Berisha ka ushqyer kompani lobuese; me paratë publike; në interes të vet

Shqipi publikon sot një scoop të dytë lidhur me kontratat e Berishës me kompani lobuese, të cilat janë paguar me paratë publike me synimin për të trukuar fytyrën e qeverisë aktuale të Tiarëns. Ja ç’thotë Shqipi në raportimin e vet:
Zbardhet kontrata e dytë, po gjashtëmujore, e qeverisë me firmat e tjera lobuese amerikane. Tashmë duket se shpenzimet për lobimet e qeverisë pranë administratës amerikane janë permanente, pasi çdo gjashtë muaj bëhen derdhje fondesh të konsiderueshme. Kontrata e dytë e qeverisë shqiptare lidhet me fi rmën amerikane ‘Patton Boggs’ dhe ka një vlerë që shkon në 275 mijë USD vetëm për 6 muaj. Pagesa ndaj kësaj fi rme nga ana e qeverisë shqiptare është bërë me pesë këste. I pari daton më 28 korrik të vitit 2011 dhe ka vlerën 55 mijë dollarëve amerikanë. I dyti këst është derdhur pranë fi rmës amerikane katër muaj më vonë, më 18 nëntor të vitit të kaluar. Sipas dokumentit që disponon gazeta “Shqip”, kësti i tretë është derdhur në llogarinë e ‘Patton Boggs’ katër ditë më vonë, më 22 nëntor të 2011. Ndërsa dy likuidimet e fundit janë bërë më 23 dhe 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Në materialin prej 62 faqesh të ‘Patton Boggs’, ku përfshihen lobime për 13 shtete, përfshihet dhe qeveria shqiptare. “Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2011, fi rma kontaktoi zyrtarë të ndryshëm të Kongresit dhe zyrtarë të administratës për detajet në reformat politike, ekonomike dhe të politikës së sigurisë dhe ato të huaja të kohëve e fundit që ajo ka ndërmarrë”, - thuhet në dokumentin e ‘Patton Boggs’ për sa i përket Shqipërisë. Më tej theksohet se, “në Kongres, i regjistruari (firma) u përqendrua në takimet me anëtarët dhe stafin që shërbejnë në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, Dhomat e Komitetit për Çështjet e Jashtme, dhe Komiteti i SHBA për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, i njohur ndryshe si Komisioni i Helsinkit. Anëtarët në këto komisione janë të përfshirë ditë për ditë me çështjet e prekura në marrëdhëniet me jashtë, kështu që të regjistruarit kanë përqendruar përpjekjet e tyre të lobimit atje. Regjistruesit kanë mbështetur edhe në senat dhe në Kongres për financimin e plotë të SHBA-së me programe për asistencë ekonomike dhe të sigurisë për vendet e Europës Juglindore, të përfshira në Departamentin e Shtetit: //FY2012 / operacionet e jashtme të përvetësimeve, faturat (S. 1601 dhe HR 3671)”. Më tej në letër shpjegohen dhe detajet dhe kontaktet që ka bërë firma lobuese për të realizuar, sipas saj, mbështetjen financiare amerikane për qeverinë shqiptare. Prej vitesh po lobohet që Shqipëria të marrë një financim të plotë për sa i përket sfidës së mijëvjeçarit, të programit të USAID-it. Kontrata tjetër e qeverisë shqiptare lidhet me ‘Podesta Group’. Për gjashtë muaj qeveria shqiptare i dha 360 mijë USD për lobimin, i cili i finalizua me vizitën e Kryeministrit Berisha në SHBA në mbylljen e bursës së NASDAQ. Në total, vetëm për 6 muaj qeveria ka akorduar për këto dy firma lobuese, 635 mijë USD.
Re.Pu.
Comments
Është e qartë që këto kompani

Është e qartë që këto kompani lobimi që shërbejnë si digë mbrojtëse e qeverisë së vrasësve të 21 janarit, po ushqehen rregullisht me paratë e taksave të atyre që protestuan në 21 janar, por ajo që doja të saktësoja për gazetat që botojnë kontratat është që të gërmojnë pak ëm thellë, sepse shifrat zyrtare të pagesave janë tjetër gjë dhe ajo që ndodh e ajo që shkëmbehet realisht, është shumë më e madhe se aq

Mor po nuk pushoi se krehuri

Mor po nuk pushoi se krehuri ky k.... jone?!!

Nuk e di pse me erdhen ne

Nuk e di pse me erdhen ne mend keto vargje te Ali Asllanit:

Hani, pini dhe rrembeni ,mbushni xhepe, mbushni arka,

te pabrek ju gjeti dreka, milioner' ju gjeti darka!

Hani, pini e rrembeni, mbushni arka , mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju pergjigjet peqe, lepe!

Nuk shoh ne artikull dicka qe

Nuk shoh ne artikull dicka qe te thote qe kjo kontrate ka shkelur ligjin. Cdo qeveri lobon, vendet e vogla ca me shume qe te hyjne ne harten e te medhenjve. A ka ligj per lobimin? Nese po, cfare thote? A ka gjera evazive ne ligj qe e lejon qeverine te bleje mbeshtetje atje ku s'mund ta kete ndryshe? Keto duhet te vijne ne shkrim, jo vetem kontrata.

Bona, me sa jam une ne

Bona, me sa jam une ne dijeni, me duket se ka nje vakum ne legjislacionin shqiptare persa i perket lobimeve te qeverise. Nese me te vertete ka nje vakum ligjor, atehere qeveria perpara se te beje lobime duhet te sjelle njehere bazen ligjore, dhe me pas te veproje sipas asaj baze. Perndryshe rrjedha logjike te con ne konkluzionin se dicka qe akoma nuk eshte perkufizuar me ligj, jo detyrimisht mund te jete kundra ligjit, por ne te njejten kohe, as edhe nuk do te thote qe dikush (ne kete rast qeveria apo subjekte te tjera) te perfitoje nga ky vakum ligjor.

Gusmari, pse thoni qe

Gusmari, pse thoni qe kontrata eshte hartuar e zbatuar fshehurazi ? Fakti qe nuk eshte publikuar sic nuk publikohen qindra vendime te tjera, nuk do te thote qe eshte bere fshehurazi. Une po them qe gazeta sic ka bere publikimin te beje dhe analizen, ku ka gabuar qeveria, ose te na jape bazen ligjore qe ta bejme gjykimin vete.

Te gjithe duhet te kemi

Te gjithe duhet te kemi parasysh se te folurit me emocione, pa i lidhur gjerat me faktet e disponueshme, eshte njelloj si te besh sherr por jo debat.

Une vete nuk jam ndonje fan i madh i qeverise dhe me duket me se e konceptueshme qe qeveria te loboje per interesat e mbijeteses se saj me parate publike. Qeverfia ka shkelur edhe mbi limite te tjera dhe kjo nuk eshte gje fare. Por shkrimi i mesiperm nuk nxjerr ndonje shkelje as te ligjit e as te etikes nga ana e qeverise. Komentuesit e tjere kritike te me korrigjojne nese e kam gabim. Perkundrazi, ketu shkruhet se qeveria ka lobuar per te siguruar finde nga ana e administrates Amerikane; sfidat e mijevjecarit kane fonde assistence qe shume vende dhe qeveri i pranojne me deshire. Perkundrazi, sikur qeveria te mos kishe levizur nga vendi per ti siguruar, ajo duhet te ishte kritikuar ashper ne faqet e ketij forumi. Me kete cka shkruhet me siper, qeveria ka bere madje vetem minimumin. Objektivisht $635,000 ne gjashte muaj per te marre miliona eshte gjendja e tregut, madje me mire se gjendja e tregut.

Per mendimin tim qeveria duhet kritikuar per gjerat qe i ben se prapthi apo ne menyre kriminale shpeshhere. Por po te fillojme e te bejme zhurme per cdo gje, i bie te jemi duke zhvleftesuar vete kritiken tone.

vetem kjo qe s'ka lidhje me

vetem kjo qe s'ka lidhje me veshtiresite e gazetarit! Pjesa me e madhe eshte bere, dmth eshte publikuar nje kontrate qeveritare, tani duhet edhe te na thone cfare s'shkon me kete kontrate, kjo eshte gazetari, ndryshe, merr e boto gjithe kontratat dhe behu fletore zyrtare! Dhe po, e di sa e ka rrogen nje gazetar ne terren, dhe shume gjera te tjera nga gazetaria:)

A jemi ne shqiptaret shume te

A jemi ne shqiptaret shume te trashe, injorante, naiv, pa gjak , pa nerv, pa moral, pa ndjenje qytetarie??? Qeveria ka harxhuar $ 635000 per 6 muaj dhe nuk jane asgje thone komentet e mesiperme, biles edhe me teper duhet te kishte harxhuar kur nderkohe ne zonat veriore jane duke vdekur njerez per aryse te paaftesise dhe mungeses se fondeve per situata emergjente. Bona dhe Astriti a dini ju se per cfare lobohet nga ana e qeverise??? Zakonisht lobohet per nje ceshtje te caktuar . Kush eshte kjo ceshtje mund t'ma thoni ?? Po u paraqitet shqiptareve se gjoja po lobohet per fondin e mijevecarit. Nuk e dini qe per fondin e mijevjecarit nuk ka nevoje te lobohet sepse ai tashme eshte percaktuar se kush e fiton (shqiperia eshte ne listen e vendeve dhe biles mesa di pothuajse e ka fituar por nuk eshte konkluduar per paaftesi te vet qeverise shqiptare) ploteso kriteret si qeveri dhe si shtet dhe perfitoje. Dhe sikut te lobohet per ate (qe eshte thjeshte nje genjeshter me bisht) ne fund te fundit fondi eshte vetem 13 milion $ a ja vlen te harxhojme me teper se 1 ,5 milion ne vit nga parate e taksapagueseve shqiptare ?? Nuk e kuptoni qe po harxhohen dollare vetem per t'iu paraqitur shqiptareve qorra dhe injorante se nje vrases dhe hajdut si berisha ka mbeshtetjen amerikane. Po harxhohen leket e shqiptareve te varfet qe nje moster, shpirt zi dhe nje dore vrastare ti bie gongut te burses the te paraqitet ne mediat e okupuara shqiptare si arritje e madhe e hajdutit berishe. Sigurisht ne kete kohe kur marketingu 'drive' cdo gje mendoj se duhet te kete ligj dhe nje fond te posacem per lobim, por ai sic e thashte me lart duhet te percaktoje qarte se per cfare do lobohet dhe ku do lobohet. Ato jane para te taksapaguesve the si te tilla, perzgjedhja e kompanise lobuese duhet te jete transparente dhe te behet ne baze te ligjit te prokurimit publik. A nuk u ben nje cike pershtypje qe e njeta kompani qe berisha ka zgjedhur te loboj , lobon per qeverine e serbise dhe per nje ceshtje te caktuar si ajo kunder pavaresise se kosoves.

Astrit ke shume te drejte,

Astrit ke shume te drejte, por leket nuk do te merren dot kurre sepse ato qe flasin per Salen per te marre para tek MCC perballen me te verteten qe tregoet aty brenda nga ne qe jemi nga Shqipria qe kemi ardhur te vegjel ketu jemi edukuar ne shkolla me femijet e atyre qe jane pjese e MCC. Plus Shqiptaret nga Shqipria jane duke u perballur me fshataret e sales; pra ato qe i ka nga i njejti fshat. E them kete ne referim me ate qe thua qe parate sillen ketu per te ndryshuar mendimin e politikaneve Amerikane. Pra ne qe votojm dhe kemi familje shok shoqe qe ndikojm ne zgjedhje nuk po ja arrin dot ti blej sala. E them kete se parate keto 2011-2012 po sillen ketu si nje kunderpeshe ndaj shqiptareve nga Shqipria dhe atyre pleqve nga trevat qe kane zaptuar nje fondacion vatra dhe genjejn dhe thon qe eshte vatra e nolit dhe cdo vit salla derdh 400 mij euro. E them kete mbase vete personalisht i kam pare nga afer levizjet e sales dhe te argites ketu ne NY dhe DC. Por asaj qe nuk po ja dalin dot eshte me firmen patton boggs nuk po arrijn te deportojn shqiparet nga Shqipria. Fakti qe e verteta u perplas me genjeshtrat e pallto mbajtesve te sales dhe metes dhe rames ne usa beri qe agjencite federale tu vihen te tereve nga pas per vertetimin e informacioneve se po shkaktonte vdekje njerezisht me genjeshtrat e tyre. Plus keta qe jane ketu sja kane idene Shqiperise pervec asaj qe shohin ne sheraton kur shkelin ne tirane ne fund jave nje here ne vit. Pra sic thash me siper, qellimet e tyre nuk po dalin dot sepse ka filluar perplasja e Shqiptareve te Shqipnis me ato te trevave qe do te thote kur zien dy pale i treti (qeveria americane) perfiton. Ky perfitim po funksionon ne te miren e Shqiptareve anembane botes per nje bashkim kombetare. Dhe dicka te mire qe kane bere Shqiptaret prej Shqiperise, eshte se sa kane shkelur ne Amerike jane futur shkolles dhe nuk kane ngelur gatues picash apo pastrues. Gjithsesi me pelqen ky lloj bashkbisedimi sepse pak nga pak njerezit informohen.
Faleminderit se rastesisht e pashe kete koment ketu...

Astrit ke shume te drejte,

Astrit ke shume te drejte, por leket nuk do te merren dot kurre sepse ato qe flasin per Salen per te marre para tek MCC perballen me te verteten qe tregoet aty brenda nga ne qe jemi nga Shqipria qe kemi ardhur te vegjel ketu jemi edukuar ne shkolla me femijet e atyre qe jane pjese e MCC. Plus Shqiptaret nga Shqipria jane duke u perballur me fshataret e sales; pra ato qe i ka nga i njejti fshat. E them kete ne referim me ate qe thua qe parate sillen ketu per te ndryshuar mendimin e politikaneve Amerikane. Pra ne qe votojm dhe kemi familje shok shoqe qe ndikojm ne zgjedhje nuk po ja arrin dot ti blej sala. E them kete se parate keto 2011-2012 po sillen ketu si nje kunderpeshe ndaj shqiptareve nga Shqipria dhe atyre pleqve nga trevat qe kane zaptuar nje fondacion vatra dhe genjejn dhe thon qe eshte vatra e nolit dhe cdo vit salla derdh 400 mij euro. E them kete mbase vete personalisht i kam pare nga afer levizjet e sales dhe te argites ketu ne NY dhe DC. Por asaj qe nuk po ja dalin dot eshte me firmen patton boggs nuk po arrijn te deportojn shqiparet nga Shqipria. Fakti qe e verteta u perplas me genjeshtrat e pallto mbajtesve te sales dhe metes dhe rames ne usa beri qe agjencite federale tu vihen te tereve nga pas per vertetimin e informacioneve se po shkaktonte vdekje njerezisht me genjeshtrat e tyre. Plus keta qe jane ketu sja kane idene Shqiperise pervec asaj qe shohin ne sheraton kur shkelin ne tirane ne fund jave nje here ne vit. Pra sic thash me siper, qellimet e tyre nuk po dalin dot sepse ka filluar perplasja e Shqiptareve te Shqipnis me ato te trevave qe do te thote kur zien dy pale i treti (qeveria americane) perfiton. Ky perfitim po funksionon ne te miren e Shqiptareve anembane botes per nje bashkim kombetare. Dhe dicka te mire qe kane bere Shqiptaret prej Shqiperise, eshte se sa kane shkelur ne Amerike jane futur shkolles dhe nuk kane ngelur gatues picash apo pastrues. Gjithsesi me pelqen ky lloj bashkbisedimi sepse pak nga pak njerezit informohen.
Faleminderit se rastesisht e pashe kete koment ketu...

Faleminderit per sqarimin e

Faleminderit per sqarimin e detajuar Astrit. Nuk dyshoj ne saktesine e shkrimit tend apo ndershmerine tende. Sinqerisht nuk u perpoqa t'i verifikoj fare.

Problemi qendron ne rrenje. Kush eshte ajo banke qe te jep kredi nese ti ke humbur krejtesisht kredibilitetin & besueshmerine ndaj saj. Edhe fondacionet bamirese i verifikojne imtesisht fondet qe dhurojne dhe me pas analizojne ku shkuan keto fonde. Askush nuk te fal asgje nese ka humbur besimin tek ti.

Aq me keq qe znj, Klinton eshte ne Bordin e Drejtoreve. Znj. Klinton eshte nje diplomate e lindur. Fytyra e saj e ngrysur ne foton e fundit me Berishen (1.5 seconda takim kalimthi ne kembe) flet qarte, se paku per mua.

Sinqerisht: Une mesova nga ju detaje qe nuk i dija per temen ne fjale. Nuk e di nese ju mesuat ndonje gje nga mua. Ne fund te fundit prandaj ekzistojne blogjet, qe te shkembejme mendime, te rejat e te mesojme nga njeri tjetri. Se sic e theksoni dhe ju, tjeterkund vendoset puna. Lobingu kerkon para te madhe. :-)

Astrit me dukesh se paske

Astrit me dukesh se paske informacion por prape po ben naivin. Paske marre informacion per "Sfiden e Mijevjecarit" por mesa duket nuk paske lexuar mire sesi jepen fondet( lexo pak me mire dhe sqarohu me veten). Me fal qe po ta them perseri, por duhet te jesh shume naiv qe te mendosh se keto lek po haxhohen per te perfituar nga ky program. Berisha po i harxhon leket per nje buzqeshje , per nje fjale te mire, per nje shterngim dore, per nje fotografi, per ndonje interviste tipit "forbes " ku sipas tij amerika duhet te kishte nje berishe qe ta bente "kopesht me lule", apo per renie gongut ne bursen e Nasdaq. Po i harxhon leket qe edhe kur vret njerez te pafajshem ambasadori amerikan ta quaj "burre shteti" qe edhe kur vjedh edhe vret te quhet "yll ne ngritje".

Shoku di ta bej shume mire aritmetiken, por duhet te kesh nje gje parasysh se kur harxhohen $12 milion harxhohen nga buxheti i taksapaguesve shqiptare ndersa kur merren $13 milion ndihma nepermjet programeve te asistences $12 milion shkojne prape(nepermjet asistences teknike) ne vendin e origjines dhe as 1 milion nuk qendron ne Shqiperi.

Add new comment