Fushata presidenciale: Gara në partinë republikane bëhet e ethshme

Situata është ende e paqartë lidhur me kandidatin republikan për postin e Presidentit, që do të përballet me Obama-n. Në garën që po bëhet në kampin republikan ka dalë në krye herë njëri e herë tjetri. Në fillim u duk se Mitt Romney do ta kish të lehtë, por pastaj fitoi terren papritur Newt Gingrich, ndërsa e djeshmja ishte një nga ditët më me fat për kandidatin Rick Santorum. Ky i fundit korri një fitore në tri shtete: Missouri, Minnesota dhe Colorado. Rezultati që arriti ish respektivisht 55,2%, 44,8% dhe 40,2% të votave. Në të tri rastet doli i pari, duke lënë Mitt Romney-n të dytin në Missouri e Colorado dhe të tretin në Minnesota.
Gara është ende e gjatë, dhe Romney mbetet praapëseprapë kandidati për t’u sfiduar brenda partisë republikane, por fitorja në këto tre shtete i ka dhënë santorum-it e njerëzve të vet entusiazëm e motivim. Dhe e ka bërë garën më të ethshme.
Re.Pu.
Comments
Rama dje Babaramos: Ceshtjet

Rama dje Babaramos:

Ceshtjet e socialisteve jane pune te brendshme!

Si nuk marrin vesh keta amerikanet mor burre, vazhdojne me fushata te hapura per publikun. Njeri thote model ekonomik, ky tjetri e deklaron hapur qe partite tona jane tribu jo formacione politike. Hajde pastaj mos kerko qe ketu te rithemelohet sistemi.

Fushata me pompoze, me

Fushata me pompoze, me hipokrite, me boshe, me 100 fytyreshe te amerikaneve nuk ka. Te qeshur, te gjithe shkrihen e behen dysh per "popullin" dalin perdore me grate e femijet e tyre gjasme per te dhene shembull, nderkohe qe nga ana tjeter jane kandidate qe nuk kane njohuri politike, gjeografike, dimplomatike, etj.

Njerez fallco, premtime boshe, njerez qe krijojne probleme ne cdo cep te botes per te kenaqur kerkesat e tyre, pretendojne qe kane demokracine me te kulluar, ndekohe qe shkelin me te dyja kembet lirine e te shprehurit, nderhyjne tek financat e njerezve me pretekstin se mbrojne vendin, nderkohe qe jane po keta qe i kane dhene dore, ndihma te gjitha diktaturave ne bote, dhe pastaj i hedhin duke dale si shpetimtaret e botes.

Hipokrite

Add new comment