Tek secila viktimë aksidentesh duhet të shohim vetveten

Në një shkrim të Gjergj Erebarës bëhej një listë e do ngjarjeve të ditëve të fundit, të cilat i lidh fakti që viktimat kanë qenë rastësore; dmth secili prej nesh mund të qëllonte në vend të tyre. Ja një fragment i shkrimit të Erebarës
”… Do një javë më parë, një shpërndarës picash u përplas nga një makinë luksoze dhe përfundoi në spital në gjendje të rëndë. Kronikat e lajmeve thoshin se në fakt, makina e Shpresa Beçajt, gjykatëse e lartë, kishte shkaktuar një aksident spektakolar. Shpërndarësi i picave dhe fati i tij qe një element i dorës së dytë. Asgjë nuk u mësua më për të. Vdiq apo shpëtoi? Me se i jeton familja tani që qindarkat e mbledhura prej tij duke shpërndarë pica nuk dërgohen më?
Ca ditë më parë, një vajzë e zakonshme, vetëm 25 vjeç u godit nga plumbat që qenë nisur për dikë tjetër. Vdiq.
Akoma edhe më pak ditë më parë, një grua që po ecte në trotuar dhjetë metra larg parlamentit në bulevard, u godit nga një makinë luksoze dhe mbeti e vrarë. Edhe në këtë rast, për median, lajmi qe më shumë te fakti që një makinë luksoze e shkaktoi aksidentin “spektakolar” duke kapërcyer trotuarin më të gjerë në Shqipëri, duke shkatërruar kioskën e një hallexhiu që shet libra dhe duke përfunduar mbi një bunker të kohës së komunizmit. Edhe në këtë rast, viktima qe një element rastësor. Ajo mbeti pothuajse pa emër. Njësoj si në rastin e makinës së Shpresa Beçajt, e cila nuk kishte lidhje me aksidentin, por është personazh goxha i njohur nga video e Metës, edhe këtu, makina luksoze e dikujt qe më e rëndësishme se jeta e një njeriu. Mund të kishte qenë kushdo nga ne duke ecur në trotuar në atë moment fatkeq dhe sërish makina luksoze të rezultonte lajm më joshës. Çdokush prej nesh mund të përfundojë në rreshtin e fundit të një lajmi mbi një makinë luksoze që fluturon dhe që si pasojë e faktit që është makinë luksoze, shkaktoi vdekjen e rëndomtë të një njeriu të rëndomtë.”
Re.Pu.
Comments
Me keqëardhje po kjo është
<p>Me keqëardhje po kjo është edukata e shoqërisë Shqiptare kujtojmë se të gjitha janë të tonat dhe mundë të bëjmë çfarë të duam duke injoruar kodin rugor duhet të mësojmë se ruga nukë është vetëm e jona por ka dhe të tjerë që kanë të drejtë të qarkullojnë në të</p>
Add new comment