Berisha vazhdon të fyejë inteligjencën e votuesve të tij...

Postuar në 12 Shkurt, 2012 10:41

Ka kohë që ata që nuk kanë votuar për Berishën i konsiderojnë si broçkulla shifrat e tij për sukseset ekonomike të qeverisë që kryeson. Sidoqoftë, ai vazhdon t’i trumbetojë këto shifra, me shpresën se do të gënjejë ata që kanë votuar për të. Zyra e shtypit e kryeministrisë njoftoi sot se gjatë një takimit me nje eurodeputet, Berisha e njohu atë me zhvillimet ekonomike të vendit, duke theksuar se programi i ndjekur nga qeveria shqiptare ka pasur si prioritet vendosjen e nivelit më të ulët të taksave në Europë, si dhe zvogëlimin e masës së shtetit. Dhe në një paragraf më poshtë, kjo zyrë njofton se Berisha ka thënë: “"Reformat fiskale si dhe ulja e informalitetit, lufta kundër korrupsionit, kane bërë të mundur që qeveria shqiptare gjate viteve 2006 – 2011 të realizojë një rritje të të ardhurave më shumë se 7.2 miliard dollarë apo 2.5 buxhete më shumë se në të njëjtën periudhë të qeverisjes së mëparshme”.

Dreqi e mori, këto dy thënie nuk mund të qëndrojnë bashkë. Një qeveri që synon uljen e taksave dhe zvogëlimin e masës së shtetit mund të mburret se e ka arritur këtë synim kur demonstron se e ka ulur përqindjen e parave që ka marrë nga xhepat qytetarëve, e jo të mburret me të kundërtën.

Po si është tamam e vërteta? Në buxhetin e shtetit për vitin 2012, parashikohet që të vilet 25.9% e vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2005, shteti voli 25.6% të vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto...

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by luke (not verified) on

Kur ka rritje ekonomike te ardhurat e buxhetit rriten edhe kur ulen taksat. Eshte e thjeshte psh : vitin e pare me nivel taksash 18% dhe te ardhura 1000 ne buxhet shkojne: 1000 x 18%=180; vitin e dyte te ardhurat ne shkalle vendi  rriten ne 2000 dhe taksat ulen ne nivelin 15%, ne buxhet shkojne: 2000 x 15%=300. Ne rast se duhet te themi qe Sala ja fut kot (gje qe eshte e vertete) atehere duhet ta argumentojme ndryshe dhe jo te shkruajme kot sa per te shkruajtur.

Submitted by Bz (not verified) on

Hic nuk ka kontradikte ne fjalet e tij dhe theniet qendrojne bashke qe c'ke me te! Robi pretendon se bashke me taksat ka ulur shkallen e informalitetit qe prej 2005 e, rrjedhimisht, ka shtuar te ardhurat ne buxhetin e shtetit. Dhe nuk ka fiasko logjike as lidhur me ate se taksat perbekan cope me te madhe ne PPB 2012 se sa ne ate 2005. E ky eshte muhabet "merre me leng, se mishi mbaroi"; gjithe ky analist, qe ia fut si kau peles dhe fyen inteligjencen e lexuesit opozitar tashme. Dhe ate "gjithe ky" nuk e them me aq ironi sa mund te duket.

Submitted by leon68 (not verified) on

Te thuash se te votosh Berishen duhet te kesh inteligjence me duket shume ofenduese. Berisha eshte No Coment edhe ta kisha komshi do te nderroja appartament jo ti besoja leksionet ekonomike.

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

Eduart,

Askush nuk pretendon te binde shqiptaret apo te huajt se qeverrisja aktuale eshte pa probleme.

Por edhe ti Eduart, kerkoji ca mend Mçit kur shkruan.

Se ja per shembull, merr pagatorin e Muç Nanos. Ai ka filluar te paguaje Mustafane qe prej 1997 kur ky i hyri publicistikes.

Dhe siç e di ti, e paguan mire. (Edhe ata te krahut tjeter paguhen mire. Edhe ti po ashtu)

Por a e di ti Ed se sa para i derdhte shtetit ky bosi i Muçit per vitet 1997 - 2005?

Mesatarisht vetem 10% te asaj qe duhej te paguante. Dhe kjo nuk ishte me e keqja.

Miqte e Edit tjeter, (te Ed Rames dua te them) paguanin 0% te asaj qe duhet te paguanin.

Miqte e Fatos Nanos derdhnin per shtetin nga 0 -15% te asaj qe duhet te paguanin. Po keshtu miqte e Cacit, Naçit, Baçit.

Te njejten gje benin edhe miqte e Metes,  Gjonit, Bules etj. etj.

Sa me siper Eduart eshte e vertete. Bile une gjykoj se ne Shqiperi ka profesioniste te zote qe mund t'a provojne me dokumenta kete qe them une edhe sot e kesaj dite.

Ndersa eshte pak me e veshtire te provohet se cili ishte raporti i te ardhurave te bisneseve te miqve te qeverritareve te asaj kohe kundrejt GDP-se.

Raporte te Departamentit te Shtetit te atyre viteve shkruanin atehere se monompolet e qeverritareve ne Shqiperi zoterojne me shume se 40% te GDP-se.

E megjithate, sikur t'i hyej kesaj llogaritjeje do te rezultonte nje raport  absolutisht me i larte se 45% te GDP-se.

Pasi te shqyrtosh keto fakte, dhe pasi t'a pyesesh edhe njehere Muçin, shih pastaj kush u fyen inteligjencen shqiptareve: Ti apo Berisha.

Po te duash, mund te te jap edhe disa nga emrat e bisneseve te qeverritareve te asaj kohe dhe miqve te tyre.

Shume nga ato bisnese vazhdojne te zoterojne tregun edhe sot e kesaj dite.

Sigurisht, une e di qe ti i njeh keto probleme. E di po ashtu se ti paguhesh te shkruash ato qe shkruan.

Por te pakten kujtohu ndonjehere se shqiptaret nuk jane aq leshko sa i mendon ti dhe  Muçi.

Submitted by Gusmari (not verified) on

@ Enis Mataj - Ketu po shkruhet per Sali Berishen dhe modelin e tij ekonomik qe po "surprizon boten mbare". Po flasim per arritje te tilla si: Vendi i dyte te Europe per rritje ekonomike, per shtetin evetem ne Europe qe s'e njohu krizen. Si mund te beni krahasime me F.Nanon e me Edi Ramen?!!! Ata jane shume poshte tij :-)))))

As vete Saliu nuk i beson ato qe thote! I fut keto mufka per te c'orientuar mediet dhe opinionin brenda e jashte vendit. Ku ta mbaje mendjen me pare, po i shperthejne skandalet nga te kater anet!

Submitted by Gusmari (not verified) on

@Bz- Kur te vije seminari i rradhes (uroj te jete sa me shpejt e te kete vende bosh), behuni bashke te dy, Ju & SB (me teper respekt kam per Ju) dhe shpjegojani gjere e gjate mbare botes, mundesisht live, modelin Tuaj ekonomik. Zoti qofte me ju dhe uroj qe tregu i domateve te jete mbyllur.

Submitted by Lina (not verified) on

Zaloshnja, shifrat flasin, nuk jane memece, por flasin per ata qe degjojne, kurse per ata qe nuk degjojne ne pergjithsi lajmet jepen nga dikush qe i njef shenjat e komunikimit,,,,,por padyshim qe ky dikush nuk je ti. mjaftttttttttttt se na ttrashe me gjithe statistikat e tua dhe budallalleqet, qe jam e sigurt qe edhe nje student i stat 101 do te mund t'i interpretonte me mire sesa ty. Nese do vertet te behesh analist i shifrave atehere shiko te lexosh pertej tyre zoteri se le nam.....

gjithe te mirat

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.