Rrezik për Qytetërimin/Koha që Tirana zyrtare t'i vërë sanksione Donald Trump
Në gazetën “Tema” është publikuar një shkrim që evidenton gjenialitetin parashikues të Liderit të Ballkanit, Edi Rama. Në marshin e tij të pandalshëm historik, me hapin drejt horizonteve të parrokshme nga mendjet butake të njerëzve të zakonshëm, z. Rama dikur parashikoi se Trump ishte rrezik për qytetërimin. Dhe për këtë gazeta i kujton këtij modesti të rrallë se mund të krenohet.
Patjetër, me këtë leje në xhep z. Rama mund të nisë të rendë sa nga një ekran europian në tjetrin për të thënë se ai është një profet që meriton njohjen.
Problemi këtu është se banalizohet dhe thjeshtohet për arsye ndoshta cerebrale një histori e një daljeje publike për të cilën më vonë vetë z. Rama u spërdrodh për ta relativizuar. Është po ky profet që sot i sillet shqiptarëve si “rruga, drita dhe e vërteta” që bënte çmos të dilte një foto, shiste një takim me Donald Trump, që u allnua madje me inat gruaje kur Mike Pompeo, yesman i Trump, i nisi një mesazh formal Ditmir Bushatit.
Është po ky profet që shiste për politikë të madhe muxhahedinët iranianë, ndërkohë që vetë historia e aktit mbi Kongresin amerikan është shumë më tepër sesa një episode dhune. Dhe edhe si i tillë ai ndodh në një vend që e ka të ligjëruar të drejtën e reagimit me dhunë dhe madje armëmbajtjen pa leje.
Është fare e qartë se politikanë si ky Edi Rama duan të nxjerrin dhjam nga pleshti, të përfitojnë nga çdo situatë dhe të fshihen nga ca të tjera. Por meqenëse profecia e Edi Ramës qenka përmbushur siç po na thonë dhe meqenëse sulmin mbi Kongres e dënoi edhe Kumbari i Ramës, presidenti turk, Erdogan, është e udhës që ndoshta Shqipëria t’i vërë sanksione Trump. Kështu edhe kjo zallishte me emrin Shqipëri do ketë ma ça të shtyjë kohën deri në fund të 2021-t se tumanet dhe penevrekët e kryeministrit nuk përbëjnë më lajm. Kllouni nuk është lajm në cirk, është argëtim.
s.zaimi
Comments
Edi Rama eshte gjeni.
Edi Rama eshte gjeni. Urrejeni sa te doni. Ai eshte fat per Shqiperine.
Eshte fat per boten qe
Eshte fat per boten qe gjenite nuk i cakton populli.
Eshte fat per ca si ty qe
Eshte fat per ca si ty qe vegjetojne e bejne para me korrupsion.ramziu eshte fat_keqesia e shqiptareve
Kumbari i Rames nuk eshte
Kumbari i Rames nuk eshte Sulltani i Istipolit por ambasada Amerikane, sic eshte per te gjithe politikanet qe vine e ikin.
Pastaj, revolten ne Capitol hill nuk e denoi vetem Rexhepi por te gjitha qeverite boterore qe, nuk e duan dhunen, perfshire ketu edhe Kina.
Shihet se, eshte joamerikane te protestosh kundra zgjedhjeve electorale te vjedhura.
Pra, kerthizen Rames, Birishes, Likes e shume te tjereve ua pret Amerika, ndonjehere edhe Vatikani qe ne kete te fundit shkojne familjarisht (sikur Likja) ose si qeveri (sikur Rama) per te pire nje gote sh.rre te bekuar dhe per te marre aprovimin.
Sa here Trapi thoshte fake,
Sa here Trapi thoshte fake, fake...fake Ky i joni thoshte kazan, kazan...kazan kjo ishte e perbashketa e retorikes populiste kunder medias!
po kujt o plas se cfare grin
po kujt o plas se cfare grin rama per interesat e tij ...ku i bie radha atij te degjohet. ja e degjojne hajvanet ne ate vend
Add new comment