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë angazhuar jo vetëm ekipin e tyre dhe helikopterët, por njëkohësisht kanë bërë të mundur edhe koordinimin e gjithë lëvizjes së trupave në terren, në akset kryesore nacionale.

Shtabi i emergjencës në Kukës, plan ndihme për banorët

Dita e dielë ka mobilizuar në terren pjesën më të madhe të kabinetit qeveritar me në krye Kryeministrin Sali Berisha, i cili ishte në qytetin e Kukësit, ku drejtoi mbledhjen e Shtabit të Emergjencës, të ngritur për situatën e krijuar nga moti i keq në zonat Verilindore dhe Juglindore të vendit. Kryeministri diskutoi me anëtarët e shtabit mbi situatën konkrete dhe problematikat kryesore të krijuara nga sasia e madhe e dëborës në këto zona, si dhe gjetjen e zgjidhjeve dhe ndihmën më efikase që mund të bëhet për banorët e këtyre zonave. Ai siguroi mbështetjen maksimale dhe vëmendjen më të veçantë të qeverisë, si me fonde, ashtu edhe me mjete të tjera të nevojshme për përballimin e situatës dhe kërkoi një mobilizim total dhe bashkëpunim të të gjitha strukturave përkatëse, me prioritet parësor jetët e njerëzve, por edhe ndihmën për ushqime, asistencë mjekësore e nevoja të tjera, si dhe për shpëtimin e gjësë së gjallë të tyre. "Dua t'i garantoj qytetarët se qeveria do të bëjë gjithçka për t'u ndodhur sa më pranë tyre. Është e domosdoshme që kryepleqtë, kryetarët e komunave, të përcaktojnë me përgjegjësi të madhe familjet më në rrezik dhe të hartojnë planin e ndihmës së tyre. Është e domosdoshme që, në këtë periudhë, të përqendrohemi para së gjithash dhe mbi të gjitha tek njerëzit dhe tek shpëtimi i jetës së tyre", u shpreh Kryeministri. Kreu i qeverisë theksoi se me propozimin për shpalljen e gjendjes së emergjencës për zonën Verilindore dhe zonën Juglindore të vendit, vihen në jetë mobilizime më të mëdha mjetesh dhe fondesh dhe ato mund të bëhen në kuadër të kësaj gjendjeje.

Ekipet e helikopterëve në gatishmëri të plotë

Kryeministri kërkoi që ekipe të helikopterëve të jenë në gatishmëri të plotë dhe reparte të caktuara apo njësi të tjera të zhvendosen në këto zona, në ndihmë të banorëve, nëse do të jetë e nevojshme në vijim. Kryeministri kërkoi një funksionim edhe më efikas të qendrave shëndetësore në çdo zonë, ku sipas tij, krahas mjekut dhe infermieres, çdo qendër duhet të ketë edhe një mami. Këto qendra shëndetësore duhet të jenë të parat, me çdo kusht, që duhet të furnizohen me ilaçe e me të gjitha mjetet e domosdoshme. Gjithashtu, Kryeministri vlerësoi si shumë të rëndësishëm solidaritetin mes vetë banorëve dhe komuniteteve në këto zona në lehtësimin e pasojave të kësaj situate.

Bashkia Tiranë, 100 mijë euro ndihmë për zonat e bllokuara

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të akordojë një shumë prej 100 mijë eurosh për t'i ardhur në ndihmë banorëve të zonave të bllokuara nga dëbora, kryesisht në Veri, Verilindje dhe Juglindje të vendit. Burime zyrtare nga Bashkia Tiranë, bënë të ditur se fondi prej 100 mijë eurosh, do t'i vihet në dispozicion Shtabit të Emergjencave Civile. Bashkia e Tiranës po ashtu ka vendosur të vërë në dispozicion të Shtabit të Emergjencave Civile dhe burimet e saj njerëzore. Ndërkohë në shenjë solidarizimi me banorët e zonave të bllokuara nga bora dhe përpjekjet që po kryhen, Shtabi i Emergjencave Civile për përballimin e kësaj situate të fatkeqësisë natyrore, Bashkia e Tiranës ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet e parashikuara për sot, Ditën e Shën Valentinit. Në ditën e të dashuruarve Bashkia e Tiranës kishte planifikuar disa aktivitete për të rinjtë.

Gjendja e emergjencës civile, në gatishmëri të zonave të bllokuara

Këshilli i Ministrave miratoi ditën e dielë shpalljen e emergjencës civile, fatkeqësisë natyrore, si pasojë e përkeqësimit të kushteve natyrore të motit, në njësitë e qeverisjes vendore të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe rrethin e Librazhdit. Ngritja e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, kryesuar nga Kryeministri në përbërje të ketë këta anëtarë ministrin e Brendshëm, ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Financave, ministrin e Punëve Publike dhe Transportit, ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministrin e Shëndetësisë, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile. Sipas këtij vendimi, Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile të bashkërendojë punën me ministritë e linjës, me institucionet qendrore dhe rajonale në varësi të ministrive të linjës, me institucionin e prefektit të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë dhe nënprefektin e Librazhdit, si dhe me gjithë njësitë e qeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e emergjencës civile, për zbatimin e detyrave në varësi të situatës, për garantimin e sigurisë së jetës së banorëve, për sigurimin e veprimtarisë normale për jetesën e komuniteteve të prekura nga situata e krijuar, si dhe për marrjen e masave parandaluese, mbrojtëse dhe rehabilituese në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar.

Fondi i është akorduar administratës së qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë

400 milionë lekë për hapjen e rrugëve në zonat e bllokuara

Ministria e Brendshme ka akorduar një fond prej 400 milionë lekësh të vjetra për t'u përdorur nga strukturat shtetërore për hapjen e akseve rrugore në zonat e bllokuara nga dëbora. Lajmi u bë i ditur dje, përmes një konference shtypi, nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili theksoi se, fondi i është akorduar administratës së qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë, si edhe administratës së disa bashkive dhe komunave në këto rajone. Kreu i Ministrisë së Brendshme, Nishani theksoi se, ky fond, tashmë i akorduar, është i destinuar për t'u përdorur në mënyrë të detyrueshme vetëm për hapjen e rrugëve. Fondi financiar, i akorduar nga Ministria e Brendshme, do të përdoret nga administrata e qarqeve për të kontraktuar menjëherë mjete nga kompanitë private për të hapur akset e rrugëve rurale. Nga administrata e komunave, fondi do të përdoret për të kontraktuar mjete private për hapjen e rrugëve komunale, ndërsa, nga prefekturat fondi financiar do të përdoret vetëm për furnizimin me karburant të mjeteve që do të nevojiten nga drejtoritë rajonale të rrugëve. Nishani tha se në rrethin e Shkodrës fondet do të shkojnë për "Komunat Pult, Shalë, Shosh, Shllak. Në rrethin e Pukës, Bashkia Pukë dhe Fushë-Arrëz, si dhe Komunat Blerim, Iballë, Gjegjan, Qafë-Mali, Qelë, Qerret, Vrakë". Ndërsa në rrethin e Malësisë së Madhe tha Nishani fondi do të shkojë për Komunën Shkrel dhe Kelmend. "Në Qarkun e Dibrës, rrethi Peshkopi: Bashkia Peshkopi, Komunat Arrëz, Kala e Dodës, Lurë, Selishtë, Sllovë, Zall-Dardhë, Zall-Reç; dhe në rrethin e Bulqizës: Bashkia Bulqizë, Komuna Fushë-Bulqizë. Në Qarkun e Kukësit, Bashkia Kukës, Komunat Arrën, Bicaj, Bushtricë, Mal i Zi, Ujmisht, Tërthore, Shtiqën, Zapod, Shishtavec, Topojan, Surroj, Kalis, Grykë Çajë. Në rrethin e Hasit Bashkia Krumë, Komunat Golaj, Fajzë, Gjinaj", tha Nishani. Ai theksoi se në rrethin e Tropojës fonde do të përfitojë "Bashkia Bajram Curri, Komuna Bujan, Bytyç, Fierzë, Lekbibaj, Vuthaj, Margegaj, Tropojë". Në Qarkun e Korçës, Nishani u shpreh se do i jepen fonde Komunës Gorë, Lekas, Moglicë, Vithkuq, Voskopojë, ndërsa në rrethin e Ersekës "Bashkisë Ersekë, Komunat Barmash dhe Çlirim". Dhe në Qarkun e Elbasanit, në rrethin e Librazhdit: Komunës Lunik, Polis, Zdravaj dhe Stërblevë, tha Nishani, duke shtuar se vendimi është marrë tërësisht mbi bazën e propozimit të kryetarëve të komunave. "Gjatë gjithë këtyre ditëve, në takimet që ka pasur Kryeministri dhe të gjithë ministrat dhe anëtarët e shtabit të emergjencës, propozimi kryesor i kryetarëve të komunave ka qenë për të pasur në dispozicion një fond financiar, pasi ka qenë më e lehtë dhe më operative kontraktimi nga ana e tyre e mjeteve private, të cilat ndodhen në zonat përkatëse dhe për t'i vënë ato në dispozicion të hapjes së rrugëve, qofshin këto rrugë komunale, qofshin këto rrugë rurale. Gjithashtu gjej rastin për t'iu adresuar të gjithë banorëve të këtyre zonave që në këto momente, më shumë se kurrë na nevojitet një solidaritet dhe angazhim i komunitetit për të përballuar të gjithë problematikat, duke tërhequr vëmendjen kryesisht në organizimin e punëve të komunitetit", tha Nishani. Ai theksoi se kryetarët e komunave duhet të jenë në krye të këtij procesi për të pastruar kryesisht çatitë e banesave nga sasia e madhe e dëborës.

Plani veprimi për çdo njësi të qeverisjes vendore

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani i bëri apel banorëve të zonave të izoluara që të pastrojnë çatitë nga bora e madhe që mund të jetë akumuluar. Në konferencën për shtyp, Nishani theksoi se e konsideroi borën në çatitë e shtëpive një rrezik evident për familjet e këtyre zonave. "Është absolutisht një rrezik evident sasia e madhe, e papastruar në çatitë e shtëpive të çdo familjeje në këto zona. Ndaj unë do t'iu bëj një apel administratës së komunave, këshilltarëve të komunave, kryepleqve të fshatrave të organizojnë, me solidaritetin e përhershëm të banorëve të këtyre zonave, grupet e qytetarëve që jetojnë në këto zona për të bërë të mundur ndihmën e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit për të pastruar çatitë nga bora e madhe që mund të jetë akumuluar në banesat dhe ndërtesat e këtyre banorëve", tha Nishani. Ndërsa bëri një pasqyrim të situatës në Veri të vendit, ministri Nishani u shpreh se pas shpalljes së emergjencës dhe fatkeqësisë natyrore nga ana e qeverisë shqiptare, është hartuar dhe plani i veprimit për çdo njësi të qeverisjes vendore në rang prefekture, me detyrat specifike të çdo institucioni dhe natyrisht në kuadrin e emergjencës dhe të fatkeqësisë natyrore. "Të gjitha subjektet, përfshi dhe ato private, janë të inkuadruara dhe do të jenë të inkuadruara për përballimin e kësaj problematike, e cila do të fokusohet siç e thashë dhe njëherë në fillim të fjalës, kryesisht në hapjen e rrugëve, bërjen të mundshme të qarkullimit, të lëvizjes së banorëve, por pa përjashtuar në asnjë rast gatishmërinë dhe ndërhyrjen e ekipit të helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë për emergjencat shëndetësore, të ekipit të helikopterëve të Forcave të Armatosura, po ashtu për ofrimin e ndihmave të ndryshme. Ajo që dëshiroj këtu të sjell në vëmendjen tuaj, ka të bëjë me rëndësinë e procesit të komunikimit. Procesi i komunikimit veçanërisht në situata të tilla është esencial për të qenë jo vetëm të organizuar, por për të qenë edhe efektiv në çdo rast ndërhyrjeje", tha Nishani, ndërsa theksoi se, "i gjithë tek një mekanizëm i konsoliduar i komunikimit që fillon me kryetarin e fshatit, tek kryetari i komunës dhe me shtabin lokal të emergjencave në prefekturë, secili mban lidhje të vijueshme me sallën qendrore të menaxhimit të operacioneve në Ministrinë e Brendshme, sallë e cila pastaj ka kompetencat për të ndërhyrë, për të deleguar detyra qoftë në sallën operative të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe në të gjitha resurset financiare, mekanike dhe logjistike, të cilat janë tashmë në dispozicion të Komitetit Ndërministror".

- Veç këtij fondi prej 400 milionë lekësh, a ka fonde të tjera të mjaftueshme qeveria për përballimin e situatës?
Ju siguroj se qeveria shqiptare ka në dispozicionin e saj të gjitha fondet që do të nevojiten për këtë ndërhyrje. Si fond i parë është fondi që ka Ministria e Brendshme në buxhetin e saj, të parashikuar për rastet e emergjencave civile dhe një pjesë të këtij fondi do e përdorim për fazën e parë.

- A paraqiten probleme me mënyrën e kontraktimit dhe çmimin me të cilin kërkohet shërbimi nga borëpastrueset, duke pasur parasysh se akti normativ për këtë çështje i takon vitit 2004? Dhe a po angazhohet maksimalisht policia në këtë situatë?
Së pari, përsa i takon aktit normativ i cili rregullon rastet e lidhjes së kontratave nga entet publike me kontraktorët në proceset e parapërgatitjes, kështu që përderisa kontratat janë përgatitur edhe këtë vit, nuk ka pasur asnjë problem nga autoritetet. Fondi që neve do të vëmë në dispozicion është një fond, i cili në kuadrin e mënyrës se si procedohet në rastin e fatkeqësisë natyrore të emergjencave, është një fond i cili kontraktohet drejtpërsëdrejti nga ana e kryetarëve të komunave, administratës së komunave për të kontraktuar mjete private. Dhe natyrisht çmimin e rregullon tregu i sotëm, këtë që jemi. Ky fond është kalkuluar fillimisht në bazë të kërkesave të përafërta që na kanë drejtuar neve kryetarët e komunave. Natyrisht kemi ndjekur një politikë alokimi të fondeve jo në mënyrë të barabartë me të gjitha komunat dhe bashkitë, por tek ato komuna që janë në shtrirje territoriale më të madhe dhe që kanë problematikë më të madhe, natyrisht që dhe fondi që u vihet në dispozicion është më i madh, sepse kanë një diferencë jo shumë të madhe, por kanë një diferencë nga zona dhe komunat e tjera që kanë më pak territor për të mirëmbajtur. Për sa i takon çështjes së anagazhimit të strukturave të policisë, unë ju garantoj se strukturat e policisë janë tërësisht në krye të detyrës në çdo aks ku ne kemi bërë si Ministri e Brendshme, por dhe vetë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka inspektuar dhe vijon të monitorojë lëvizshmërinë. Ju garantoj se patrullat e Policisë së Qarkullimit Rrugor janë në gatishmëri, janë në krye të detyrës me gjithë kushtet shumë të vështira të motit, të reshjeve dhe të temperaturave që shkojnë disa gradë nën zero. Por padyshim që edhe sot ka pasur, me sa unë jam informuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në takimet e përditshme që zhvillon shtabi për një udhëzim të posaçëm që ka dhënë për bllokimin dhe moslejimin e mjeteve që tentojnë të kalojnë pa zinxhirë në ato zona ku është kërkuar të lëvizet me zixhirë. Pas mbledhjes dhe diskutimit të mbrëmshëm në mbledhjen e qeverisë është duke u diskutuar mbi Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit dhe autoriteteve të policisë për të përcaktuar ndoshta një moratorium të përkohshëm të lëvizjes të mjeteve me tonazhe shumë të larta, sidomos në akset nacionale, të cilat mund të përbëjnë një precedent për të bllokuar pastaj tërë aksin, nëse ndonjë prej këtyre mjeteve mbetet në rrugë për shkak të pamundësisë së kalueshmërisë së terrenit.

- A ekziston mundësia që në rast përkeqësimi të situatës të evakuohet ndonjë pjesë e banorëve?
Natyrisht, së pari ne duhet të kemi të qartë se ka struktura të posaçme, të cilat planifikojnë dhe kanë plane veprimi vjetore ku parashikohet çdo lloj rasti të emergjencës, qoftë nga bora, qoftë fatkeqësi të tjera natyrore, përfshi përmbytjet apo fatkeqësi të tjera natyrore. Ka një strukturë, ka një Drejtori të Përgjithshme të Emergjencave Civile, ka dhe struktura të tjera të cilat janë të ngritura në tërë strukturën e shtetit dhe padyshim që planifikojnë dhe marrin masa për të përballuar edhe situatën që juve përmendët. Edhe në rastet që do të ketë një mundësi të tillë, e cila ne nuk e shohim deri tani si problem, por nëse do të ketë një situatë të tillë, padyshim që janë të gjitha mekanizmat për t'u ardhur në ndihmë të qytetarëve. Natyrisht ne nuk mund të parandalojmë fenomenet natyrore, por unë ju garantoj juve dhe qytetarët se kemi të gjitha kapacitetet për të ndihmuar qytetarët dhe për të përballuar çdo rast emergjence të shkaktuar nga fenomenet e papritura të natyrës.

- Si realizohet ndarja e ndihmave ushqimore në zonat ku është bllokuar komunikimi?
Së pari, duhet të keni parasysh që mekanizmi i komunikimit është një mekanizëm shumë i rëndësishëm, ajo që unë ju thashë për arsye sepse shpeshherë mund të ketë individë, të cilët mund të tentojnë të manipulojnë informacion apo për të krijuar situatë të pakëndshme, por që fatkeqësisht ato ndikojnë në mënyrë të paligjshme në krijimin e një kaosi dhe paniku të panevojshëm te qytetarët shqiptarë. Dje Ministria e Brendshme ka bërë me dije dhe numrat e telefonit që funksionojnë 24 orë në sallën operative qendrore të Ministrisë së Brendshme dhe të Emergjencave Civile. Komunikimi ruhet midis kryepleqve të fshatrave, me kryetarët e komunave dhe me prefektin që është kryetari i shtabit rajonal të emergjencave civile, pa injoruar absolutisht në asnjë rast dhe komunikime dhe adresime nga individë dhe familje të veçanta, të cilat mund ta kenë të pamundur aksesin te kryeplaku i fshatit, por që mund të jenë raste shumë të rralla. Përsa i takon shpërndarjes së ndihmave ushqimore, unë dëshiroj dhe nënvizoj faktin që emergjenca që ne kemi është një emergjencë e cila ka shkaktuar bllokimin e lëvizjes dhe të rrugëkalimit të qytetarëve tanë dhe përballja është për të hapur pikërisht këto rrugëkalime për të bërë të mundur lëvizjen e qytetarëve. Nuk kemi ndonjë emergjencë ushqimore, për hir të së vërtetës tradita e qytetarëve të këtyre zonave, të këtyre komunave është tradita e përgatitjes për këto situata. Ne kemi ndërhyrë dhe kemi shpërndarë disa pako që konsistojnë vetëm në ushqimin bazë dhe vetëm për raste të veçanta, për individë dhe familje të veçanta, të cilët referohen nga kryetarët e komunave dhe kjo do të jetë në vijimësi. Pra, nuk kemi dhe nuk shikojmë të kemi ndonjë emergjencë përsa i takon problematikës së furnizimit me ushqim. Jemi të fokusuar te kalueshmëria e akseve rrugore dhe tek emergjencat shëndetësore pa mohuar dhe raste të veçanta të shpërndarjes apo dërgimit të paketave të tilla për individë të veçuar, propozimi për të cilët duhet të vijë nga kryetarët e komunave.

- A keni ndonjë koment për kritikat e kryetarit të opozitës, zotit Rama lidhur me kriminalitetin dhe përballimin e emergjencës?
Unë besoj që politika më e mirë, më racionale dhe më e ftohtë në kuptimin logjik të fjalës, sot është adresimi dhe apelimi për solidaritet, solidaritet tek banorët e këtyre zonave. Ne sot kemi nevojë që vetë komuniteti të jetë i organizuar. Unë përmenda një rast që dua ta ripërsëris, që pastrimi i dëborës nga çatitë e banesave është element shumë i rëndësishëm, por ky duhet të bëhet nga vetë banorët. Kryepleqtë e fshatrave kanë detyrën, përgjegjësinë për të organizuar komunitetin atje për të ndihmuar njëri-tjetrin. Ky është element shumë i rëndësishëm në atë që ka të bëjë me prioritetin e prioriteteve, që është dhe misioni i përballimit të emergjencës, jeta dhe siguria e qytetarëve.

Submitted by Sheshi Flamurit VL (not verified) on

O zenel mavria, ku te polli dhia... Po cke ai vrare e i goditur! Po pse e krruan me fiq deti. Rri ore mire se kur te behesh pishmen, nuk do dish na te vec. Hajde te te gjeje vellai nje kafshe dore kendej e te mbledhesh menden. E shoh une do kesh mbetur pa nuse ti qe je katanisur keshtu.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.