Mund ta mundin Sarkozy-në të majtët francezë?

Në një shkollë politike verore të së majtës franceze (të socialistëve) në La Rochelle, në fundjavën e shkuar, pritej që kandidatët presidencialë të haheshin e të kacafyteshin, por nuk ndodhi kështu. Përkundrazi, kandidati kryesor, ish-kryetari i PS-së së atjeshme, François Hollande, i dha një të puthur në faqe rivalit më të parë, Martine Aubry, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka lënë gjë pa thënë gjatë këtyre ditëve në adresë të të parit. Kjo tregon se, në dallim nga herët e tjera, socialistët francezë duan të futen të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale (vitin tjetër) për të mundur Sarkozy-në. Nuk duket e vështirë. Presidentit aktual nuk i kanë shkuar punët mirë. Francezët janë duke vuajtur pasojat e krizës. Dje doli lajmi, që gjysma e francezëve kanë të ardhura vjetore, që nuk i kapërcejnë 19 mijë eurot, dhe që 13,5% e popullsisë jetojnë poshtë nivelit të varfërisë. Sarkozy ka bërë një propozim të papritur në stil "të majtë" për të taksuar super të pasurit, por si zor që kjo lëvizje të ndryshojë tendencën.
Ka më tepër se një gjeneratë që socialistët francezë nuk ia dalin dot të fitojnë presidencën. Ka qenë viti 1988, kur François Mitterrand fitoi për herë të fundit. Tani duken disi të avantazhuar (në letër, të paktën). Një kandidat i mirë, rreth të cilit të mund të mblidhen të gjithë, mund të mjaftojë për t'i kandisur francezët, të cilët zakonisht - kështu thosh dje editoriali i gazetës the Guardian - kanë zemrat e tyre me të majtën dhe portofolat e tyre me të djathtën. Këtë herë, ndoshta, duan të varin shpresat që edhe portofolat t'i kenë me të majtën. Një fitore e tyre mund të rigjallëronte të majtën kudo nëpër Europë.
E.G.
Comments
Përkthim copë-copë i

Përkthim copë-copë i Guardian-it!

Martine Aubry është femër, dhe nuk i ka thënë ndonjë gjë të madhe François Hollande-s. Ka bërë ca shaka e ka hedhur ca kunja, por kto janë normale në jetën politike Franceze. As nuk e ka akuzuar për hajdut e as për kopuk, as nuk e ka sharë.

Kjo tregon se, në dallim nga herët e tjera, socialistët francezë duan të futen të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale (vitin tjetër) për të mundur Sarkozy-në.

Po kte më sipër nga e kuptove gazetaro? Nga cila fjali e mëparshme mund të arrijmë në këtë konkluzion?

Ok, megjithëse artikulli është i mangët, kjo analizë qëndron.

Pak histori.

Viti 2007:

Socialistët francezë kanë patur një problem të madh në zgjedhjet e shkuara (2007). Problemi ishte se kishin shumë pretendentë për President të Francës dhe një organizim jo shumë i rregullt i mënyrës së zgjdhjes së kandidatit, bëri që kandidatët dhe militantët e kandidatëve ti fusnin shkopat nën rrota njëri tjetrit.

Kryetar i PS, François Hollande.

Tre ishin kandidatët kryesorë për të qenë përfaqësuesit e PS-së franceze në zgjedhjet për president:

1. Laurent Fabius, (mashkull) i mbështetur nga pjesa e majtë e militantëve.

Fabius në vitet ('84-'87) ka qenë kryeministri më i ri në moshë i Francës, 37 vjeç kryeministër, çka tregonte se është një personalitet brilant, por të tillë PS-ja franceze ka shumë.

Gjatë kohës që ka qenë kryeministër gjithsesi ka ndjekur një politikë tepër të djathtë, të paktën sipas mendimit të pjesës më të majtë të votuesve francezë. Ka mbështetur privatizimet e disa ndërmarrjeve publike dhe në përgjithësi, nga ana ekonomike konsiderohej i qendrës nga shumica e militantëve të partisë Socialiste franceze. Kjo bëri që mbështetja që i dha krahu i majtë i PS, të jetë e vakët, në rastin më të mirë.

Mirëpo, Fabius ka dhe një cen tjetër, më të madh. Në mesin e viteve '80, kur SIDA nuk njihej mirë, Instituti Francez i Gjakut i kish dhënë 2000 (dy mijë) personave, të sëmurë me hemofili, gjak të infektuar me HIV. Në këtë skandal dilte disa herë emri i kryeministrit të asaj kohe, Laurent Fabius. Ai u gjykua nga Gjykata e Drejtësisë e Republikës së Francës dhe u shfajësua nga kjo gjykatë. Mirëpo, gjithsesi, skandali ngeli dhe njerëzit e lidhin akoma me Fabius-in.

Fabius-istët janë shumë të strukturuar në Partinë Socialiste dhe kanë bastionet e veta nëpër provinca.

2. Dominique Strauss-Kahn, (mashkull), i mbështetur nga pjesa e djathtë e PS. (Më pas u bë kryetar i FMN-së, dhe protagonist i skandalit që njihet)

Dominique Strauss-Kahn është ekonomist shumë i njohur në Francë, profesor i njohur dhe i respektuar akademikisht. Ka qenë ministër i ekonomisë disa herë. DSK (sigla me të cilën i thirrin të gjithë në Francë) ka mbështetjen e fortë të pjesës së djathtë të partisë socialiste. Pikëpamjet e tij mbi ekonominë, ku shteti është prezent por jo dhe aq shumë janë shumë popullore në votuesit e qendrës të të gjitha partive në Francë. Plus ka mbështetje në biznesmenë e firma të fuqishme. Mirëpo edhe ky gjatë kohës që ka qenë ministër është lagur nga skandale financiare, me shpërdorim fondesh publike e privatizime të dyshimta.

Pjesa e majtë e PS-së nuk e honeps dot dhe shumë militantë të majtë thonin nën zë se do të ishte më mirë të kishin Sarkozi-n sesa një socialist-tradhtar në pushtet (që ka tradhtuar idealet e së majtës mbi rolin e shtetit sidomos në ekonomi).

Strauss Kahn-istët janë gjithashtu shumë të strukturuar në Partinë Socialiste dhe kanë bastionet e veta, sidomos në Paris dhe qytetet e mëdha.

3. Ségolène Royal, e mbështetur nga disa kryetarë rrethesh në PS. Bashkëshortja e kryetarit, François Hollande (të pamartuar, kanë 3 fëmijë bashkë).

Kandidatja, Ségolène Royal, arriti të grumbullojë rreth vetes shumë kryetarë rrethesh socialistë të cilët e dinin se me asnjërin nga dy kandidatët e tjerë nuk do të kishin mundësi për të patur poste. Ajo arrriti të grumbullojë rreth vetes edhe shumë simpatizantë të majtë dhe të qendrës me argumentin se do të ishte e para kandidate për presidente femër. Mbështetje të madhe asaj i dha burri i vet që ishte njëkohësisht dhe kryetari i partisë, François Hollande, duke hapur anëtarësimin në parti me anë të internetit.

Dy fakte bënin dallimin më të madh me dy kandidatët meshkuj:

1 - Ishte femër

2- Kishte mbështetjen e kryetarit të partisë dhe të gjithë atyre që nuk donin politikën e vjetër të dy kandidatëve meshkuj. (Pra ishte "challenger"-ja, "outsider", politika e re. Hë, nuk ju kujton një të gjatë që thotë nuk jam politikan?)

(Shënim: Anëtarësimi në Partinë Socialiste Franceze ishte 60 euro në vit. Pasi kandidatët kishin filluar fushatën, dhe sidomos pasi kandidatura e Royal kishte bërë shumë bujë dhe pak javë para votimit PS hapi anëtarsimin nëpërmjet internetit me 20 euro. Shumica e të anëtarsuarve të rinj dolën që ishin mbështetës të Ségolène Royal.)

Si përfundim garën për kandidatin Socialist e fitoi Royal, sidomos falë atyre që hynë në parti në valën e antarsimit me internet. Ajo bëri fushatë as mish as peshk, as djathtas as majtas. Plus, u distancua shumë nga Partia Socialiste dhe nga militantët e partisë që nuk bënin pjesë në organizatën e saj "Désirs d'avenir" (Dëshira të ardhmesh). Pra kërkoi të krijojë struktura të vetat paralele me të partisë dhe kërkonte të nxirrte jashtë loje të gjithë militantët dhe personalitetet historikë të Partisë Socialiste. (Pak a shumë siç bën Rama sot që është izoluar fare nga militantët dhe personalitetet e PS Shqiptare në emër të politikës së re, me G99 si puna e "Désirs d'avenir").

Nëpër rrethe, kandidatët për deputetë caktoheshin nga shtabi i Ségolène-s. Shumica ishin të rinj në politikë dhe vinin nga ajo që quhet "Shoqëria Civile". Ngaqë u hodhën nga lart pa pyetur fare militantët e degëve, ato nuk gjetën mbështetje të madhe por edhe nuk kishin as kapacitetin politik e as zgjuarsinë politike për të bërë fushatë ose qoftë për të bërë një debat me ujqit e vjetër të së djathtës. (Sa fort më kujtohet Rudina Seseri përballë Sokol Olldashit).

Duke pas qenë vetë militant, nga ata të vjetrit, për një kandidate të re të cilën Ségolèna e pati dërguar në një bastion të majtë, nuk kam parë ndonjëherë paaftësi më të madhe. Jo vetëm që kandidatja e shoqërisë civile nuk fitoi por ajo as nuk vinte në orar në tubime e debate ku militantët e vjetër, sa me miq e sa me fletushka rrugëve arrinin të mblidhnin 500 persona në një qytet të vogël. (Dështimi ishte pak a shumë sikur të fitonte PD-ja në Vlorë.)

Kshu humbi garën për presidente Ségolène Royal dhe sot mezi arrin të mbledhë 200 persona në një sallë. Ajo humbi militantët e majtë duke thënë se nuk ishte politikane, se përfaqësonte politikën e re dhe duke mënjanuar strukturat e solide të partisë socialiste franceze. Të djathtët e kishin kampionin e vet, Sarkozinë, të majtët kishin një njeri me frymë mistike.

Sot:

Pasi Ségolène Royal humbi zgjedhjet presidenciale, në kongresin e radhës së partisë, Hollande, Fabius, Strauss-Kahn, Royal dhe Martine Aubry ishin në garë për të marrë drejtimin e partisë.

Nga këta fitoi Martine Aubry, e bija e Jacques Delors (socialist edhe ky) babait të monedhës europiane.

Në dallim nga e djathta franceze, që fsheh më mirë debatet brenda vetes, e majta franceze bën debate më të ashpra e më të hapura. Kjo gjithsesi nuk do të thotë se e djathta franceze nuk bën. Ajo i bën, por i bën fshehurazi. Të djathtët francezë, pazaret i bëjnë më tepër nëpër restorante e nëpër zyra, jo në shtyp. Gjithsesi zgjedhjet e 2007, qenë një goditje e fortë ndaj PS-së. Mos organizimi, diletantizmi politik, përpjekja për të mënjanuar militantët që kishin dhjetëra vite në parti, që solli me vete Royal dhe mbështetësit e saj gati sa nuk e shkatërruan PS-në fare.

Pra François Hollande la pas një parti të ndarë e të çorganizuar. Martine Aubry pati kapacitetin dhe zgjuarsinë politike të nxjerrë PS-në nga balta. Rimëkëmbi degët e partisë atje ku ato ishin dobësuar. Siguroi mbështetje të gjerë brenda partisë, sidomos në të majtë të partisë që përmban dhe militantët më të ri dhe më aktivët, duke vënë si zëdhënës të partisë Benoit Hamon, liderin e krahut të majtë të PS.

(Shënim: MJS, "Mouvement des jeunes socialistes" quhet lëvizja rinore e PS franceze. Pak a shumë si FRESSH-i shqiptar. MJS është historikisht më e majtë se Partia Socialiste).

Por ajo diti edhe të qetësojë ata më të lëvizshmit, disave duke i dhënë poste si kryetarë komisionesh brenda partisë ( pole position për të qenë ministër) e disave duke i kërcënuar me nxjerrje jashtë partisë nqs vazhdonin të kakarisnin nëpër gazeta kundër programit të partisë që ishte miratuar me shumicë votash nga delegatët.

Zgjedhjet e brendshme 2011:

Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2012, mbahen zgjedhjet e brendshme të 2011.

Kandidati kryesor për president i PS-së deri në maj 2011 ishte Dominik Strauss Kahn. Ai ishte më i favorizuari nga sondazhet që realizonin gazetat dhe institutet e sondazheve. Ai qe përfaqësuesi i elitave mediatiko-politiko-ekonomike të Francës. Kishte mbështetje nga banka të mëdha, nga gazeta si Le Monde, nga firma të mëdha e po ashtu shihej me sy të mirë edhe nga një spektër i gjerë i rrymës së qendrës.

Mirëpo ja që Dominiku ngeli në Amerikë nga oreksi i tepruar për seks. Kjo gjë dihej, që kishte oreks të madh ky nuk ishte sekret, por ama nuk i shkonte kujt mendja se ishte aq i papërmbajtur sa të kapte një kameriere hoteli. Në Francë ai do të kishte dalë pa lagur, mirëpo në Amerikë është punë tjetër.

Dhe ja ku jemi sot me kandidatët për presidentë socialistë me në krye të sondazheve François Hollande i cili u deklarua kandidat 3 muaj para të tjerëve. Por Martine Aubry ka ndjekur një strategji tjetër nga Hollande i cili del shumë në televizor. Ajo ka vendosur të bëjë fushatë ballë për ballë me elektoratin duke shëtitur qytet më qytet e duke paraqitur programin e saj për Francën dhe duhet thënë se në terren ajo ka shumë më shumë trupa e militantë që organizojnë debate e mbledhje publike.

Gjithsesi do të shohim më 9 tetor 2011 se cilin kryeson raundin e parë. Nqs asnjëri nuk arrin të kapë 50% të votave atëhere dy kryesorët përballen për një raund të dytë me 16 tetor 2011, dhe në raundin e dytë fillojnë lojërat me aleancat. Shpesh kandidatët e humbur në të parin i bëjnë thirrje zgjedhësve të tyre, të votojnë për një nga kandidatët e raundit të dytë. Kuptohet, mbështetja shkëmbehet me poste, si në rang ministrish ashtu dhe në rang bashkish.

Kujdes! Bëhet fjalë për poste këshilltarësh politikë në ministri e në pozicione kryesore nëpër listat e zgjedhjeve lokale.

Nuk bëhet fjalë për spastrim pastruesesh e shoferash si në Shqipëri.

Gjithsesi kësaj radhe Sarkozi do ta ketë më të vështirë të përballet me një Parti Socialiste që duket më e organizuar, më e bashkuar që ka arritur të kanalizojë debatin e brendshëm dhe ambiciet e çdonjërit. Plus pesha e krizës dhe skandalet financiare të ministrave të atij që i thërrasin presidenti bling-bling, ngaqë ka qejf objektet që shkëlqejnë.

Të fala nga Parisi!

Add new comment