Si është e vërteta e të dhënave mbi punësimin?

Postuar në 07 Shkurt, 2012 14:11

Nga Partia Socialiste ka dalë një tabelë me të dhëna që, sipas tyre, janë të Bankës së Shqipërisë. Këtë e ka thënë dhe Edi Rama në një mbledhje të Grupit Parlamentar; e ka thënë pikërisht duke iu referuar Bankës së Shqipërisë, dhe ka gjetur një formë, nëpërmjet së cilës t’i fusë dhe një pickim kësaj të fundit: Nëse gënjen Banka e Shqipërisë, atëherë ka një gjasë: papunësia është më e madhe se kaq, sepse Banka e Shqipërisë nuk është një institucion që është i varur nga opozita; as i pavarur; është vegël e qeverisë”.

Të dhënat në fjalë janë interesante. Sipas tyre, dhe në kundërshtim me gjithë ngrefosjet e maxhorancës, në radhë të parë të Berishës (“të kesh turp, turp, turp!”, iu drejtua Rama atij), numri i të papunëve ka ndjekur në harkun e dhjetëvjeçarit të fundit një kurbë rritëse (shih të dhënat në tabelën-foto që shoqëron këtë shënim). Numri i të punësuarve në vitin 2000 ka qenë mbi një milion vetë, në vitin 2001 ka qenë 920 mijë, e pothuaj po kaq ka qenë në vitin 2002, 2003, 2004, 2005, 2006 e 2007. Në vitin 2008 ka patur një rritje, 974 mijë, por qartazi nën nivelin e vitit 2000. Dhe pastaj prapë një rënie në vitet 2009 e 2010, ku numri i të punësuarve ka qenë respektivisht 899 mijë e 917 mijë.

Lidhur me këto shifra, nga Banka nuk ka patur asnjë reagim përgënjeshtrues apo konfirmues. Berisha me siguri do të reagojë nesër. Nëse ka shifra të tjera.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje Respublika.

Po te kemi parasysh edhe te dhenat e censusit qe gjithashtu jane dhe ato shifra zyrtare nga ana e nje Institucioni te varur nga Qeveria gjendja e papunesise eshte akoma dhe me shqetsuese. Gjithsesi po te shikohet kjo tabele del qarte qe perqindja e papunesise eshte 58% e popullsise aktive per pune. Edhe sikur te kemi gjysmen e ketyre qe nuk duan te punojne perseri del nje shifer e frikshme afer 30%. Shifrat zyrtare te papunesise jane diku tek 10%. Nuk di se nga del kjo shifer por nga tabela del qarte qe ne Shqiperi duke perfshire dhe femijet dhe pensionistet nje person punon edhe per dy persona te tjere. Rrjedhimisht gjendja ekonomike edhe pak te thuhet qe eshte ne prag te katastrofes. Nevojiten politika ekonomike qe te bejne te mundur nje zhvillim ekonomik te qendrueshem larg dasive politike. Ndofta jam pesimist por nuk me ngjan qe politika qofte e majte apo e djathte po perpiqet ne kete drejtim.

Me repekt

Emigranti

Submitted by klodi (not verified) on

ekonomikisht norma e papunesise nuk perfshin studentet dhe pensionistet..

forca punetore= te punesuar + te papune

per te llogaritur kete norme duhet thjesht te behet raporti te papune me forcen punetore.  Kini parasysh se vetem personat e afte fizikisht dhe menderisht dhe te cilet jane NE KERKIM TE PUNES ( por momentalisht jane te papune) ato do te konsiderohen si te papune..

Submitted by Anonymous (not verified) on

E lexova edhe tek artikulli tjeter kete. Mbi cfare kriteri vendoset qe nje njeri eshte i afte per pune DHE PO KERKON AKTIVISHT PER NJE TE TILLE? Une mbase po kerkoj aktivisht per pune, por duke ju referuar Gazetes Celesi, jo zyres se punesimit. Quhem qe po kerkoj aktivisht per nje vend pune?

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

Sipas statistikave dhe standartit qe zbaton qeveria, TI NUK JE I PAPUNE, ti nuk llogaritesh fare ne statistikat e punesimit. Qe ti te behesh pjese e ketyre statistikave duhet te figurosh si FORCE E AFTE PER PUNE, qe te marresh kete status duhet te besh njeren nga dy gjerat:

1. Ose te gjesh pune jo ne te zeze (pra te paguash qofte edhe minimalisht sigurimet shoqerore)

2. Te shkosh tek zyrat e punes dhe te regjistrohesh si i papune.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Mire Rama se ate pune ka, po Respublika qe ka edhe Zaloshnjen nuk nxjerr dot ndonje teze me te hajrit ?

Nese ka 2 166 000 force punetore dhe ne gjendjen civile dalim rreth 4,3 milione shqiptare atehere kuptohet qe kemi te bejme edhe me emigrantet (perndryshe si do dale shifra 2 166 000  ? ).

A jane emigrantet te papune ? A mund t'i fusim ne shifrat e papunesise ne Shqiperi ?

Dalin rreth 1 250 000 te papune, duhen pare sa nga keta jane emigrante, te hiqen dhe te dale papunesia reale.

Submitted by nora (not verified) on

Ne shumicen e familjeve ne qytet ne nje familje me 4 persona vetem nje punon,pra llogarite e B.Sh qendrojne por

dhe paloasisteca 2900 leke ne muaj qe nuk mund ta perfitosh pasi duhet te kesh punuar me siguracin tek punedhenesi 12

muaj per kater vitet e fundit dhe nuk e di çbejne gjithe ai staf i M.Punes kur nuk do tja dije kush megjithse me CV ke lene

nr e tel per nje vend te ri pune vetem miku por paguaj me pare !!!!!!Pra skemi as kujt ti ankohemi !

Problemet nuk paskan te sosur ne vendin tim .

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.