Bomba me shpërthim të ngadaltë e pensioneve

Ndërkohë që Shqipëria kalon nga një situatë e vështirë në tjetrën (politike, natyrore, ekonomike), një krizë ka vite që po zhvillohet, por nuk shfaqet shumë në faqet e para të gazetave. Është fjala për krizën e sistemit të pensioneve. Vitin e kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, fatura e përgjithshme e pensioneve të pleqërisë dhe invaliditetit ishte rreth 750 milionë dollarë. Dhe sipas parashikimeve të saj, kjo faturë do të shkojë në 1 miliardë dollarë në vitin 2014.
Por si mbulohet kjo faturë? Sipas të dhënave të mësipërme, rezulton se kontributet e sigurimeve shoqërore mbulojnë vetëm 60% të pensioneve të pleqërisë dhe invaliditetit, ndërsa pjesa tjetër (rreth 300 milionë dollarë) është mbuluar nga buxheti i shtetit. Me këto ritme i bie që në vitin 2014, buxheti i shtetit të financojë rreth 450 milionë dollarë për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve.
Tre vjet më parë qeveria e uli taksen e sigurimeve shoqërore në nivelin 24.5% mbi pagën (nga 38.5%), me shpresën se do të shtohej numri i kontribuesve në skemë. Por të dhënat e Drejtorisë së Tatimeve tregojnë se nuk ka patur ndonjë rritje të kontribuesve. Aktualisht janë të regjistruar 418 mijë kontribues, ndërkohë që ka rreth 540 përfitues të pensioneve.
Banka Botërore ka kërkuar me forcë që të kryhet një reformë rrënjësore e skemës së pensioneve, në mënyrë që ajo të mos vazhdojë të bëhet barrë e buxhetit të shtetit (aktualisht, financimi i skemës së pensioneve nga buxheti është pothuaj i barabartë me deficitin vjetor të tij). Por një reformë rrënjësore e skemës së pensioneve kërkon një konsensus të madh politik, sepse ajo nuk mund të jetë një reformë pa dhimbje…
E.Zaloshnja
Comments
Bravo me ne fund nje shkrim i

Bravo me ne fund nje shkrim i sakte qe ngre nje problematike qe ekziston dhe duhet rregulluar me patjeter.

Mendoj qe problemi nuk ekziston tek ulja e sigurimeve shoqerore. Ulja e kontributeve te sigurimeve shoqerore (sikurse e taksave) ne nje shoqeri si e jona tejet e korruptuar eshte e domosdoshme, qofte per te ulur tundimin per korrupsion, qofte per te rritur numrin e atyre qe paguajne detyrimet.

kur thua me dhimbje cdon te

kur thua me dhimbje cdon te thuash,,nuk ma merr mendja per ulje pencioni se kto qe jane sa per te luftuar urine jane,,,,eshte nje turp,

Ahh mor xha Braho, na dolle

Ahh mor xha Braho, na dolle prape ne skene: "Kam plot qumesht, kos bulmet, me del pensioni i kooperatives, kam plot me del e me tepron!"

... dhe i mesuan si benet rakia jeshile, i tunden dybekun, ja kolektivizuan edhe pulat e baces ne fshat.

Per Agush ,,, Nuk ka nevoj te

Per Agush ,,, Nuk ka nevoj te ulen pensionet, se ben figure direkt te keqe. Indirekt mjafton te rriten cmimet e ujit e te dritave dhe cmimet e shportes se vetem ato blejne ata te shkretet. Po erdhi puna per spital, vetedorezohen tek krijuesi se nuk e perballojne dot operacionet dhe blerjen e ilaceve.

Dhe jane rritur indirekt. Te

Dhe jane rritur indirekt. Te pakten fatura e ujesjellsit ka nje ze shtese qe thote 420 lek dhe qe eshte i justifikuar shume keq.

Add new comment