Kamishi nuk na e zbuloi gjë a gjëzën e vet lidhur me Albinin pro-serb

Postuar në 09 Shkurt, 2012 09:06

“E para, pse [Albini] është takuar me serbët në Klinë në vitin 2004? Të tregojë se kush janë ata serbë, me të cilët është takuar, a janë serbë të Kosovës apo të Serbisë dhe pse ka qenë i mbuluar me batanije kur është takuar me ata? E dyta ka të bëjë me gruan serbe, me të cilën është takuar vazhdimisht në Pogradec, si dhe është parë edhe në Prishtinë. E treta, duhet të tregojë se çka përmban letra, të cilën e ka marrë me 28 shtator të 2011-ës nga vajza e ministrit të Millosheviçit.”

Sa më sipër i ka deklaruar nja dhjetë ditë më parë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i thirrur ndryshe Kamishi (ne si website kemi informuar lidhur me këtë). Dhe po në atë rast, Kamishi bëri me dije se do të presë deri më 8 shkurt, që Albini të përgjigjet. Më pas, do të nxjerrë dëshmitë e dëshmitarët.

Gazetarët pritën dje, por më kot. Bekim Haxhiu ka dalë sot në një konferencë për shtypin, por kërshëria e gazetarëve sërish nuk është përmbushur. “Faktet ia kam dorëzuar kryetarit të Komisionit për Mbikqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Florin Krasniqi dhe se është në dorën e këtij të fundit që t’i bëjë publike”, u shpreh Kamishi.

Dihej që ky do ishte fundi i asaj gjë a gjëze.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk ka faj Kamishi, kan faj gjith mediet qe i japin hapsire publicitare. E Kamishi nuk ka mare me i sherby Thaqit.

Submitted by Tomorri It (not verified) on

Me pelqeu ideja, por te dyja fjalet qendrojne, ne gjuhe te ndryshme: Eliksir dhe Elisir (gjuha frenge)

Submitted by Individi (not verified) on

O B je i madh.........HAHAHAHAHAHAHAHAHAHA

Submitted by Anonim (not verified) on

zeneli, qenke bere autobiograf i kundershtareve politik.

Mos ke jetuar ne ndonje shtet ish komunist, elbete me kete mentalitet?

Submitted by Artemis (not verified) on

Sigurisht qe nje shoqeri e shendosh do duhej te edukonte edhe elemente te tipit Zenel,sado e stermundimshme te jete,megjithate po te mos tregohemi me katolik se papa a mund te themi se tundimi per ti internuar keto bageti te pagdhendura adhurues te shtypesve eshte shume i madh?

Submitted by Artemis (not verified) on

Imagjinoni sikur ta dinte Zeneli se Saliu dhe Edvini jane ortake biznesi dhe jo vetem sa do te tronditej i gjori?O Zenel ki miresine ti evitosh sharjet 'Enverist' se tingellon shume histerik,a thua se urren rregjimet ti!Soji yt vazhdon ta ushqeje rregjimin ne Shqiperi.

p.s:Te pelqyen fotot e Saliut me familjen e Enverit?

Submitted by Dibroni (not verified) on

Oh more kuje Zenel. Po kush ta msoj ty kompjuterin se te ka mor ne qafe. Po taj  me i laps e i leter ke spiunu xhith dynjan.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.