Pas shumë kohësh një komunikatë komuniste; dhe Lenini e Stalini të lyer me bojë të kuqe

Dje, në orët e para të mëngjesit, dy statuja, ajo e Leninit dhe Stalinit, të cilat gjenden në pjesën e pasme të Galerisë së Arteve, u panë të lyera me bojë të kuqe. Ndërkaq, po dje në Tiranë kanë qarkulluar disa fletushka, teksti i të cilave bën si më poshtë:
“KOMUNIKATË
Pse sot më datë 10 shkurt në orën 4 të mëngjesit Lenini dhe Stalini u zgjuan të kuq?
1. Sepse e vjetra nuk shembet
2. Sepse e shkuara nuk humbet
3. Sepse kjo e kuqe është e re.”
Dikush (një nga autorët e ‘aksionit’, me siguri; duhet të jetë po ai që u kujdes që komunikata t’na binte në dorë) na mori në telefon si redaksi, dhe na bëri me dije se “lyerja e statujave është një apel (origjinal e provokativ, duhet thënë. Re.Pu.) kundër synimit për të prishur gjithë sa vjen nga periudha e komunizmit: piramida, mozaiku etj., duke mos u njohur këtyre të fundit asnjë vlerë historike, arkitekturore dhe artistike”.
Mësohet se në orët e para të ditës së djeshme punonjësit e Galerisë së Arteve kanë fshirë pjesërisht bojën dhe kanë ndaluar fotografimin e statujave nga kureshtarët, “pasi vendi konsiderohej zonë krimi dhe së shpejti do të vinte policia.”
Re.Pu.
Comments
Prep u ruekan ne Tirane

Prep u ruekan ne Tirane statujat e diktatorve komunist rus ?!? Do te ishte njilloj sikur ne Berlin, Varshave, Prage, Budapest etj te ruheshej monumenti i Hitlerit.

Shqiptaret jane te veçante ne Europe, kan nostalogji per pushtuesat e tyne. Ne Kosove përkujtohet pushtuesi Sulltan Murati. Në njërën prej qendrave më të njohura historike të Ballkanit, edhe sivjet është përkujtuar Sulltan Murati. Në ceremoninë e zhvilluar në tyrben e Sulltan Muratit në afërsi të Prishtinës kanë marrë pjesë udhëheqës të komunës së Osmangazit nga Bursa, TİKA-s, komuna e Obiliqit si dhe delegacione nga Maqedonia e Turqia. Kreu i BIK-ut Naim Tërnava ka theksuar se lutjet e bëra tani e 621 vjet janë pranuar, dhe se tani përkujtohet Sulltan Murati, i cili ka sjellë civilizimin islam në Kosovë dhe Ballkan. ....

Une e kuptoj Zonjen Ledi
Une e kuptoj Zonjen Ledi Shamku-Shkreli pse e shkruan keshtu mbiemrin e vete, me vize ne mes, se do te ruaje mbiemrin e vajzerise prane mbiemrit te burrit.
Kurse xhaxhi Palin nuk e kuptoj
Simbas dokumentave te kishes

Simbas dokumentave te kishes katolike te Shkodres te rregjistrimit te popullsise katolike rezulton se i pari i familjes sone ka qene deshmitar pagezimi te nje femije me 27 janar 1766 dhe se ky ishte Dr.Emidio Tedeschini, mjeku i pare i diplomuem ne Europe me sherbim ne Shkoder, dhe se ky ka ardhe nga Italia prej nje familje me prejardhje nga alpet qendrore (gjermanisht folse) te Europes. Mbi kete mjek dhe djemt e tij Gjyzeppe e Francesco, farmacista, ka shkrue dr.Kadri Kerçiku ne studimin e tij "Mjekesia ne Shkoder gjate shek.XVII-XX" etjetjetj. Dr.Emidio Tedeschni ma vone ka qene konsull i Republikes se Venedikut ne Durres ndersa ma vone bijt e tij kan qene njeni mbas tjetrit konsuj te pergjitheshem te perandorise Austro-Hungare per krejte territorin shqiptar, qe ishte nen Perandorine Osmane. Per keto fakte ka shume dokumenta qofte ne ministrin e jashtme ne Vjene si dhe ne arkivin qendror shtetror Tirane dhe te institutit te historise Tirane. Po asht ka edhe shume dokumenta dhe libra te tjere historik, qe flasin mbi Shqipnine. Un, si edhe ti "Homonim", jam shqiptar dhe njikohesisht europian, sepse Shqipnia asht pjese e Europes. Te falnderoj per respektin dhe te uroj te gjitha te mirat.

Ti Daja je tue ma mushe tamam

Ti Daja je tue ma mushe tamam menden se shqiptaret jane nji popull i poshtem. Shiten per nji sahan groshe. Boll mor burr se e qelbe krejt kete pune. Mos kujto se nuk i gjehet dermani, por leni pak njerzi vedit mor burre !!!!

Po ky daja a asht i marr a

Po ky daja a asht i marr a ban vet? Kapeni mer per zhelesh e qiteni perjash!

Add new comment