Rama: 1 milion të papunë. INSTAT: 140 mijë. CIA: 420 mijë

Në një shënim të mëparshëm, ngrinim pyetjen “Si është e vërteta e të dhënave mbi punësimin?” dhe raportonim se, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama paraqiti një tabelë me të dhëna të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës rezultonte se në vitin 2010 kanë qenë të punësuar 917 mijë shqiptarë nga 2.17 milionë në moshë pune. Le të thellohemi në përgjigjen e pyetjes së mësipërme.
Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, i bie që 1 milion e një çerek shqiptarë në moshë pune të mos kenë qenë të punësuar në vitin 2010. Dhe sipas Ramës, ato konfirmojnë deklaratën e opozitës se në Shqipëri ka 1 milion të papunë.
Por kush quhet i papunë në statistikat shtetërore kudo në botë? Quhet ai person në moshë pune që është NË KËRKIM AKTIV PËR NJË VEND PUNE. Pra nuk quhet i papunë ai që është në moshë pune, por që nuk kërkon punë (dikush vazhdon studimet me shkëputje nga puna, një grua rri në shtëpi për të rritur fëmijët, një burrë është i kënaqur me disa apartamente që ka dhënë me qera dhe e kalon kohën në kafene, dikush i ka humbur shpresat se do të gjejë punë dhe kaurdiset me të ardhurat e pjestarëve të familjes në emigracion etj., etj.)
Pra, pyetja është se sa nga 1 milion e një çerek shqiptarët në moshë pune, që s’ishin të punësuar në 2010-ën, po kërkonin aktivisht punë gjatë atij viti. Sipas Ramës kanë qenë plot 1 milion shqiptarë që kërkonin një vend pune dhe nuk e gjenin dot (pra, ishin të papunë). Sipas INSTAT-it kanë qenë vetëm 140 mijë. Sipas të dhënave të faqes së internetit të CIA-s (https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/...), kjo shifër duhet të jetë diku te 420 mijëshi (30%). Dhe ku qëndron e vërteta? Gjasat janë të mëdha që të jetë diku midis shirave të CIA-s dhe të Ramës. Po të jetë e vërtetë shifra e INSTAT-it, i bie që 1.1 milionë shqiptarë në moshë pune, edhe pse të papunësuar, nuk kërkojnë punë…
E.Zaloshnja
Comments
Po mire tani, nuk e di donje

Po mire tani, nuk e di donje burokrat amerikan qofte ky edhe i CIA-s se sa eshte papunsia ne Shqiperi.

Jo vetem CIA, po asnjeri ne bote nuk e di kete gje me kete shkalle te informalitetit qe kemi.

Edhe unë figuroj i papunë në

Edhe unë figuroj i papunë në Shqipëri, por jam në Gjermani që 20 vjet.

e vertete eshte se papunesia

e vertete eshte se papunesia eshte e larte ne Shqiperi. Zaloshnjen nuk e njoh fare, dhe nuk me duket qe kercen nga dega ne dege, por flet me gjuhen e ekonomistit, dhe jep shifrat. Nuk ka mundesi qe Shqiperia te kete nje papunesi sa ajo qe na thote INSTAT, dhe BSH e ka pergenjeshtruar (pa ze ose pa dashje) kete gje> Nje gje tjeter, numri i personave aktive qe kerkojne pune, ne Shqiperi mund te jete me e larte dhe se ajo e deklaruar nga BSH. Nje arsye mund te jete qe nuk ka shprese te gjeje pune ne kete rrumpallen tone shqiptare; tjeter gje eshte se cfaredo lloj pune te kerkosh duhet te paguash, edhe te futesh si pastrues, keshtu qe te gjithe keto nuk rregjistrohen...ne kushtet e Shqiperise une nuk do ta quaja te papune nje person te afte per pune por qe nuk rregjistrohet ne zyrat e bashkise/komunes, ne Shqiperi dhe termat baze te ekonomiksit nuk shpjegojne asgje, dhe ndoshta duhet nje fjalor tjeter ekonomiksi per Shqiperine...(p.sh, ne Shqiperi eksportet ulen, investimet bien, importi rritet, dhe ne fund kemi rritje ekonomike (!)) skandal me shifrat...

pastaj nuk e di a e kane marre parasysh uljen e popullsise ne Shqiperi sipas censusit te fundit, nese jo, papunesia e deklaruar nga BSH eshte akoma me e larte, pot te kemi parasysh se popullsia jone eshte tkurruar vitet e fundit..

Lexo pergjigjen e meposhtme.

Lexo pergjigjen e meposhtme.

Edhe une mungesen e asaj

Edhe une mungesen e asaj kolones vura re! Shiko se kjo aritmetika e Edit (Zaloshnjes) ma heq zarin, se ai edi tjeter se ka haberin nga matematika.

Po te rrumbullakosesh pak shifrat dhe me popullsi 3.1mln ne shqiperi, del qe sipas shifrave te xhaxhi twitterit papunesia ne shqiperi eshte 78%.

Dmth me force punetore 2.1mln, me nje penetrim te forces se afte per pune 61,9% na del se shqeto per pune ne shqiperi eshte nje kompani prej 1.3 mln. Se sa llogjika ka ne kete mes qe vetem 300.ooo te jene ne pune ate e mendon ve ti:)

Dhe kesaj radhe te pakten mos u kap te statistikat se jane te njejtat qe po perdor dhe Ti, as une e as ti nuk prodhojme te tilla.

Shiko ne gazet mund te shkruash dhe gjera nonsens, se e blen kushdo, por mos harro se ne internet perdoruesi eshte me i emancipuar dhe nuk behen keto.

Nga kjo del qe duhet te sofistikoni propaganden :)

@Emigranti, Diferenca midis

@Emigranti,

Diferenca midis Popullsise ne moshe pune dhe Forces se afte per pune eshte pjesa e popullsise qe eshe e afte per pune por nuk rezulton e regjistruar ne zyrat e punes. Per Ramen, keta, meqe nuk kane pune, jane te papune. Per qeverine, keta, meqe nuk jane te regjistruar, nuk jane te papune pavarsisht se nuk kane pune. Zaloshnja thote qe e verteta eshte me afer Rames sesa qeverise sespe i duket e veshtire qe, nese nuk je i punesuar, vetem sepse nuk je i regjistruar, te konsiderohesh si jashte forces se punes. Shancet jane me te medha qe qeveria te mos ti kere regjistruar me vetedije vetem qe te ule normen e papunesise. Pra, me nje te rene te lapsit, edhe shkurton ndihmen ekonomike qe do u paguhej ketyre te papuneve, edhe ul papunesine zyrtare brenda normave Europiane. Nga ana tjeter, ne ndryshim me Europen, ne Shqiperi, te gjithe ata qe jetojne ne fshat dhe kane fituar toke me ligjin 7501 quhen te punesuar ne bujqesi pavarsisht nese jane apo jo ne pune. Ky absurditet e afron akoma me shume shifren tek Rama sesa tek qeveria.

Zaloshnja ti e di shume mire

Zaloshnja ti e di shume mire se te dhenat ne faqen zyrtare te CIA-s, sidomos per nje vend si Shqiperia, perditesohen rralle. NE faqen zyrtare te CIA-s madje vazhdon te figuroje Ferdinand Xhaferri si Min i Turizmit. Pra nuk kemi pse ti marrim te mireqena te dhenat e CIA per punesimin ne Shqiperi.

ketu behet fjale per

ketu behet fjale per papunesine ne vitin 2010

Maqedoni viti 2010. Papunesia

Maqedoni viti 2010. Papunesia 32 %. Mali i Zi viti 2010 Papunesi 20 %. Greqia viti 2011 papunesia 18.4 %. Kosova viti 2010 Papuneisa 40%. Bosnia viti 2010 Papunesia 29 %. Serbia viti 2011 Papunesia 27%. Kroacia Viti 2011 Papuneisa 16.8 %. Shqiperia viti 2011 papunesia 13.4 %. Tani problemi eshte se prodhimi i brendshem bruto per fryme te te gjitha keto vende eshte me i larte se Shqiperia.

@ arvanites, Nuk te duket

@ arvanites,

Nuk te duket vetja ca si jasht debatit me keto shifra? Nderkohe qe po diskutojme qe ne Shqiperi papunesia ka vajtur mbi 50% por po fshihet nga qeveria ti vazhdon na jep shifra qe ne vende te tjera papunesia zyrtare qenka me e larte sesa papunesia zyrtare ne Shqiperi?!

Se dyti, per te prodhuar duhet qe te punohet pra te punesohen njerzit. Nese ne Shqiperi papunesia eshte me e larte sesa ne vendet e tjera nga pret ti te vije rritja ne prodhimin e brendshem bruto per fryme?!

Duke paraqitur keto shifra

Duke paraqitur keto shifra doja te vertetoja mashitrimin e qeverise me nivelin e papunesise. Jemi ne nje mendje.

Add new comment