Andis Harasani: Hajt të diskutojmë së bashku për situatën energjitike!

I kishim harruar për ca kohë ndërprerjet e energjisë elektrike, por ato janë rishfaqur po aq shpesh sa më parë. Përveç ndërprerjeve prej difekteve të natyrës teknike, kemi dhe një situatë energjitike krejt të pafavorshme. Prodhimi i brendshëm ka rënë në mënyrë drastike, ndërsa importimi i energjisë në këto rrethana të emergjencës do të bëhet me kosto; nëse gjenden eksportues, kuptohet. Ish-drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Andis Harasani, thotë të vetën me këtë rast, por nuk të ngushëllon: "Konsumi vjetor parashikohet të jetë diku te 7.2-7.5 miliardë kilovatorë. Prodhimi nuk është më shumë se 4 miliardë, pra kërkohen fonde për të blerë 3.2 miliardë. Korporata nuk i ka këto fonde".
Qeveria ka zgjidhur qesen, por aty janë qindarkat e fundit të fondit të kontingjencës. E nëse kriza vijon për një kohë të gjatë (Kemi një vendim të qeverisë bullgare për të bllokuar eksportin, pra janë rreth 1 mijë mega që hiqen nga sistemi, dhe kjo do të sjellë automatikisht rritjen e çmimit të energjisë”, thotë Harasani), qeverisë do t’i duhet të bëjë shkurtime të shpenzimeve publike, kryesisht në investime.
"Mendoj që ka nevojë urgjente të mblidhet Komisioni Ndërshtetëror për Energjinë. Do të ishte e detyrueshme që të kishte ekspertë të opozitës dhe të maxhorancës, të cilët të diskutonin pa ngjyra politike se si mund të zgjidhet kjo situatë", përfundon Harasani.
Me këtë jep metodën e punës, por nuk jep një ide për të zgjidhur krizën. Ndoshta është e vështirë të gjesh ide në këto rrethana.
E.G.
Comments
Ore eshte tradhtar ky, ka

Ore eshte tradhtar ky, ka thene qe Rama eshte nje budalla qe ka marre ne dore PS.

Mos i jepni shume hapesire Muco se ndryshe merzitet udheheqja.

Po flet Andi kopetenti qe

Po flet Andi kopetenti qe eshte anetar i Ekipit Nano -Malaj - qe njiheshin per Korupsion dhe sherbetore te qellimeve kriminale greke ne Shqiperi------

------Ky lloj ekipi ne vitin 2000 kur isha une ne Vlore na linin 9muaj rresht pa drita gjithe Shqiperine --duke na diskretituar si shtet --dhe tani kane sy e surrat e flasin keta per Energjine

Keta atehere na linin padrita nemenyre te qellimeshme--Ka qene ajo qeveri e PS-se atehere qeveria me ANTISHQIPTARE e te gjitha koherave

--Keta e shisnin eneergjine kur hidrocentralet kishin uje dhe kur vinte dimri hidrocentralet ishin bosh --- .....dhe ne pinim kafe ne erresire neper lokale , dhe ne shpi rinim me qirinj ...

--Si kane sy e surrat keta bastarde te ekipti te Nanos te kerkojne llogari ------se keta ishin dhe jane njerez me agjende antishqiptare ne politken e tyre dhe punojne per llogari te synimeve kriminale greke.....

ndaj keta me mire te formojne Partine Socialsite te GREKEVE te Shqiperise ....

-Saliu ka 100 te meta --por eshte 100 here me i pergjegjeeshem se keta socialsitet e Nanos qe ishin te gjithe ARMIQ te mireqenies se Shqiptareve dhe jashtezakonisht te koruptuar

Ne kte pune te energjitikes

Ne kte pune te energjitikes te tere dolen te paafte. Per hajduta smund te flas se skam fakte.

Kulmi arrin (tani e kuptojme me mire) qe nje njeri xerro si Dritan Priftaj drejtoj ca kohe energjitiken i emeruar aty nga Berisha e Meta.

Tani qe kuptuam mire se cfar paska qen Dritani mendoj e mjera energjetike ne duar te kujt ka qene.

Dmth kur hidrocentralet gulconin nga halli, (pak ose tepric uji) , ky kodosh merrej me pergjimin e vet vehtes.

Kjo eshte e tmerrshme. Krahasoi keta horra me ministrat apo drejtoret e dikurshem te Energjitikes se kohes se Mehmet Shehut qe i rrinin punes te koka nat e dite.

Add new comment