Asgjë e re nga kreditimi i ekonomisë

Bankat kanë vijuar të shtrëngojnë standardet e kredisë për biznese, ndërsa kërkesa e këtyre të fundit, ndonëse me përmirësim të lehtë, vijon të jetë shumë e dobët, njoftoi Banka e Shqipërisë në raportin e saj periodik mbi vrojtimin e aktivitetit kreditues.
Gazeta ‘Shqip’ bën të ditur se për tremujorin e katërt të vitit 2011, bankierët e intervistuar për këtë vrojtim raportuan se kriteret e dhënies së kredive janë shtrënguar veçanërisht për ndërmarrjet e vogla e të mesme, ndërkohë që për bankat është parapëlqyer financimi i bizneseve të mëdha për investime dhe më pak për kapital qarkullues.
“Faktorët me kontributin kryesor në shtrëngimin e standardeve të kredisë për biznese, janë situata e kredive me probleme, problemet specifike të sektorit ku operon biznesi dhe situata e përgjithshme makroekonomike”, nënvijëzoi BSH në raport.
Kushtet e kreditimit janë shtrënguar edhe për individët, ku ecuria e tregut të pronave të patundshme është bërë pengesë e madhe. Në një pjesë të madhe të pallateve që nisën të ndërtohen para krizës, punimet janë pezulluar ose ndërprerë, ndërkohë që vlera e pronave të patundshme të dhëna për kolateral në banka po rezulton shumë e dyshimtë.
Për sa i përket tremujorit të parë të vitit 2012, bankat presin vijim të shtrëngimit të standardeve, pa bërë dallime për llojin e kredisë dhënë për kapital qarkullues apo për investime. Shtrëngimi pritet të ndikojë më shumë kredinë e dhënë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, se sa atë për ndërmarrjet e mëdha.
Marrë nga Top-channel
Comments
Ne kto momente me vjen ne
<p>Ne kto momente me vjen ne mendje refreni i asaj kenges "We're going deeper underground"</p>
Po mundohem t'i them
<p> </p><p>Po mundohem t'i them guvernatorit të B.Sh. një gjë që e njeh dhe e pranon gjithkush: Kur cenoni struktura dhe mjetet shprehëse të gjuhës shqipe, ju deklaroni padije (apo tingëllon me bukur po të them injorancë?). Po shkëpus nga informacioni i mësipërm një nga qindra deklarimet pompoze të këtij individi: "<em>Faktorët me kontributin kryesor në shtrëngimin e standardeve të kredisë për biznese, janë situata e kredive me probleme, problemet specifike të sektorit ku operon biznesi dhe situata e përgjithshme makroekonomike</em>". Po e përkthej, edhe pse nuk jam përkthyes: <strong><em>Faktorët që ndikojnë mbi shtrëngimin e kërkesave për kredi nga bizneset janë kreditë me probleme, problemet e veçanta në sektorin ku vepron biznesi dhe situata e përgjithshme ekonomike</em></strong>". Mund të përkthehej edhe më mirë, sigurisht. Gjithsesi, shpresoj t'i vlejë dhe ky shembull.</p>
Add new comment