Syrgjynosje dixhitale për Donald Trump

Postuar në 09 Janar, 2021 14:57

Google dhe Apple kanë nxjerrë Parler, një media sociale, nga shitja në dyqanet e tyre online. Facebook dhe Tuiter kanë vendosur bllokimin e Donad Trump, me arsyetimin se ai përfaqëson një rrezik të madh. Në Kongresin amerikan ka ethe të mëdha për të shkarkuar Presidentin që ka ende 13 ditë në detyrë me frikën se ai është i papërgjegjshëm.

Është histeria e një elite që nuk është mësuar ta kundërshtojnë, ta kërcënojnë, apo ta sfidojnë në monopolin e Fjalës, të narrativës me të cilin gënjen e gënjen pafundësisht. Me të cilën kalibron buzëqeshjet liberale, që na thotë edhe ne këtu në Shqipëri sesa të mirë jemi duke në vënë para letra për të firmosur. Trump, një person që duket se zuri në histori një vend më të madh sesa mund t’i takonte, ka deklaruar se do të krijojë median e vet sociale duke sinjalizuar kështu nisjen e një kohe të re edhe për internetin.

Kohën kur kufijtë socialë, ndasitë dhe çarjet të projektohen edhe në Internet, jo si përmbajtje kontrastuese, por edhe si diversifikim infrastrukturor. Nuk ka gjë më të dëmshme sesa kjo që ka ndodhur me mediat sociale, të cilat dolën hapur për një kauzë që qëndron poshtë rëndësisë për të patur një dritare të hapur për të gjithë.

Ky lloj syrgjyni virtual është aspekti më dramatik i kësaj që ka ndodhur dhe që e dominon për nga pasoja atë sulm mbi Capitol Hill sepse na kujton të gjithëve se kjo botë ndahet në dy kategori: në ata që kanë të drejtë të flasin dhe në të tjerë që nuk e kanë këtë të drejtë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nese e kuptova drejt ju mendoni se me ikjen e Tramp iken dhe liria e fjales. Mos ndoshta nuk ka qene kurre dhe thjesht Trump e solli mysafire? Dhe ju meritoni nje lapidar si medie e fjales se lire.

Submitted by redaksia on

Mos u harxhoni ju lutem. Pastaj radha per lapidare ne kete vend ku edhe gazetaria na u be profesion i trashegueshem, eshte zene me kohe. 

Por falemnderit per mendimet!

Submitted by Taras (not verified) on

E paske lexuar anapolla.
Ne asnje rresht nuk nenkuptohet mendimi apo nenkuptimi juaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.