Rishkrimi i historisë dhe Gjini versus Plasari

Postuar në 09 Shkurt, 2012 04:29

Në një shkrim me titull “Kujt t’ia besojmë shkrimin e historisë?”, të publikuar në Mapon e djeshme, Ndrek Gjini hedh idenë se qeveria shqiptare “do bënte punën më të mençur po t’i akordonte fondet, materialet dhe infrastrukturën e nevojshme një universiteti prestigjioz në Britaninë e Madhe, Gjermani apo ShBA, për të shkruar tekstet bazë të historisë së Shqipërisë.” Dhe më poshtë thekson se kjo punë nuk mund të bëhet “me fonde, materiale dhe infrastrukturë të bollshme [për] institucionet që drejtohen sot nga Beqir Meta, Aurel Plasari apo Ardian Marashi; [apo nesër] për po këto institucione, tanimë të drejtuara (le te themi) nga Paskal Milo, Pëllumb Xhufi apo Kristo Frashëri”.

Aurel Plasari reagon menjëherë. Në Mapon e sotme. Fillimisht duke shtruar pyetjen: “Ç’punë ka biblioteka kombëtare me rishkrimin e historisë?” Po, është e vërtetë, thotë Plasari, kam shkruar shkrime e libra që kanë të bëjnë me historinë, “por as z. Berisha, as z. Rama nuk kanë pasur kurrfarë ndijeti të më ndihmonin për to, dhe autori i tyre nuk ua di as për mirë, as për keq”. Plasari “përpiqet të kuptojë” pse Gjini e ka përfshirë emrin e  tij në një listë me Beqir Metën dhe Ardian Marashin, të cilët faktikisht merren me rishkrimin e historisë, por duket se nuk gjen arsye. Dhe prandaj fton Gjinin të mos bjerë në nivelin e “zuzarëve të shtypit”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bujari Angli (not verified) on

gjini me sa kuptoj une nuk ka patur asgje personale me plasarin apo xhufin. ka shprehur ne parim nje ide se si mund te dilet nga rrethi vivioz e shkrimit te historise cdo kater apo pese vjet....ne forma e platforma te majta apo te djashta. historia eshte shkence dhe duhet te shkruhet dhe mesohet si e tille....kjo eshte e gjitha

Submitted by limpreht (not verified) on

1. Ideja nuk kishte pse te personalizohesh me emra.

2. Historine e nje vendi e shkruajne at qe levrojne  ate secili per periudha apo probleme te caktuara.

3. Nuk ka asnje universitet ne bote qe te ket studjues per te gjitha keto fusha.

4. Historia nuk eshte nje akt zyrtar, ate mund ta shkruaj kushdo 9individ apo kolektiv) qe eshte i afte ,

por, eshte kritika dhe lexuesit qe e gjykojne per vlerat,

5. Jashte çdo diskutimi nevoitet nje Histori e Popullit Shqiptar ne gjuhe te huaj.

6. Shteti duhet te rikrijoj Institutet e fushave te albanologjise si me pare dhe te shtoj fondet per kerkues,

botime  kerkime ne Arkiva. Keto te mos lidhen me politiken e momentit.

7. Qeveria te mos perzihet per keto pune.

Submitted by limpreht (not verified) on

1. Ideja nuk kishte pse te personalizohesh me emra.

2. Historine e nje vendi e shkruajne ata qe levrojne  ate secili per periudha apo probleme te caktuara.

3. Nuk ka asnje Universitet ne bote qe te kete studjues per te gjitha keto fusha.

4. Historia nuk eshte nje akt zyrtar, ate mund ta shkruaj kushdo, (individ apo kolektiv) qe eshte i afte ,

por, eshte kritika dhe lexuesit qe e gjykojne per vlerat dhe blejne .

5. Jashte çdo diskutimi nevoitet nje Histori e Popullit Shqiptar ne gjuhe te huaj.

6. Shteti duhet te rikrijoj Institutet e fushave te albanologjise si me pare dhe te shtoj fondet per kerkues,

botime,  kerkime ne Arkiva. Keto te mos lidhen me politiken e momentit.

7. Qeveria te mos perzihet per keto pune.

8. Nuk ka pse te perzihen dhe ata qe nuk jane marr me studime historike.

9. Historia do shkruhet e rishkruhet e gjithnje do kete edhe vrejtje. Kete na meson jeta.

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

historia permiresohet pareshtur,nuk rishkruhet!Qe ta bejne universitete angleze,le qe eshte hesap i shtrenjte,por anglezet dallohen per sens humori.Mbase do dale komedi historike!Psh,nje italian,i njohur im,pas luftes se Kosoves me thoshte qe ne jugosllavet u ndame shume keq,qe keshtu s'bashkohemi dot.Kot mundohesha ti shpjegoja qe shqiperia s'ka qene kurre Jugosllavi.Identikisht universitetet e huaja do ishte nevoja te sqaroheshin deri ne  keto nivele.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.